Po bën xhiron e rrjetit një deklaratë e Komunës Gjoricë në Dibër.
“Në emër të popullit të Gjoricës, kemi me ju QR nqs nuk do të mbahen premtimet e bëra gjatë kësaj fushatë dhe sidomos nqs nuk sillni ujin e pijshëm. Gjithashtu kemi me ju QR nëse dëgjojmë se keni blerë votën e popullit me lekë ose e thes mielli”, thuhet në deklaratë.
Ajo mbyllet me shënimin: “Ju këputshin duart e ju daltë kanceri m’u në grykë dhe vdekshi që nesër nqs e grisni apo e hiqni këtë njoftim”.

Skane faj, zona e ketyre banoreve, me shekuj skane patur problem me ujin, se vete zona e Dibres, eshte nje burim i madh uji.
Kur vjen momenti dhe ske cfare te besh, vjen ky reagim, mjaft i goditur.
Çfarë u mban libri shtëpisë, nga A alla Z , po si mbajtën premtimet që bëjnë gjatë fushatës elektorale. Të majtë e të djathtë.