WikiLeaks: BE, plan për të sulmuar barkat me refugjatë në Mesdhe

redaktor

Dokumente sekrete të filtruara nga WikiLeaks zbulojnë se Bashkimi Europian ka në plan të realizojë ndërhyrje ushtarake kundër barkave që transportojnë refugjatë që vijnë nga veriu i Afrikës.

Sipas WikiLeaks plani është miratuar nga Komiteti Ushtarak i Bashkimit Europian më 18 maj dhe në të detajohen operacionet ushtarake kundër rrjeteve dhe infrastrukturës së transportit të emigrantëve nga territori i Libisë, për të bërë të mundur që ato të mos arrijnë në Europë.

Plani rekomandon përdorimin e aftësive “të vigjilencës, inteligjencës dhe informacionit” të shteteve anëtarë të BE-së dhe partnerëve të saj dhe nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër luftëtarëve të organizatës xhihadiste Shteti Islamik në Libi.

WikiLeaks thekson se këto dokumente janë larg strategjisë së mëparshme të Bashkimit Europian dhe që organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se kjo politikë e re vë në rrezik jetën e emigrantëve dhe refugjatëve që përpiqen të shkojnë në brigjet evropiane.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se blloku rrezikon të marrë kritika të ashpra nëse viktimat njerëzore i atribuohen veprimit, apo mos veprimit të BE-së. Në fund dokumentet e filtruara pranojnë “nevojën për të studiuar me kujdes rëndësinë e aktivitetit ushtarak”, veçanërisht në ujërat territoriale dhe brigjet libiane, “për të evituar destabilizmin e procesit politik.

Rreth 1750 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe që prej fillimit të vitit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për emigrimin.

Vetëm prillin e shkuar rreth 700 refugjatë që udhëtonin në një barkë u mbytën në kanalin e Sicilisë në përpjekje për të kaluar nga Libia në Itali. Madhësia e tragjedisë dhe reagimi i komuniteti ndërkombëtar nxiti Këshillin Europian që të përpunojë një plan për shpërndarjen e refugjatëve mes shteteve anëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *