Granit Xhaka te Bajern Munich?

redaktor

A do të transferohet Granit Xhaka te Bajerni i Mynihut? Kjo është pyetja që e ngre e përditshmja zvicerane, “Blick”, sipas së cilës një tjetër shqiptar mund t’i bashkohet kampionëve në Gjermani, pas Shaqirit, që u largua në janar për te Interi.

Gazeta zvicerane në faqet e saj shkruan se bavarezët kanë shfaqur interes për mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, duke e cilësuar atë si një Mathaeus apo Effenberg të ri duke qenë të gatshëm të hyjnë në konkurrencë dhe me Atleticon e Madridit, që ka ofruar 25 milion Euro për shërbimet e Xhakës.

Në “Allianz Arena”, Xhaka mund të kishte dhe një vend të garantuar si titullar duke qenë se dy lojtarët e tjerë që luajnë në pozicionin e tij, Xabi Alonso dhe Bastian Schweinsteiger, janë aktualisht 34 dhe 30 vjeç. Mesfushori me origjinë shqiptare për momentin ka një kontratë me Gladbach deri në vitin 2019 dhe Borussia vështirë se do ta lejojë të largohet pa një ofertë serioze, aq më tepër që do të luajë këtë edicion dhe në Uefa Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *