“Jam aq i uritur, sa kam ngrënë bar”

Ornela

Lufta në Siri sjell histori tronditëse. Provë e kësaj është kjo intervistë e publikuar në “The Daily Mail”, në të cilën një fëmijë sirian pohon se është aq i uritur saqë ai dhe familja e tij janë detyruara të hanë bar për të mbijetuar.

Në video shihet një vogëlush që nuk është më shumë se pesë vjeç që i përgjigjet pyetjeve të një burri. “Je i uritur vogëlush? E pyet burri që regjistron videon, “Po” përgjigjet vogëlushi, që thotë se herën e fundit që hëngri ishte para dy ditësh.

Biseda mes tyre vazhdon dhe fëmija me fytyrën e palarë, flokët e pakrehur dhe sytë e mëdhenj, ngjyrë kafe e të lodhur, thotë se do t’i pëlqente dëshpërimisht që të kishte pak bukë, diçka që nuk e ka provuar prej shumë kohësh. Në atë moment kur pyetet se çfarë po hanë për të mbijetuar, ai përgjigjet: bar.

Videoja mendohet se është regjistruar në Alepo, por nuk është totalisht e qartë. Nuk dihet as identiteti i fëmijës. /DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *