“Të konfiskohen 3.5 mln lekë bono thesari, nga trafiku i droges u investuan në BSH”

Bledar Lumani

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar bllokimin e 3.5 milionë lekë të reja bono thesari të investuara në BSH në emër të Zenepe Cenaj nga Shkodra.

Sipas Prokurorisë, këto lekë janë përfituar nga nga aktivitet i paligjshëm i djalit të saj Ylber Cenaj, i arrestuar në Francë për trafik droge:

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga gjykata konfiskimin e shumës 3.5 milionë lekë të reja, të investuara në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë nga ana e shtetases Zenepe Cenaj, banuese në Shkodër, pasi është provuar se këto para ajo i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i djalit të saj, Ylber Cenaj, i arrestuar në Francë për “trafik lëndësh narkotike”.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për hetim pasuror, pasi informacionit të mbërritur nga autoritetet franceze mbi arrestimin e shtetasit Ylber Cenaj.

Sipas të dhënave nga Franca, ky shtetas, sëbashku me 25 shtetas të tjerë, janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Perige (pranë Bordos), Francë, në të cilin policia franceze ka zbuluar një rrjet që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis, kokainë, etj., në lokalet e natës së zonës:

Sipas autoriteteve franceze, aktiviteti i këtij grupi shtrihet të paktën që prej vitit 2011. Pikërisht, në këtë kohë, shtetasi Ylber Cenaj ka dërguar në Shqipëri një sasi parash, të cilat janë investuar nga e ëma e tij në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë.

Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasja Zenepe Cenaj nuk ka pasur asnjë mundësi reale që të krijojë të ardhura. Për këtë arsye, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se paratë e investuara prej saj kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e të birit, shtetasit Ylber Cenaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Share This Article
2 Comments
  • Pushteti i vertet Na do skllever .

    Kush vendos te Arthmen tone ?
    Mos kujtoni qe jane Ata qe veshin kostumet
    dopiopet Blu ?
    qe ne Teori i Promovojme apo nuk i Votojme ?
    Jo per fatin tone te Keq . Ata jane Kukullat e pushtetit te vertet .
    Nuk eshte rastesi .
    çdo gje eshte e Organizuar .
    Jane ata qe kane dhjetra Vite te n permbushin
    ”’ kRIMIN me te madh te njerzimit ”’
    Shkaterimin e demokracise ,
    Fundin e sovranitetit
    Privatizimin e shteteve .
    Vdekja e lehte e Politikes
    Nje
    aktapod i pa kapshem
    pa fytyr
    Por te gjithe Fuqishem me Siglat ,
    Bilderberg , wto , bashkimi europian e BCE , FMI ,
    ME shume Lobby , banka qendrore e Mafie .

    Politikanet ” Kuklla ” jane Krahet ekzekutiv te Pushtetit te vertet ,

    Organi i pare : Klubet
    ku bejne pjese ,
    Finanzieret , industrialet , avokatet , ministrat , intelektualet , ushtaraket ,
    dhe politikanet e zgjedhur me KUJDES ,

    Organi i dyte : Kolosi i gjinevres .

    Quhet Organizata Boterore e Tregetise
    Lind ne 1994 , dhe eshte e FUQISHME MBI çdo komb e Parlament .
    Ku Bashkon ne nje Karrige 153 shtete ne Gjinever.
    Ku vendosen rregullat e tregetise INTERNAZIONALE
    Pra
    ku vendoset per te gjithe prodhimin BOTEROR .
    pRA Eshte atje qe vendoset ,
    Vendi yne i punes ,
    ajo qe hame ,
    Dhe kurimi shendetsor Yni.

    Se nje shtet i kundershto regullat e WTO
    munde te gjykohet nga nje gJYKATE E Brendeshme
    [[ Despute Settlement Body ]]
    Qe i kane FUQI ENORMI .

    1- KANE FUQI mbi politikat e shendsetsise te çdo Shteti
    2- i heqin lirine qytetarve te dine Kriteret dhe kushtet e ushqimeve qe blejne ……………………..
    3 – Detyrojne politikanet te dorzohen perpar Shume kombsheve ,
    ………………………………………
    4 – Lejojne perdorimin e bimeve mjeksore ne duar te pak personave …………………………………..
    5 – Po lejojne Privatizimet dhe Tregun e lire ,
    si ne shendetst , Asistence , uje etj etj ,
    me rregulla qe nuk Tutelojne Qytetaret ………………….
    Dhe se kush Politikan i kundershton keto Ligje
    Zevendesohet , duke penguar edhe ekonomine .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *