KAMORRA NË TIRANË

Bledar Lumani

Njoftimet e para nga vendngjarja e bënë gati-gati personazh rastësor, një italian që ishte gjendur mes plumbave të një ngjarjeje komplekse atentat-kundërpërgjigje, e cila gjithsesi u zhvillua në fare pak minuta. Ajo që po ashtu, nga të dhënat fillestare u përkufizua si “mafia e kromit”, rezultoi se zgjatimit kryesor të hakmarrjes e kishte në Holandë, ku një muaj e gjysmë me parë ishte vrarë vëllai i atentatorit. Dhe po kaq shpejt, doli se napolitani Salvatore Letizia nuk ishte ndonjë student a punonjës italian që kishte zgjedhur për kollajllëk dhe rehati Shqipërinë, por një i dërguar i një klani të Kamorrës.

Përgjithësisht krimi i organizuar ose jo aq i organizuar shqiptar, i ka zgjidhur hesapet mes vedi. Në rastin konkret, hetimet janë ato që do ta thonë të tyren për zbardhjen e një atentati “të shkuar keq”, por prania e një kamorristi në Tiranë dhe vrasja e Holandës ku në prillin që kaloi u ekzekutua vëllai i atentatorit Sulku, edhe ky i vrarë në ngjarjen e para dy ditëve, zor e përmbyll kornizën në një hakmarrje tipike shqiptare. Përkundrazi.

Mund të quhet ters përkimi me vizitën e kryeministrit serb Vuçiç në Tiranë, por në fakt ishte fat, që përqëndrimi i një trupe të ngjeshur policore në kryeqytet solli kapjen e shpejtë të atyre që mbetën gjallë. Në të kundërt, ndoshta sot do flisnim për të larguar në drejtim të paditur. Një fat i trishtë, në fakt, që hedh dritë mbi një të vërtetë të hidhur: Që ndërsa tentojmë të integrohemi në Europë, krimi është integruar dhe organizuar shumë më herët. Duke u bërë prej shumë vitesh tashmë, pjesë e rrjeteve të sofistikuara ose më pak të tilla në Itali, Zvicër, Holandë, Gjermani, Angli e gjetkë. Dhe ky krim ka përballë një shtet të dobët, megjithë përpjekjet e deritanishme të strukturave të tij, megjithë iniciativat për dekriminalizim të politikës.

Nuk mund të mos vijnë në mendje përcaktimet e eruditit Moikom Zeqo, që pikërisht për betejën politike mbi dekriminalizimin, do ta nënvizonte në DITA një muaj e pak më parë, si një proces tejet të ndërlikuar dhe jashtëzakonisht i vështirë. “Vështirësia qëndron në faktin se një pjesë e politikanëve kryesorë në këtë vend janë pasuruar në mënyrë të marrëzishme”, thotë Zeqo, “por mendoj se ne kemi zgjedhur modelin politik të gabuar, modelin politik të Italisë ku shteti asnjëherë nuk e ka mundur mafien. Italia ka një magjistraturë të njohur. Ka gjykatës dhe hetues dhe prokurorë të famshëm që janë edhe sakrifikuar. Por një pjesë e mafies është futur në politikë, pjesëtarë të mafies ka edhe si eurodeputetë. Ne duhet të kishim zgjedhur modelin politik të Amerikës ose të Gjermanisë ku shteti është gjithmonë mbi mafien, e shtyp mafien”.

Parimisht Moikomi ka të drejtë. Mbase me një saktësim. Nuk e dimë a e zgjodhëm ne modelin apo na zgjodhi ai ne. Ne këto 25 vite nuk është se “vumë gishtin” mbi modelin italian. Ne thjesht vendosëm të ndërtojmë një shtet në funksionin dritëshkurtër të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo marifet. Dhe kur bën këtë zgjedhje, je gati të bësh cilindo lëshim, kompromis, e pastaj krim në funksion të ruajtjes së pushtetit. Dhe vijmë në momentin kur çdo vullnet pozitiv has në një vështirësi gjithnjë e më të madhe. Përfshirë dhe episode si ky i para dy ditëve, kur nuk ka nevojë të shkojmë tek kamorra, sepse vjen ajo në Tiranë.

 

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.
Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku

 

Kapo i klanit mafioz

Kur kanë kaluar 24 orë nga beteja e përgjakshme me armë në “Bulevardin Zogu i Parë” me 3 të vrarë dhe 3 të arrestuar, zbardhen detaje të tjera nga hetimi rreth ngjarjes, motiveve dhe të kaluarës mes palëve.

Italiani i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, i cili u përplas me makinë nga nipi i të vrarit Mentor Lufi (Doçi), nuk është thjesht një vrasës me pagesë.

Ai identifikohet si kapo i klanit mafioz të Kamorrës në Itali, i quajtur Letizia-Piccolo.

Ky grupim vepron në zonën e Kazertës në Napoli dhe që ka pasur rivalitet të përgjakshëm për zotërimin e zonave të trafikut të drogës, prostitucionit apo veprimtarive të paligjshme.  Salvatore Letizia, 33 vjeç, rezulton edhe si person me precedentë të mëparshëm penalë, disa herë i arrestuar dhe një herë i plagosur.

Policia dyshon se italiani i është bashkuar Besnik Sulkut në këtë atentat, pas ndonjë njohje të mëparshme në aktivitetin e trafiqeve që kryenin, ose ndonjë marrëveshjeje që kanë bërë së fundmi që pasi të kryenin këtë punë dhe të merrte gjakun e të vëllait, Sulku ta ndihmonte në linjën Itali-Holandë.

Fakti se Letizia ka pasur fotografinë e Lufit në xhep, për hetuesit nuk do të thotë se ai është një vrasës me pagesë, por thjesht të identifikonte shënjestrën që do qëllonte.

Ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

krimi i trefishte

Në një shkrim të botuar nga media italiane “Casertasette.com” në muajin janar 2007, kur policia arrestoi Letizian, në atë kohë vetëm 25 vjeç, shkruhej se ai drejtonte klanin mafioz në zonën e Marcianises, ku edhe ka vendbanimin.

Letizia u arrestua nga agjentët e Casertas në një operacion të befasishëm pranë zonës industriale më 23 janar 2007. Ai mbante të veshur një jelek antiplumb dhe iu kap një armë pistoletë, të cilës i ishin fshirë numrat e serive.

Salvatore Letizia
Salvatore Letizia

Policia dyshonte se ai po përgatiste një atentat për të sulmuar klanin rival të tij për rivalitet të kontrollit të territoreve, por u parandalua pas sinjaleve që morën karabinierët.

Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Giovani Timbone, 34 vjeç.

“Letizia është kapo i klanit Letizia-Piccolo në Marcianise dhe ka një rivalitet e konflikte me klanin tjetër mafioz Belforte, po në këtë zonë, për të dominuar territorin”, shkruanin mediat pas arrestimit të 33-vjeçarit.

Ndërsa Letizia rezulton se është plagosur edhe në vitin 2001, gjatë një atentati ku u vra miku i tij Ferdinando Latino.

Të dyja grupet në konflikt janë klane të KamorraS që vepron në Napoli. Mes klaneve Piccola-Letizia dhe Belforte ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur ndër vite, përveçse të arrestuar nga policia italiane.

 

Pse e ndihmoi Sulkun

Hetimet e kryera deri tani nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka marrë dosjen për kompetencë pasi bëhet fjalë për një luftë bandash kriminale për shkak të trafiqeve, tregojnë se italiani Salvatore Letizia është i përfshirë direkt në atentat.

Besnik Sulku
Besnik Sulku

Ai është thirrur nga Besnik Sulku, me qëllim që ta ndihmonte në marrjen e gjakut për të vëllanë, Durim Sulku, i vrarë më 6 prill në Holandë.

Shqiptari mund t’ia ketë kërkuar si nder Letizias, për ta ndihmuar më pas në aktivitetin e trafikut në linjën Itali-Holandë, që do i sillte përfitime më të mëdha.

Ndoshta edhe për të “kapur” një segment të linjës Itali-Shqipëri dhe zgjeruar këtë aktivitet.

Durim Sulku, i vrarë në Holandë, sipas mediave të këtij vendi dyshohet se ishte i përfshirë në trafik të narkotikëve dhe krimi ndodhi po për këto hesape.

Për të mos humbur këtë linjë të fortë trafiku, duket se grupi italo-shqiptar ka ndërmarrë edhe atentatin e të mërkurës, megjithë riskun e një dështimi pasi Tirana ishte e blinduar me policë.

Italiani ka qenë i pajisur me një pistoletë tip “Glock”, që u sekuestrua si provë materiale, ndërsa është gjetur i plagosur dhe i fshehur pas një hoteli afër vendngjarjes, duke u përpjekur të fshinte provat.

Policia tha se ai ishte plagosur me makinë nga Markeljan Doçi, nipi i Mentorit që u vra, pasi e pa teksa qëllonte me armë mbi xhaxhanë e tij.

Ndërsa nipi hakmerrej ndaj Besnik Sulkut, Letizia përfitoi për të ikur me vrap, edhe pse i plagosur.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti në xhep edhe fotografinë e viktimës Mentor Lufi. Napoletani nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke mohuar përfshirjen në atentatin e Tiranës dhe bashkëpunon shumë pak me hetuesit.

Por prokuroria shqiptare tha se provat janë të mjaftueshme për ta gozhduar napolitanin.

 

Erdhi në Tiranë 8 orë para atentatit

Salvatore Letizia ka mbërritur në Tiranë vetëm 8 orë para se të kryhej atentati i mbrëmjes së mërkurë para maternitetit, përballë Fakultetit të Shkencave.

Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton ngjarjen ka zbuluar se ai ka hyrë nga Rinasi rreth orës 13:15 të pasdites, pasi ka fluturuar me një nga linjat ajrore Romë-Tiranë. Pas kontrollit në aeroport ka kaluar pa probleme, edhe pse ishte një person me precedentë të kaluar penalë.

Më tej ka kontaktuar Besnik Sulkun dhe kanë bërë planin e atentatit, megjithëse Tirana gëlonte nga 1500 efektivë policie që ishin në gatishmëri për shkak të vizitës së kryeministrit Serb në Shqipëri /A.Q

Share This Article
19 Comments
  • Policia duhet te filloje urgjentisht kontrollet ndaj makinave te te forteve, bmw, touareg, x5, x6 & co. Gjithe personat brenda tyre levizin patllake ne brez!

  • MIRESERDHE KAMORRA NE TIRANE

    Per te qene korrekte me emrat italiani “i shoqeruar” quhet SALVATORE LETIZIA, (shqiptohet: Salvatore Leticia ) dhe konsiderohet aktualisht si Kapo i klanit kamorrist Piccolo-Letizia ne Marcianise (marçianize) ne lufte me klanin e Belforte, per kontrollin e aktiviteteve kriminale ne provincen e Napolit.

    Ne diten e shen Valentinit (14 shkurt) te 2001-shit eshte plagosur ne kembe gjate nje ekzekutimi me kallashnikov te nje mikut te tij (Ferdinando Latino) i masakruar ne pragun e shtepise ne Marcianise.

    Me 23 janar te 2007-tes eshte arrestuar ne zonen industriale te Marcianise-s per armembajtje pa leje, pasi u kap me nje pistolete me numurat e serise te fshira.

    Ja njoftimi i policise italiane:

    “MARCIANISE: CARABINIERI S. MARIA C.V. ESEGUONO ARRESTI CLAN PICCOLO
    Data: Domenica, 11 febbraio @ 09:43:16 CET
    Argomento: Cronaca
    I carabinieri della compagnia di Santa Maria Capua Vetere (Caserta), agli ordini del capitano Carmine Rosciano, hanno notificato ieri due ordinanze di custodia cautelare in carcere emesse dall’ufficio Gip di Napoli, su richiesta della Direzione Distrettuale Antimafia, nei confronti di Salvatore Letizia, di 25 anni, e Giovanni Timbone, 34 anni, entrambi pluripregiudicati ritenuti affiliati all’organizzazione camorristica dei Piccolo di Marcianise. I due sono accusati di porto e detenzione illegale di arma da fuoco clandestina, con l’aggravante di aver agito al fine di agevolare le attività del clan. In particolare, Salvatore Letizia è ritenuto l’ attuale reggente del clan Piccolo-Letizia, in lotta nell’area di Marcianise e nei comuni limitrofi con l’organizzazione camorristica dei Belforte per il predominio delle attività illecite. Letizia e Timbone erano stati arrestati in flagranza dai carabinieri del Nucleo Radiomobile di Santa Maria Capua Vetere lo scorso 23 gennaio nella zona industriale di Marcianise, perché avevano cercato di disfarsi di una pistola con matricola abrasa e colpo in canna. Al momento dell’arresto Letizia indossava un giubbotto antiproiettile. I provvedimenti sono stati notificati dai carabinieri nel carcere di Santa Maria Capua Vetere. (11 febbraio 2007-09:42)”

    Cilet gjyqtare, apo prokurore, apo politikane, apo police, perfshire vete gangsteri Tahiri, do ti dalin ne mbrojtje ketij krimineli te pertej detit Adriatik ?

    Cilat jane interesat kriminale te tij ne Shqiperi ?

    • PO ORE PLESHT LEXUES

      Ke degjuar qe ne hotelet e gjithe botes, policia ne darke merr listen e klienteve, pikerisht per te parandaluar ndonje presence te dyshimte ne vend ndodhjen e hotelit ?
      Eksponenti I kamorres Letizia, I sternjohur nga Antimafia Italiane, kishte plot 48 ore qe kishte shkelur ne Shqiperi dhe gangster Tahiri mund dhe duhej te kishte parandaluar kete masaker ne mes te Tiranes, ku mund te jene plagosur edhe njerez te pa fajshem.

      Arin rradakja boshe te kuptoje sadopak kete indiferentizem te qellimte te mikushit tend Tahiri?

    • KY PROTOSUMA..!
      ERUDIT E I ZGJUAR SA NUK KA SHOK,!
      Per cdo darke duhet te beje liste prezencen ministri e te dije qe me pare se kush eshte kamorrist ,mafioz etj ,,!Kjo qenka detyra e tij ,,,!Nuk pershendet e inkurajon qe u kap shpejt ,por na shet teori konspirative ,na ben platforma te imponuara se si e pse,,!!!!!! PER HERE MBETI MAJMUN..

    • PO MOR ÇUN TEPELENE

      siç e gjeta une kush eshte Letizia, me nje te rene te tastieres, edhe ti ne vend te perdorimit te kohes per te cilen paguhesh, mos humb ne numurimin e gureve te shtrenjte ne unazen e blere me para korrupsioni (te kujtohet ajo videoja e 700 mije eurove ?) nga koke madhja, mikesha e Bamit, atij vrasesit me pagese te deputeteve qe “llapin shume” !

      Ti dhe krimbat miq tuaj, po beni ligje per tu mbrojtur tere jeten, ashtu siç beri Hitleri, e Musolini, e Franco e tere kriminelet e historise njerezore, po atij ligjit te ndeshkimit final popullor nuk i shpetuan as ata e as do ti shpetoni ju zvarranike muhamtgjolleshare qe bajgave u thoni bakllava, e tespixhes mami Lu… !

  • Sipas jush zoti Toni , askush nuk duhet te blej bmw as Tuareg , nejse edhe ti shqipare je , dhe ti ke dhene kontribut per shqiperine qe eshte sot , se skemi cbejm keto jemi

    • Nuk thote qe te mos blihen, por te kontrollohen me shpesh, pasi jane keta qe vrasin, vriten e priten dhe sa me shpesh te ndodhin mire eshte , pasi pastrohet qyteti nga pleherat, pasi te gjithe jane me lokale e makina te mira.Kemi nje jete ne kurbet e mezi kemi nje kasolle, kuse keta 25 _30vjec me te tera, kur e kane fillu punen qe ne bark te nenes, a si qe kur doli hashashi.

  • ANALIZE : Atentati ka profil politik. Pasi ne te njejten ore ishte konferenca mes Vuçiç – Rama. Eshte i njejti tip si ai i Kumanoves. Pamvarsisht se ketu jane perfshi njerez te botes se krimit. Italiani eshte ai qe ka ba te mundur kombinimin mes dy ngjarjeve. Italiani ka shfrytzu konfliktet e vjetra per ti dhene pamje se eshte larje hesapesh, por kjo eshte bere per ti demtuar imazhin e Shqiperise si dhe per te ndezur shkendijen e policise dhe forcave te sigurise per destabilizim te qytetit dhe anullimin e takimeve politike e ekonomike.
    Nuk perjashtohet mundesia qe kjo eshte ba per te ba per te humbur ekuilibrin policija dhe zhvendosur forcat per ti dhane mundesi nje atentati tjeter ne zonen e nxehte ku ishin perfaqsuesit e larte politike.
    Duhet te jete pjese e nje plani me te gjere. Leticioja din shume, por nje dru i mire e ban me llape shpejt e shpejt.

  • Epyes zotrin Tahiri qka ka dallim ky kriminel Italian nga ata te ISIS,vine ne shqipri kryqalit edhe vrasin shiptaret me pages ne qender te Tiranes ,ka mundur te ket edhe viktima te pafashem kalimtare te rastit ,sote ne shqipri kure te dele nje antare i familjes nga shtepie mundet te kthehet i vdekur per mose veprimin e ministrit Tahiri edhe banda e ti.

  • Sic duket ju ka dhembur kapja e atij mafjozit dhe doni ta largoni nga vetja juaj.. Koha do tregoj se kujt i perket ai mafioz i klanit te saliu udb-se apo te te tjerve.Ttahiri nje bravo e forte qe per 5 minuta i kapi dhe ja dorezon drejtesise se qelbur qe me urdhrat e Sali Udbashit i nxjerr jashte perseri.

  • ,,Festim,,po qfare bravo per Tahirin po prej qe ka ardhe ne ate pozit Tahiri sa vrasje i kini pature ne shqipri sa bizismenat i keni vra me pages .

  • kete italianin mos valle e thirren per te ngritur zerin se nuk ka rend ,
    as ne diten e vizites te kryeministrit vucic..
    faturojani qeverise e tahirit………por u kap .huq xhume

  • Shume interesant komenti Stef Staku. Jam dakort me komentin tuaj. Shqiptaret nganjehere tregohen shume naive. Tahiti u tregua I shkathet, por duhet ti shkohet deri ne fund hetimit.

  • Vallai o Sume Protopapa qeke gjo e “zgjut”.Ai qe ka vra,ne pidh te nones shkofte,Mgjth ate qe ka shit droge sepse neser prej saj do vdesin te tj.Por Ti ngatarro kohen e malokut ku hyte dosa me gjith gica,e Nuk thu qe prap personi u kap per pes min.

    • TE PELQEN EMRI I KRISHTERE

      po i tille nuk mund te behesh o xhehnemxhi, se ne deren e xhehnemit qe po te theret prej kohesh, te çveshin si ate dite kur dole nga barku i sat’eme, e te prene me thike kasapi zhanglen qe sot nuk mund ta ngjitesh perseri. Do te te hedhin ne furren e Germenjkes, asaj qe kerkoi me forcen e ligjit, te zhvarrose gjithe shqiptaret e ketyre trojeve e te tere koheve e ti djege si shkurrishte Surreli, ne batakun e rimekembur tek livadhi i Kalifit pas kryeministrise.

      Nuk eshte vetem gangsteri Tahiri qe mban pergjegjesi per çdo qytetar inerme te demtuar e rrezikuar nga keta kriminele, sepse ne fund te fundit e dijme mire sa vlere kane gojemutngrenjet qe vuvuzelon para kamerave televizive per marreveshjet e arritura me homologet italiane, pergjegjesi me te rende mban edhe serbo-boshnjaku Visho Ajazi, qe lejon te veprojne si ne dhomat e qejfit te shtepive te tyre keta vrases te semure, per te cilet nje jete njerezore e pafajte vlen me pak se nje kukuridhe himariote e rritur me uje deti, nen hijen e Nerenxave te Kokedhjereve te Vunoit.

  • O ti ta cake trapin O sumce.Sikur ja paske pa mire prerjes,e me beshtyme paske dash me e njit ate cop zhgape,si duket te pelqeka.Kur fol per himariot e vuno,jon te gjith shqiptar.E sa per Vishon,harro se kush e vuni,e ku suma jote sot po flet,se dje ishe majshe cadren me ngjyra.

    • HEDHURINE LAPRAKE

      i bere me mbetjet e operacioneve te kirurgjise ne Spitalin Ushtarak, meso me pare te flasesh gjuhen qe s’eshte e s’ka per te qene deri sa te ngordhesh e jotja. Nuk di se me sa thase te shpuar ke zbritur ne Tirone, nga Gjakova a Prizreni, per tu bere shqiptar me force. Je vetem nje mbeturine, e si i tille po te vjen dita te te shpjerdhim me shqelm bytheve qe te shporresh andej nga ke ardhur. Kjo vlen edhe per tere sojin e sorollopin tend prej qelbanikesh. Besome se shume shpejt do vije edhe ora e ndeshkimit tuaj, per tere poshtersite e krimet qe i keni bere ketij trualli qe ju strehoi kur ishit ne nevoje. Bukeshkaleve kemi ditur gjithnje tu japim pergjigjen e merituar. Pusht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *