Dy të armatosur grabisin supermarketin në Kamzë

Dita

Grabitet nën kërcënimin e armëve një supermarket në qendër të Kamzës, në kryeqytet. Ngjarja u shënua gjatë mbrëmjes, ku mësohet se dy persona të armatosur arritën të merrnin xhiron ditore të supermarketit.

Sipas të dhënave paraprake, një prej autorëve qëlloi me qytën e pistoletës rojën e supermarketit, përpara se të hynin brenda biznesit për të kryer grabitjen.

Policia e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar autorët e kësaj grabitjeje me armë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *