Dhunon barbarisht 88-vjeçaren, i la pulat t’i hyjnë në oborr

anazapta

Një 41-vjeçar në fshatin Shkallnuer në Durrës ka dhunuar barbarisht fqinjën e tij 88-vjeçare dhe djalin e saj 61-vjeçar për pulat që i kishin hyrë në oborr. Indrit Sulmina është konfliktuar fillimisht me fqinjin Pëllumb Petalli, duke u gjuajtur me gurë dhe hunj. Nëna e këtij të fundit ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por është bërë edhe vetë pre e dhunës së 41-vjeçarit Sulmina. Ajo është goditur me gurë dhe hunj në trup e kokë, duke marrë plagë të shumta. E moshuara është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *