Vrasja e trefishtë, dosja tek Krimet e Rënda

redaktor

Çështja e hapur mbi vrasjen e trefishtë të verifikuar pasditen e së mërkurës në Tiranë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare-raporton TCH.

Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi italian Salvatore Letizzia, i përfshirë në këtë ngjarje, është një vrasës me pagesë.

Më herët policia bëri të ditur se Letizia dhe atentatori shqiptar Besnik Sulku po lëviznin me një motor tip “Skuter”.

Gjithashtu, burimet njoftuan sekuestrimin e një pistolete të tipit “Glock”, e përdorur nga shtetasi italian.

Përplasja mes grupeve të armatosura shkaktoi panik në zonën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *