Berisha sulmon kryevëzhguesen Glover: Është zëdhënëse e Ramës

Bledar Lumani

Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryetaren e misionit të ODHIR, Audry Glover.

Berisha thotë se ajo është zëdhënëse e Ramës.

“Këto ditë prita në një takim kongresmenin amerikan z. Robert Aderholt, ish kongresmenin Bob McEëen dhe zotin Sten Holms.

E njoha mikun amerikan me faktin se kryetarja aktuale e Misionit të ODHIR-it ka një histori të dokumentuar shumë fatkeqe të njëanëshme me vëzhgimin e zgjedhjeve të Shqipërisë.

Në vitin 1996 ajo drejtoi misionin e ODHIR-it dhe firmosi një raport prej 36 faqesh, në të cilin nuk citohej qoftë dhe një fakt i vetëm për shkelje gjatë zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor, madje nuk përmendej në asnjë fjali të vetme bojkoti i zgjedhjeve ditën e votimit nga opozita e asaj kohe si një akt që kurrë një raport objektiv s’mund t’a shmangte.

Në vitin 2009 ajo erdhi përsëri në krye të misionit të ODHIR-it. E pranova atë vetëm sepse Edi Rama, po ta refuzonte, do të bojkotonte zgjedhjet, por ajo, që në periudhën parazgjedhore u shndërrua në një zëdhënëse të Edi Ramës, shpifjeve dhe trillimeve të tij. Ajo kishte nisur në ODHIR- qëndër si të mirëfillta të gjitha shpifjet dhe trillimet e PS-së, të cilat një delegacion parlamentar i OSBE-së erdhi dhe i gjeti komplet të pavërteta. Pasi zgjedhjet u zhvilluan normalisht, megjithëkëtë ajo, pavarësisht deklaratës së parazgjedhjeve, hartoi pas dy muajsh një raport tërësisht tendencioz përsëri pa asnjë fakt dhe të pavërtetë, raport të cilin u detyrua t’a terheqë pasi delegacioni parlamentar i OSBE-së i bëri të qartë se do të shkruanin një raport tjetër ku ndër të tjera do të denonconin edhe qëndrimet e saj. Qëndrimet e saj u demaskuan publikisht në takimin në Athinë të OSBE-së nga kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Kështu që, ardhja e saj si aleate e mike e ngushtë e kahershme e Partise Socialiste ngjall te shqiptarët, së paku tek populli opozitar, mosbesim të madh në objektivitetin në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri prej saj, duke patur parasysh qëndrimet e saj të shkuara të zgjedhjeve në Shqipëri”, shprehet Berisha.

Share This Article
11 Comments
  • terori serbe eshte shume i fuqisheme dhe ka perkrahje te super fuqishme nga amerikanet dhe natyrishte shqiptaret kane qene dhe do mbeten sklevere e rajonit

  • Te huajve as nuk i behet vone per Shqiperine thjesht u intereson polika e jashtme te jete perpos interesave te tyre.

  • Glover as qe intereson qe gjerat po shkojne keq e me keq ne Shqiperi thjesht shikon perfitimet qe ka nga partia socialiste!

  • Eshte per te ardhur keq qe ne kete vend gjithmon do perpiqen te bejne hile dhe te huajt qe vijne do korruptohen ose do jene te njeanshme!

  • Vereni me vemendje kete plakun e rrjedhur por edhe kriminel i kahershem. Ky thote se i thashe keshtu e ashtu disa kongresmeneve amerikane qe ne Amerike as i njeh dhe as i pyet kush. Nder te tjera, ky banditi i Shqiperise thote se iu paska thene kongresmeneve amerikane se Zonja Glover kishte bere nje raport te padrejte per zgjedhjet e vitit 2009 ne Shqiperi ku e nxirrte pushtetin e Sali berishes si manipulues votimesh. Bo-bo cfare paditjeje. A thua e dine keta kongresmenet amerikane se ambasadori i tyre ne Shqiperi, z, Withers, ne kabllogramet qe i drejtonte Departamentit teShtetit te SHBA-se ne ate kohe i thoshte ( te bera publike nga wikileaks ) se ” Ka prova te qarta te manipulimeve nga ana e pushtetit dhe kryeministri aktual eshte koka e trukimit te zgjedhjeve…”. Ky plak maskara meriton te dergohet ne te sembes nje here e mire pasi, jo vetem ska lene gje pa bere por edhe na hiqet si avokat i moralit dhe i te drejtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *