Refugjatët dhe azilkërkuesit në Shqipëri pajisen me pasaporta

redaktor

Të gjithë shtetasit e huaj që kanë fituar statusin e refugjatit dhe që kanë përfituar azil në Shqipëri do të pajisen me pasaportën e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme realizon për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë fituar statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë.

Pajisja me këto dokumente e ndihmon këtë kategori personash të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, bashkim familjar, duke u kthyer në një parakusht thelbësor për një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre.

Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listën e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë ketë të drejtë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *