Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj mjekut të urgjencës I.XH., banues në Elbasan, për shkak të vdekjes së një pacienteje 50 vjeçe , e cila ka humbur jetën në shtëpi pasi pak më parë kishte marrë ndihmën mjekësore.
Shtetësja me inicialet H.F., ishte mjekuar në urgjencën e spitalit të Elbasanit dhe tashmë mjeku do të procedohet për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.
