CAS shtyn vendimin për më 12 qershor për Serbi-Shqipëri

redaktor

Gjykata e  Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka shtyrë vendimin për ndeshjen e 14 tetorit të shkuar Serbi-Shqipëri. Lajmi për shtyrjen e vendimit është dhënë sot nga Federata Shqiptare e Futbollit sipas të cilës CAS ka njoftuar se do të shprehet me 12 qershor 2015, një ditë përpara se Shqipëria të luajë ndeshjen e radhës.

Kombëtarja jonë do të zhvillojë një  ndeshjen miqësore me Francën që pritet të  luhet në “Elbasan Arena” më 13 qershor ora 18:00. Nuk dihen arsyet pse CAS e ka shtyrë vendimin final për dhunën ndaj futbollistëve të Kombëtares në Beograd më 14 tetor por kjo shtyrje mendohet se nuk është në favorin tonë.

CAS në fakt ka pasur kohën e mjaftueshme për të dhënë një vendim pasi seancat dëgjimore me palët kanë përfunduar më 17 prill. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga CAS 3 pikët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë, 3 pikë që u mohuan nga Komisioni i Disiplinës dhe i Apelit në UEFA.

Share This Article
5 Comments
  • Nuk jane burra me te mire se ata te UEFA-s keta edhe ne kete organizem botrore urdherat e vendimet jepen te lidhura me politiken e parane, kot nuk u arrestuan 7 zyrtar te FIFA-s per korrupsion, nuk e kuptoj se nga kush e presin urdherin per te shpallur vendimin nga Banki Mon, Obama apo Putini.
    Keta me duket se e quajne kataklizmo kur thote greku per ti dhene 3 piket Shqiperise!!! Po nuk prishet bota dhe futbolli evropian po qe se vete Shqiperia ne France o te rrjedhur.

  • Deri vitin tjeter ka kohe vendimi…… edhe kur ta japin do jete ndonje vendim i menderosur….

  • Une mendoj se serish pas kesaj date, nuk do kemi ndonje te re! S’eshte cudi qe te shtyhet dhe nje here! Kjo eshte bota ku jetojme, shume zhurme per asgje!

  • Kjo eshte demokracia dhe ligji qe jetojme. Rremuje, hajdutllek, vrasje dhe perkrahje te tyre. Te irriton, por shoqerine nuk e ndertojne dot njerezit e ndershem dhe te pergjegjshem. Shoqeria sot i nenshtrohet huliganeve te te gjitha ngjyrave. Pse mendoni se do na perkrahi ne ajo gjykate? Gjykatat jane formale, ato zbatojne politiken e soteme dhe ne emer te demokracise spekullojne mbi njerezit qe po tregohen shume te vaket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *