Federata Shqiptare e Rafting zhvillon kampionatin e të rinjve

redaktor

Të edukojmë të rinjtë për një jetë të shëndetshme nëpërmjet sportit”. Nën këtë moto Federata Shqiptare e Rafting ka organizuar një kampionat mes të rinjëve.

Nxënësit e shkollave të rrethit të Beratit janë vënë në garë mes tyre, ndërkohë që pjesë e garës janë bërë jo vetëm Rafting, por dhe ecja përgjatë lumit.

Garat e rafting që vunë skuadrat e të rinjve përballë njëri tjetrit ishin ato ‘’kokë më kokë’’ (Head to Head) në 600 metërsh.

16 skuadra djemsh 6+1, sipas shortit u vunë katërshe në vijën e nisjes tek “Ura e Varur” e Beratit dhe rremuan fort lopatat deri te ‘’Ura e Goricës’’ për të nxituar drejt pikës së mbërritjes.

3 Skuadrat fituese të djemve “Sinja”, “Babë Dudë Karbunara” dhe “Starova” arritën në finale ku “Starova” shënon një rekord garimi të 600 metërshit prej 4 min e 40 sec, duke lënë pas “Babë Dudë Karbunarën’’ dhe “Sinjën”.

Surprizë ë këtij kampionati ishtë garimi mes skuadrave të vajzave, ku sërish “Starova” kalon në avantazh me shkëputje të dukshme dukë lënë pas “Sinjën” dhe “Lapardhanë”.

Zbritja në lumë dhe gara u zhvillua nga “Starova” vetëm për 4 min dhe 51 sec.

Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe kupave të 3 vrndeve të para, presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara duke falënderuar gjithë skuadrat pjesëmarrëse tha se:

Rafting bashkon grupe njerëzish me prejardhje të ndryshme,pa njohur dallime, të cilët luajnë të gjithë për të patur një arritje të përbashkët. Rafting të mëson disa nga vlerat themelore, më të rëndësishme njerëzore : përkushtimi, këmbëngulja, vullneti në punë dhe puna në grup. Rafting gjithashtu na mëson  si të merremi me suksesin tonë dhe si të përballemi me dështimet tona. Pra,ndoshta lavdia më e madhe e rafting është se na mëson aq shumë rreth jetës vetë.”

Dy skuadrat e vendit të parë fituan një udhëtim turistik rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar.

2

3 4 5 6 7

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *