BE dhe mjerimi shqiptar!

redaktor

Dërguar me Email

në adresën e redaksisë

 

Deklarata e Kryeministrit Rama për bashkim me Kosovën është brenda të vërtetës dhe të drejtës së një populli të lënë nga diplomacia europiane në mëshirën e fqinjëve që lakmuan e i zgjeruan kufijtë në dëm të trojeve shqiptare me ndihmën e miqve të tyre fshehurazi që në Traktatin e Londrës.

Ulërin Europa për të drejtat e njeriut, kurse të drejtat e një kombi me shumë njerëz i fut në kallëpe stanjacioni për hir të kësaj e të asaj, dhe kur ia kujtojmë, e quan “provokacion”. Jo, aspak nuk është provokim, është kërkesë popullore për veprim për t’i çuar gjërat deri në fund me drejtësi e paanësi. Parimet dhe standardet e BE-së e përjashtojnë të drejtën e shqiptarëve për bashkim duke e shtyrë atë me justifikime e duke favorizuar Serbinë.

Të kërkosh të drejtën nuk është provokim. Provokim është deklarata e Vuçiçit që tha se “Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë” që sfidon BE-në dhe BE-ja nuk reagoi fare. Prandaj tërheqja nga qëndrimi fillestar i deklaratës së Ramës është minus për ne. Fuqitë europiane u forcuan kur bashkuan trojet e tyre në një, fatkeqësisht atëherë kur filluan të copëtojnë tonat. Sot situata ballkanike dhe europiane është akoma optimale për të korrigjuar padrejtësinë europiane ndaj shqiptarëve që të futen në BE me standard dhe të barabartë me kombet e tjera. Situata e mjeruar e shqiptarëve në gjashtë shtete kërkon drejtësi! Populli kërkon drejtësi që të përmirësojë jetën e tij dhe këtë e ka për detyrë ta transmetojë qeveria e tij me mjetet e shekullit të njëzetë e një.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *