Arrestimet në FIFA: Shpartallohet mbretëria dhe sistemi i Sepp Blatter

redaktor

Cilado qofshin konkluzionet e FBI-së, arrestimet e 6 drejtuesve të lartë të Federatës Botërore të Futbollit, i japin fund epokës së Joseph Blatter, që drejton FIFA-n që prej 8 qershorit 1998, kur u zgjodh në Paris, duke mposhtur kandidatin e atëhershëm të Europës, Lennart Johansson. Blatter, 79 vjeç, nga Visp i Zvicrës, u rizgjodh në vitin 2002, 2007 dhe 2011 dhe Fifagate shpërtheu 36 orë përpara Kongresit Botëror të Futbollit që do të duhej të rikonfirmonte presidencën e tij edhe për katër vjet të tjera.

Është e mundur që shumica e delegatëve të 206 federatave ta rizgjedhë, por është sistemi Blatter ai që u shkatërrua gjatë këtyre orëve. Ashtu siç ndodh shpesh për figura të mëdha të historisë, ka gjithmonë një moment kur dëshira për të sfiduar fatin, përfaqëson një hap fatal dhe shënon fundin e një cikli.

Blatter arriti t’i mbijetonte stuhisë së 2002 kur falimentimi i ISL, e mbërthyer nga borxhet, pas marrjes së të drejtës televizive të Botërorit Japoni-Kore, vuri në pikëpyetje edhe zhvillimin e tij. Kongresi i Seulit ishte një betejë pa fund: Blatter i zgjedhur mes polemikave u detyrua të ripaguajë ata që i kishin dhënë votën, me vendime arbitrale të dyshimta, që çuan në eliminimi e Italisë (Arbitri Moreno) dhe Spanjës duke katapultuar Korenë e Jugut në mënyrë të përkryer në vendin e katërt.

Blatter që në një farë mënyre kishte arritur të shpëtonte, duke i dhënë sërish gjysmëfinalet dhe finalet arbitrave europianë (Colina) kishte bërë ndryshimin e statutit. Dhe në vitin 2007 arriti të bënte që Kongresi t’i kërkonte që ai të rizgjidhej dhe ai me lot në sy dhe mes duartrokitjeve, dha një “po” plot krenari. “Faleminderit, pranoj sepse FIFA është jeta ime”.

Por ishte Kupa e Botës 2010, në Afrikën e Jugut, që shënoi kulmin e mbretërimit të Blatter. Kundër të gjithë atyre që pretendonin se kupa në Afrikën e Jugut do të ishte një dështim, ai fitoi betejën e tij me një edicion perfekt nga pikëpamja organizative, aq sa dikush donte t’i ofronte postin e ministrit të Ekonomisë së Afrikës së Jugut.

Ai buzëqeshi dhe qau kur u takua me Mandelën, u shpërndau para të gjitha federatave, para se ai të fillonte, sepse Blatter e ka kthyer FIFA-n në një makinë parash, me një xhiro prej 2 miliardë eurosh në vitin 2014. Aty duhej të njoftonte se nuk do të rikandidohej në 2001, por në fakt detyroi ekzekutivin që të zgjedhin selitë jo vetëm të një botërori ( 2018) por për dy (2018 dhe 2022).

Zgjedhja e 2 dhjetorit 2010 e Rusisë dhe sidomos e Katarit (në verë, sipas dokumenteve zyrtare) lindi dhe partinë e kundërshtarëve të Blatter, që u bë gjithnjë e më e fortë dhe e drejtuar nga kombet që refuzuan kandidaturën e tij: Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Rizgjedhja e 2011 u parapri nga akuzat (për korrupsion) të sfidantit të pasur të Blatter, Mohamed Bin Hamamit nga Katari. Kështu Blatter u prezantua si kandidat i vetëm, duke mbledhur 186 nga 203 vota.

“Një votim me vetëm një kandidat është shumë i ngjashëm me një mandat të fituar me mashtrime”, tha atëherë presidenti i Federatës së Angleze të Futbollit, David Bernstein. Por, pavarësisht zgjedhjes plebishitare, për Blatter jeta po vështirësohej, si një shenjë e imoralitetit të shfrenuar, ku pothuajse çdo gjë është bërë në këmbim të parave dhe favoreve.

Blatter kishte premtuar revolucionin. “Gabuam, por e mësuam mësimin. Personalisht kam marrë kaq shumë shuplaka. Anija mori ujë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’i rijapim stabilitet. Unë jam kapiteni, është përgjegjësia ime të bëj hapat e nevojshëm, por mund ta bëj vetëm me ndihmën tuaj, sepse FIFA jeni ju. Duhen reforma radikale, fakte konkrete dhe jo rregullime të vogla, në mënyrë që FIFA të mos ndodhet kurrë në një situatë të tillë të padenjë.

Shumë nga të këqijat aktuale vijnë nga popullariteti i futbollit dhe në veçanti nga Kupa e Botës. Na takon neve që të reagojmë. Pika e parë: është e drejtë që përzgjedhja e Botërorit të bëhet nga 24 anëtarët e ekzekutivit? Jo, dhe tani e tutje emërimin do të vendoset nga Kongresi, dhe lista e kandidaturave do të paraqitet nga Ekzekutivi.

Së dyti, Komisioni i Etikës duhet të marrë më shumë rëndësi, si një shenjë e tolerancës zero, duke u bërë një komision i pavarur. Përveç kësaj kemi nevojë që një trup të hetojë mbi çdo gjë që është thënë kundër FIFA-s në muajt e fundit: një komitet i përbërë nga personalitete në brendësi të FIFA-s, me mundësinë e ndërmjetësuesve të jashtëm.

Këtu është në lojë përgjegjësia e të gjithëve ne, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Financat janë të shkëlqyera, por duhet të mbrojmë futbollin. Në qoftë se ne punojmë së bashku, FIFA do të rizbulojë unitetin, disiplinën dhe fair play-n”.

Folën dhe dy mbështetësit më të mëdhenj të Blatter. Reformat kanë qenë më sipërfaqësore se sa substanciale. Raporti Garcia për vendimin për zhvillimin e Kupës së Botës në Katar është bërë publik për një të katërtën dhe për tre të katërtat është konfidencial.

Blater u përpoq të devijojë vëmendjen nga çështjet financiare, duke shpërndarë para edhe përpara Kupës së Botës 2014 në Brazil, hodhi idenë e kamerës në fushë në vijën fundore, kultivoi votuesit jo europianë, sepse kontinenti i vjetër i kishte kthyer krahët.

Platini nuk pranoi të rikandidojë, Figo dhe Van Praag preferuan të tërhiqen në mes të majit, për t’i lënë hapësirë princit jordanez Ali, i vetmi sfidant i Blatter në zgjedhjet e 29 majit që tha: “Kjo është një ditë e trishtuar për futbollin. Po dalin detajet e kësaj intrige të madhe, FIFA duhet të rikuperojë transparencën dhe forcën”.

Përgatiti: Ornela Jaupi

Share This Article
15 Comments
    • Sistemi Blatter, por edhe ai Platini, funksionojne keshtu:
      Ti (psh. Agron Duka) do me japesh voten mua (Blatter & Platini), ndersa une te jap te drejtat ekskluzive dhe fonde ty (per Shqiperine). Se c’ben ti me to, eshte puna jote. Vidhi e bej me to c’te duash. Une nuk nderhyj fare ne kete mes. Madje nese qeveria te krijon probleme, une do te te dal ne krah dhe te garantoj se nuk do te te hyje ne kembe asnje gjemb!
      Ky eshte sistemi pervers Blatter & Platini.

    • Keta monstra e kane qelbur futbollin si te vetmin sport popullor Boteror. Ne burg dhe kete Blatterin se dhe ky nuk eshte burre me i mire se ata felliqesirat e tjera qe jane arrestuar.

    • ka Fullane-r edhe shume madje, por habitem qe keta zviceranet qenkan te papare per para. Kemi jo pak raste ku zviceranet na kane demtuar si ne futboll edhe ne histori…

  • edhe me varje po ta denonin , prap nuk do te mbetesha i kenaqur , kaq shume e urrej kete njeri qe mori ne qafe itali , spane e portugali.

  • Me shum se nje monster hajdut plak qe i prishi magjine futbollit dhe besimin e njerezve te thjeshte te kjo loje magjike , duhet te mos ndalen deri ne shpartallimin e plote te sojit tije te lig ne boten e futbollit .

    • Po kur dote shkaterrohet ky antishqiptari dhe kryemafiozi Platini? Kjo eshte pyetje e madhe per ne shqiptaret qe institucionet nderkombetare kombit shqiptar t’ vene dinjitetin e humbur me te padrejte Shqiperise ne perballjen legjendare kunder Serbise.. Nuk presim ne shqiptaret qe ky mashtruesi Edvin Kerstaq Rama qe po ndan tapite si ne kohen e babit te tij Enveruc Hoxha te na vendose krenarine kombetare ne vend. Boll me keto takime pompoze dhe me harxhime miliona dollareshe ne kurriz te taksa paguesve shqiptare. Ky Gandhi i Ballkanit, Rama(, t’a dije mire se cdo gje ka nje fund Me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pafund ( Erich Maria Remark ).

  • Këta janë shëmbulli I Zvicrës dhe vëndeve të tjera në Europë që I predikojnë Shqipërisë luftën anti-korrupsion. Këta janë hajdutë të pa skrupullut, prandaj o Shqiptarë Jo ç’do gjë që fluturon hahet.

  • Po mos te ishte ENVERI o zaho pusi , ne Shqipri sot nuk do te quheshe shqiptar por grek qse serb , ore njeri me logjik majmuni , mos ngatro futbollin me politiken tende bythece te kolaboracistit .

    • O shoku Luli. Si fillim meso shipen meqenese e mbake veten per shqiptar i madh. E dyta une jam poet dhe emrin e vertete e kam Zaho Puci e jo Pusi. Persa i peket atij Enver Bett….t tend nuk kam nevoje te flas une se ka folur nje bote e tere duke e klasifikuar ne tre kriminelet me te medhenj te shekullit te kaluar ( Hitler, Stalin Enver ). E fundit t’e mbash pak gojen kur ofendon te tjeret. Do zoti e te gjej kush je ete tregoj se kush jam une ne te vertete. Me nder teje, me respekt. Dulla Enver

      • Zaho djali,mos u merzit shume me hajvanerine,Hajvani { Luli me shok } e kane fjalen… po mos qe gomari per pelen ,nuk do te dilte
        mushka.Me nje koment te kuptuar.. po mos qe krye qelbesira shqiptare Enver,nuk do te dilte ne krye te ketij populli hajvaneria
        shqiptare. Hajvani Luli e ka ne regull,hajvaneria e ka origjinen tek
        dylberi i gjirokastres.

  • Njerezia duhet te kuptoje qe klani i Platinise eshte 100 here me I rrezikshem se i Blatter.
    Eshte mafia e Platinise we kercenon me “bomba” gjoja kunder Blatter.
    Drejtesia e vertete ka mekanizma ligjore per te triumfuar dhe Jo kercenime me bomba.

  • O popull dhe ti qe shkruan kete artikull, cfare do te thoni sikur Blatter te zgjidhet perseri ne rye te FIFAs, apo qe po krijon nje mbreteri te re, meqe i shkaterruan te vjetren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *