Kryeministri Rama i mëshoi shumë sot modelit gjermano-francez,…..dhe me të drejtë. Shumë varreza ushtarësh në Francë, Belgjikë, Gjermani janë dëshmitare të armiqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës.
Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar në marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963, e njohur tashmë si Marrëveshja Elysée dhe e vulosur nga Kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle (ky i fundit i burgosur nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore).
Bashkëpunimi unik mes Gjermanisë dhe Francës mund të jetë vërtet model për vende të tjera që ende nuk i kanë zgjidhur konfliktet mes tyre.
Kjo vlen sw pari mes serbëve dhe kosovarëve, por edhe mes boshnjakëve dhe serbëve, maqedonasve dhe grekëve, turqve dhe qipriotëve. Sepse sot e ardhmja e përbashkët e këtij rajoni është Evropa.
*Autorja është gazetare e Deutsche Welle.

Fjalimi i Rames ne konferencen e shtypit me kryeministrin serb ishte nje fjalim briliant. Falemnderit z.Rama. lideri i vertete i ketij vendi.
Mire e ka kjo gazetarja dhe vete zoti Rama, por nuk ka shume ngjashmeri ajo cka ndodhi midis Frances dhe Gjermanise dhe midis Serbise e Shqiptareve.
Shqiptaret u vrane per shekuj, gjaku eshte derdhur lume dhe pa nderprerje, i shkombtarizuan dhe i larguan me force nga trojet e tyre duke tjetersuar teritoret shqipfolese.
Francezet dhe Gjermanet pas cdo lufte nenshkruanin traktatin e kapitullimit pas cdo lufte dhe sejcili ne shtepine e tij, ndersa Serbet nuk largohen nga shtetite e shqiptareve.
po cte bejme o Zoro te hapim lufte .
me mire vritesh me pambuk se gure nje fjale e popullit
ne kemi lufte brenda, ne veri me qindra familje te ngujuara qe eshte nje tmer pa shkolle e pa pune .ne jug prifti grek ben gam gam .
eshte mencuri qe te zgjedhesh rrugen e paqes.
BRAVO EDI RAMA
PO FLET HAPUR
saliu e furnizoi me nafte, i bente takimet me faslic e arkam miloshevic .
na lini te jetojme ne paqe per femijet tane. eshte komshi ne shtet e jo ne lagje qe po nuk te pelqeu shet shtepinee iken .
Edhe keshtu edhe ashtu.
I ke vendosur pikat mbi (i). Njera zit duan PAQE. Politikanet hajdute LUFTE.
Ky eshte PROBLEMI qe kerkon ekuacion te perbashket, nisur ne gene, histori, prosperitet.
Me sa di une, De Goli nuk ka qene i burgosur nga gjermanet por arriti te shkoje ne Londer dhe prej andej ka drejtuar nje pjese te forcave te ushtrise franceze. Nje rol te rendesishem ne kete lufte kane luajtur edhe forcat partizane pasi dihet se ushtria e Vishise u dorezua shpejt para hordhise hitleriane. Mendoj se nuk ka shume lidhje midis historise franko-gjermane dhe kesaj shqiptaro-serbe. Boshti- franko-gjerman leviz gjithe BE, kurse ne ……