I vetëshpallur qyteti i dashurisë, më në fund vendosi se ka pak si shumë dashuri. Mijëra “love-locks” (kyçe çelësash që vendoseshin nga të dashuruarit) në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts në Paris, do të hiqen të hënën.
Ndërsa kyçet e tjerë të lyer edhe me inicialet e të dashuruarve në urat e tjera mbi Senë do të hiqen më vonë.
Pasi ka hezituar për vite me radhë, qyteti i Parisit vendosi të heqë këto çelësa dhe do të vendosë pjesë xhami për të parandaluar rikthimin e tyre.
“Ky fenomen na sjell dy probleme: degradim të trashëgimisë së Parisit, dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve, parizienëve dhe turistëve”, tha një zëdhënës i bashkisë së qytetit.
Muri prej teli në Pont des Arts, mes kopshtit Tuileries dhe Musee d’Orsay, u rrëzua në qershorin e kaluar për shkak të peshës së kyçëve.
Që nga 2008, ajo u bë një traditë për çiftet për të deklaruar dashurinë e tyre duke vendosu inicialet në një kyç, dhe çelësat ti hidhnin në lumë. Kjo çmenduri nisi në Itali dhe u shpërnda gjithëandej, duke pushtuar gjithë urat e Senës. Dy të rinj amerikanë që jetojnë në Paris nisën marsin e vitit të kaluar një peticion, ku bënin thirrje për heqjen e këtyre çelësave pasi ishin të shëmtuar dhe mund të dëmtonin urat.

Ata qe jane te dashuruar nuk ka nevoje ta reklamojne se dashurija eshe ndermjet tyre
Keto deshmi jane te shpelare dhe fallco