Rebelohen dibranët: Në emër të Popullit kemi me ju…

Dita

Komuna Gjoricë ndodhet në Dibër. Deri dje ajo nuk ishte përmendur ndonjë herë në media me përjashtim të rasteve kur ka dalë rezultati i zgjedhjeve nga KQZ.

Por dje banorë të kësaj komune kanë bërë një lajmërim që të le me gojë hapur. Ata shajnë politikanët që bëjnë premtime dhe i kërcënojnë nëse nuk do i mbajnë ato që thonë. Lexoni për të kuptuar më qartë se çfarë është afishuar në muret e kësaj zone:

“Në emër të popullit të Gjoricës, kemi me ju QR nqs nuk do të mbahen premtimet e bëra gjatë kësaj fushate dhe sidomos nqs nuk sillni ujin e pijshëm. Gjithashtu kemi me ju QR nëse dëgjojmë se keni blerë votën e popullit me lekë ose me thes mielli”, thuhet në deklaratë. Ajo mbyllet me shënimin: “Ju këputshin duart e ju daltë kanceri m’u në grykë dhe vdekshi që nesër nqs e grisni apo e hiqni këtë njoftim”.

Thonë që dibranët janë të zgjuar e në përgjithësi karakterizohen nga një ironi e hollë. Këtë herë i paskan rënë drejt e drejt. Ndoshta e kanë kuptuar që kështu i do mushka drutë?! Shpresojmë ta mbajnë fjalët, se sa për ata që do të zgjidhen, qofshim të gabuar por vështirë do e kenë…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *