Tiranë, atentat me eksploziv në një objekt në ndërtim te “V. Shanto” (video dhe foto nga vendi i ngjarjes)

Dita

UPDATE: Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi të konsiderueshme eksplozivi në katin e parë të një godine 5-katëshe në rikonstruksion.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 22:00 të së premtes pranë urës “Vasil Shanto”, ngjitur me AKBN-në, rrugica që të çon tek godina e KESH-it.

Fillimisht u fol edhe për dy persona të lënduar, kalimtarë të rastësishëm në rrugën kryesore ku ndodhet godina, por Policia e Tiranës e përgënjeshtroi këtë lajm, duke thënë se “nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi”.

Por dëmet materiale ishin të konsiderueshme, në katin e parë të godinës në ndërtim, kolona ku ishte vendosur sasia e eksplozivit dhe në dy prej mjeteve të parkuara siç duken edhe në video.

Bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse që është vendosur në objekt, me vetëm dëme materiale”, sqaroi policia pas hetimeve paraprake të kryera.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Komisariatit nr. 2, dy ambulanca dhe shërbime të Policisë së Tiranës, përfshi edhe ekspertë të xhenios.

Paniku në zonë ka qenë i madh tek qytetarët, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.

IMG_0757
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas policisë, sasia e eksplozivit ka qenë midis 100-200 gramë dhe me fitil zjarrpërcjellës. Ndërsa nga hetimet paraprake konfirmohet se “pista kryesore e hetimit paraprakisht janë konfliktet e mëparshme të personit që po kryen ndërtimet në këtë godinë”.

Gjithashtu bëhet me dije se i dyshuar është edhe vetë ish-pronari i godinës që do verifikohet, pasi e ka lënë objektin kolateral në bankë dhe ka pasur probleme me kredinë.

Ndërsa pronari aktual e ka blerë atë në ankandin e bankës pas vendimit të gjykatës.

IMG_0754

Gjithsesi hetimet e mëtejshme do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe autorët, ndërsa janë mbledhur dëshmitë e para. Policia përjashtoi lidhjen e ngjarjes së mbrëmshme me përleshjen e armatosur me tre të vrarë që ndodhi tek Materniteti, në Bulevardin “Zogu i Parë”.

Tirana regjistron kështu një valë të re të krimit, pas ngjarjes së rëndë të mërkurën në mbrëmje dhe këtij shpërthimi 24 orë më pas. Një debat serioz i shoqërisë mbi krimin mungon, ndërsa palët politike shkëmbejnë vetëm batuta bajate.

Siguria në kryeqytet është gjithashtu një temë e munguar në fushatën elektorale /DITA

Share This Article
16 Comments
  • ka ardhur koha per shenjterimin e enver profetit..prisni se nuk keni pare gje akoma ..

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981
    ***

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985
    ***
    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988

    ***

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Grupi i Hasit

    • LAVDI HEROIT TE KOMBIT LEGJENDARIT,TRIMIT TE TRIMAVE,KRESHNIKUT ENVER HOXHA.
      ENVER HOXHA NUK DO VDESE KURRE.
      ENVER HOXHA ESHTE NE ZEMRAT E CDO SHQIPTARI TE VERTETE.

      • Enveri te kishte qene placke e mire e te kishte menduar vertet per poullin – s’do krijonte kampe internimi e te mbeshteste tere sistemin xhudiciar shqiptar nen ligin e turpshem axhidasion e propagande. Keto qe ne po heqim sot jane pasojat e tij. Heroi i vertet i kombit shqiptar eshte Mehmet Shehu qe e parashikoi vite perpara murit te Berlinit falimentimin e sistemit komunist duke i sygjeruar udheheqesit legjendar nje hapje graduale drejt perendimit. Sygjerim i cili i kushtoi jeten duke i mundesuar kshu hapjen e rrugeve politike vul-humburve si Ramiz Aliaj dhe te gjithe bajgave te tij qe e pasuan.

  • Pa rivendosjen e denimit me vdekje, do jemi deshmitare te perhershem te ketyre akteve cnjerezore! Asnje faj nuk kane nostalgjiket e Enver Hoxhes! Faktet flasin cdo dite per kete!

  • Tani u dashka bere nostalgjik me zor,kjo tregon edhe forcen e ligjeve te ashtuquajtura demokratike.

    Une e perkthej fjalen DEMOKRACI zbatim ligji me nje rreptesi maksimale,te gjitha te tjerat jane pallavra dhe demagogji qe mjere kush i degjon dhe ushqehet me to.

    Jeta eshte e shkurter dhe ate duane ta jetojne te gjithe,po perse nuk merren masa ekstreme per ta gezuare te gjithe jeten ashtu siç na i ka dhene Zoti?

    Ketu ka per tu menduare shume dhe per te arritur tek e verteta,per tu sherbyere te gjitheve njilloj se edhe njerzit jane te gjithe njlloj,pastaj behet edhe ndarja.

  • Po mirë more kafshë i kafshës, po njerzit që kanë shtëpitë aty lart të kanë ndonjë borxh?
    po nuk e fusje dot fishekzjarren në bythën tënde, e kështu nuk rrezikoje shtëpitë e qytetarëve të rastësishëm? Këtyre nuk di as çfarë etikete tu vesh!

    • tekniku,
      Imagjino kur keto deme i shkakton tritoli i IKMT (ish INUK) te shtetit mbi qytetaret duke i demtuar shtepi e biznese. A mund te quhen edhe keta kafshe?

  • Lavdi Enver Hoxhës, dhe Diktaturës së Proletariatit , jetën e kishe të sigurt në atë kohë. Me demokracinë e ramizit, çekut të bardhë, saliut, tosit të nanos, lul shalengjiturit, lilo floririt, asgjë të sigurt

  • Per ata qe fajin ja hedhin Rilindjes: Shoqeria shqiptare ne 25 vitet e fundit u kriminalizua tej mase,ne ate pike se zor se mund te gjesh njerez qe jane 100% te paster dhe ne rregull me ligjin. Dekriminalizimi i shoqerise dhe kthimi ne normalitet do kohe. Interesat e krimineleve do preken ne kete process dhe krimi do mundohet te tregoje forcen.Erendesishme eshte fakti qe ERama, Tahiri dhe ekipi i tij jane te vendosur te bejne shtet.

    • lavdosh,
      shteti nuk behet me llafe e gallate arrogantesh por me pune. Deri me tani puna nuk duket gjekundi. Na mbine ne TV rilindesit edhe me keq se Berisha. Nese qendrojne tere diten para kamerave kur e gjejne kohen per te punuar?
      Tahiri doli sa per te thene se kishte marre sms kercenuese e me pas u zhduk ne hije. Iu sos shume shpejt qiriri i mburrjes edhe ketij ashtu si Spiropalit qe e zune me presh ne duar duke vjedhur milionat ne dogana e duke u detyruar te largohej me bisht ne shale.
      Ministri I Jashtem Bushati po punon me keq se cdo paraardhes tjeter. Ministria e Kultures dhe e Inovacionit nuk merret vesh se cfare po bejne fale ndonje pjesemarrje ne ndonje mbledhje sa per te thene dy fjale. Mimi Kodheli pavaresisht se perreth ndodhi katrahura as denjoi te bente nje dalje.
      Erioni i Mireqenies hapi zyra pune “te pikturuara” qe nuk ofrojne kurrfare pune, beri nje reforme pensionesh qe as ai vete nuk di te shpjegoje efektet qe do te kete. Por keto mund t’ia shpjegojne invalidet dhe pensionistet qe po i provojne ne kurriz gafat e asaj reforme.
      keto jane vec disa shembuj se ka shume per te thene mbi “punen e te berit shtet” te rilindesve qe kane uzurpuar padrejtesisht nje emer qe nuk meritojne ashtu sic beri dikur Berisha ne fillimet e demokracise.

  • lul zimi I krimit me kete klase politike 24 vjeçare klase mashtruese ,vjedhse,qe e kane ngritur krimin ne sistem .Kjo klase eshte nga me te korruptuarat ,me te degjeneruarat me hajdutet kane ngritur sistemin e drejtesise sipas kerkesave tyra qe kurr nuk I ndeshkon peshqit e mdheje.Kane rrembyer prona dhe pasuri te tjerve me dokumenta fallso ,kane future popullin ne konflikte qe duhen shume vite per tu normalizuar.pasi do te kete vazhdimisht dinamite dhe krimi do te vazhdoi ne rritje me atentate me te mdha me te koklavitura dhe te nderlikuara ,kjo eshte peshqeshi qe na ka lene keto zagare te politikes se SALI BERISHES.

  • has tan: Po kapni ju komunistet e flliqur e denoni ata maskaraj.Shko ruaj dhit atje ne mal more ish sekretar partie fshati me kater klas.

  • KETA JANE KAMORRA SHQIPTARE ME TROPOJEN LACIN KURBININ DHE MALCINE E MADHE DHE SHKODREN LOKE DHE MILOT E LEZHE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *