Nisja e fushatës elektorale pritet që t’i japë edhe ngjyrime dhe muzikë prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Deri më tani kandidatët nuk janë parë me artistë apo këngëtarë në skenë, megjithatë kjo nuk përjashton mundësinë që edhe në këto zgjedhje të kemi mundësi që të shohim koncertet e mbajtura nga artistët shqiptarë Dhe në këtë fushatë zgjedhore, këngëtarët janë më të fituarit, jo thjesht prej kontratave me shuma të konsiderueshme që pritet të nënshkruajnë, por edhe për faktin se do të jenë në qendër të vëmendjes, krah politikanëve.
Aq të shpeshta janë këto skena dhe koncerte artistiko-politike, sa shumë prej tyre nuk i kanë rezistuar tundimit për të qenë edhe pjesë aktive e partive politike. I tillë është rasti i këngëtares Greta Koçi e cila në këtë fushatë elektorale, së bashku me të motrën Eni Koçi pritet të bëhen pjesë e koncerteve dhe prezantimeve të kadidatëve të Partisë Demokratike. Prej kohësh tashmë dy motrat Koçi janë pjesë e strukturave të PD, me Gretën që është edhe kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Po nën siglën e PD pritet të bëhet pjesë edhe një tjetër grua që edhe më herët ka qenë pjesë aktive e selisë blu. Ajo është këngëtarja Çiljeta Xhilaga që jo në pak raste ka shfaqur simpatinë e saj për PD dhe më konkretisht për ish-kryeministrin Sali Berisha. Një tjetër grua që pritet t’i bashkohet fushatës së të djathtëve dhe më konkretisht të mbështesë kandidaten e PD në Durrës Grida Duma është edhe aktorja Olta Gixhari.
Ka qenë kjo e fundit që pak kohë më parë përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur admirimin e saj për Dumën si politikane. Por nuk do të jenë vetëm femrat artiste që do të radhiten krah opozitës në fushatë. Julian Deda dhe Ermal Mamaqi, janë dy emra të njohur të skenës shqiptare, dhe të ditur tashmë për admirimin e tyre për PD. Madje aktori i humorit Julian Deda është tashmë edhe koordinator në PD dhe më konkretisht edhe koordinator i fushatës së kandidatit të kësaj force politike për Tiranën, Halim Kosova. Ndërkohë që edhe Ermal Mamaqi e ka shfaqur publikisht preferencën e tij për të djathtën në angazhimet e tij krah PD. Madje në zgjedhjet vendore të 2007 kur në garë ishte Sokol Olldashi kundër Edi Ramës, këngëtari dhe humoristi i kushtoi një këngë elektorale fushatës së ish-deputetit demokrat. Por lista e këngëtarëve të PD nuk përfundon këtu pasi pjesë e fushatës së PD ashtu si çdo vit pritet të bëhet edhe grupi i njohur kosovar Elita 5. Ata kanë shoqëruar thuajse në të gjitha fushatat e fundit elektorale PD, madje në 2009 krijuan edhe këngën “Shqipëria po ndryshon”.
Por nëse kjo është deri tani lista e artistëve që janë të njohur për afrimitetinn e saj krah PD, nuk mbete mbrapa as mazhoranca. Në fakt nën ngjyrat rozë pritet të bëhen pjesë e fushatës dhe koncerteve të mazhorancës çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Që të dy janë parë shpesh në aktivitetet dhe koncertet e zhvilluara nga ishministri dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Erion Veliaj. Në këtë mënyrë, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, veç faktit që presin fëmijë, do të mund të presin edhe një propozim të mazhorancës për t’u bërë pjesë e fushatës elektorale. Për mazhorancën pritet të këndojnë në aktivitetet e saj edhe dy përfaqësueset e Shqipërisë në Eurovizion Elhaida Dani dhe Rona Nishliu. Të dyja këngëtaret janë shfaqur jo pak herë në koncertet e organizuara nga qeveria duke treguar edhe në raste të caktuara preferencat e tyre për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Po ashtu pjesë e kësaj fushate pritet të bëhet edhe violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari. Edhe ky i fundit gjithnjë ka shprehur mbështetjen e tij për mazhorancën dhe figurat e saj politike dhe anasjelltas. Natyrshëm nuk mund të mungonte në këtë listë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e bija e deputetit të PS Koço Kokëdhima. Edhe herë të tjera Besa ka treguar mbështetjen e saj për të majtën, qoftë për hir të babait të saj qoftë edhe për shkak të bindjeve të tyre. Por krahas këtyre emrave që janë të ditur për pozicionimet e tyre në politikë, ekziston edhe një numër i madh këngëtarësh dhe artistësh që nuk dihet se në cilën skenë do të këndojnë, majtas ose djathtas. Mes tyre janë edhe “çifti” Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi. Ata në fushatën e fundit kanë qenë pjesë e koncerteve dhe mitingjeve të PD-së. Por nuk përjashtohet mundësia që për shkak të daljeve të tyre të fundit, të mund të kemi edhe një pozicionim të tyre majtas në fushatë.
Në të njëjtën situatë është edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila po ashtu është pozicionuar krah ishkryeministrit Berisha në fushatën e fundit. Por “era e ndryshimeve” mund të ketët prekur edhe këngëtaren Malaj që këtë radhë mund të bëhet pjesë e fushatës së Veliajt. Edhe ylli i muzikës shqiptare Bleona Qereti ndodhet në udhëkryq. Ajo e ka deklaruar më herët se ka një simpati të veçantë për ishKryeministrin Sali Berisha. Por megjithatë angazhimet e shumta të saj brenda dhe jashtë vendit, si dhe dëshira për të qenë gjithnjë në qendër të mediave ndërkombëtare, mund ta bëjnë Bleonën që të dyshojë nëse do të bëhet ose jo pjesë e fushatës elektorale.
Artistët pjesë e fushatës së PD: Ermal Mamaqi, Çiljeta Xhilaga, Greta Koçi, Eni Koçi, Olta Gixhari, Julian Deda, Elita 5
Artistët pjesë e fushatës së PS: Besa Kokëdhima, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Olen Cesari Elhaida Dani, Rona Nishliu Artistët në pikëpyetje: Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Soni Malaj, Bleona Qereti.

Pastaj qahen pse ky vend shkon me byt,,,, po ja nga keto budalliqe,,,,,, mentalitet dhe politik shqiptaresh,,,,
o saleh ram berisha merr edhe mark uk me lahute+cifteli o funderrine serbije..
.
.JANE PARATE TONA O NJEREZ QE NA I VJEDHIN PARA SYVE.
popull shterngo rrypin dhe hap veshet!
Çiljeta eshte kjo qe po gajaset me Sali mashtruesin !…
Te gjithe ata qe nuk jane artiste, por jane “kengetare” te ikin me vrap te perqafojne monstren gojehapur, qe rri nate e dite duke share, te perqafojne korrupsionistin me te madh qe ky vend ka pare,te perqafojne Sal-uk,ari-shpellarin me shpirtin e zi nen kemishen e bardhe,karraduzen qe sundoi duke shpifur, duke vjedhur e duke vrare,sepse “lolot”, si tani edhe me pare, pa e kuptuar paranojen e tyre te marre, pelqejne te perdoren nga maskarenjte sundimtare.
Ja ku shkojne paret ,hiqen hallexhinjte nga skema endihmes ekonomike,hiqen te semuret nga kempet ,dhe leket perfundojne ke keta gastoret e oborrit.Te gjithe derrat nje turi kane si majtas djathtas turp.
Thanas. Shterngo Rrrrrrripin. Nje film i vjeter i miqve tane me te mire ( Greket ). Po realizohet perseri nga Kinostudio e re rilindase me emer ” Mashtruesi Ilir Monika Meta dhe i inocentit Edvin Kerstaq Linda, Delina, Cuci, Rudina, Matilda, Rama “. Do te paraqitet ne Kane ne vitin qe vjen. Ka mundesi qe aktoret kryesore te jene Madama Fyfy Mrika vata, Antikomunisti i terbuar Sylejman Ditmir Bushati, Shkerdhim Iljaz cani, Shkerdhim Idrizi, ky Subashi mendjeholle i Fierit.etj, etj. Nga keto palacot e muzikes popullore shqiptare pritet vetem vendimi i i regjizorit te madh Termet Gramoz Ruci. Buxheti eshte paracaktuar. E ka vulosur shefi i kabinetit te Shokut Shkerdhim cani ( Spiro Brumbulli qe ne gjimnaz ka mesuar gjuhen shqipe.).
Dhe me e bukura eshte qe ky greku Brumbulli eshte kushereri i pare i grupit jashtetokesor ” Beatless ” qe ne ne shqip do te thote brumbujt. Pra ketu nuk behet fjale per nje brumbull si puna e ketij plehres se Ministrise se Financave por per disa. Do te jemi gjalle dhe do te shohim se kush do te fitojne ” Brumbullaret ” apo ” Rrolling Stones “.
VOTEN DUHET TJA JAPIN TE PAVARUREVE.
JO SE DO TE FITOJNE, POR DO TI INKURAJOJME NJEREZIT E DREJTE TE KETIJ VENDI TI FUTEN POLITIKES.
AKTUALISHT NUK FUTEN PASI POPULLI SHQIPETAR VOTON SI USHTRI E JO SI CIVIL.
ESHTE RASTI TE TREGOHEMI TE ZGJUAR.
Zaho,, fut dhe salen ke grupi se i ngelet qejfi,, se pleqeria esht si femija, i ngelet qejfi shpejt,,,