Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 14070 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 235 persona, ku secili prej tyre siguron 1565 lekë nga kompania e Telebingos.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në shorteun e ditës së djeshme Telebingo Shqiptare ka dhuruar emocione të shumta për dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave në lojën telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur nga shorti i goglave, ndërmjet të cilëve edhe fituesi i bingos së madhe milionere.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me surpriza të shumta përgjatë gjithë lojës telefonike. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Drita Latifin në kryeqytet. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Pezho 107”, me përzgjedhjen e tre zarfeve të preferuara Drita i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh. Loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka vijuar të qëndrojë sërish në kryeqytet, duke përzgjedhur si fitues të radhës Abedinin.
Me zarfet e mbajtura në fund të lojës Abedini ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend plot, 60,000 lekë.
Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Fati i ka buzëqeshur më së miri Mbaresës, e cila me hapjen e tre zarfeve më të preferuara është shpallur fituese e 70,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës e ka zhvendosur lojën telefonike më tej në qytetin e Fierit, ku Kozmai ka vijuar betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfeve duke fituar shumën prej 20,000 lekësh, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
E fundit që ka tentuar të gjejë se ku fshihej makina ishte Melihaja në Shijak. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, Melihaja ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend plot 30,000 lekë, si dhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos nëpërmjet shortit të goglave për çmimin e madh të javës që ka arritur në vlerën e 1,229,050 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka shpallur fitues të këtij çmimi një familje në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 14070 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 235 persona, ku secili prej tyre siguron 1565 lekë nga kompania e Telebingos.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Pas shortit Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të çmimit tradicional të javës, në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.


SHYQYR QE NUK THONI, KAQ LEK I RI KAQ LEK I VJETER. KA 50 VJET QE OSHT NDRRU LEKU DHE PO I NJEJTI AVAZ. DERI TE PUSHTETARET. PPHHUUUUU!!!