Braçe: Të mos mbahen pezull listat e deputetëve, Saliut ia tapos vetë gojën

anazapta

Deputeti socialist, Erion Braçe, mendon se ajo çka po ndodh me listat e kandidatëve për deputetë të Ps-së nuk është e ndershme dhe produktive. Braçe shprehet se kjo situatë duhet të marrë fund menjëherë, ndërsa kujton deklaratat e bëra dje nga kryeparlamentarja Topalli dhe kryeministri Berisha gjatë seancës plenare.

“Dje jam ndjerë keq personalisht. Më keq se kurrë në këto 4 vitet e fundit në Kuvend. Gjithnjë personalisht. Dy herë. Herën e parë kur Sali Berisha mu drejtua duke më thënë: Ti nuk do të jesh më deputet. Të ka hequr dhe bëri me dorë shenjën e thikës që pret kokën.

Herën e dytë kur Jozefina Topalli mu drejtua duke më thënë: Ah mar Erjon kush pa ta za venin këtu, ti mbase e ke dashtë PS, por ai që po ta zë e ka luftu PS.

Natyrisht, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli nuk vendosin në PS. S’kanë asnjë lloj mundësie të vendosin në PS.

Kjo është fare, fare e qartë. Siç është e qartë që në mungesë të argumenteve mbi çështjet që unë dhe kolegët e mi mbrojtëm dje, posaçërisht privatizimet e atdheut, zgjodhën të mos përgjigjen për to- s’kishin ç’të thoshin e të merren me listat e PS.

Por, kjo histori duhet të marrë fund. Për mua dhe kolegët e mi. Nuk është e drejtë, as e ndershme, as parimore, as produktive kjo që po ndodh.

Sa për Sali Berishën,”, shprehet deputeti socialist.

Share This Article
4 Comments
  • Ne qofte e vertet largimi i Erionit nga deputet , Edi ka mare fund. Nuk mund te mohohet kontributi i tij ne PS eshte me shume se i Edit , Turp.

  • Erjon Brace eshte nje nga deputetet me te domosdoshem te PS, prandaj cdo insinuate kunder rikandidimit te tij do te jete humbje e madhe per vete PS, per demokracine dhe debatin e ndershem ne kuvend. Mjafton te kujtojme se, megjithe perbaltjet qe di vetem Saliu te beje per kedo, ne arkivin e tij te mbrapshte, kunder Erjoni nk ka gjetur asgje korruptive per t’ia perfolur.
    Z. Rama! Beni kujdes me kandidaturat, pasi do te demtoni rende ceshtjen kombetare. Pasi shporrja e Saliut, nuk eshte ceshtje e nje partie te vetme. Por, nga ana tjeter, edhe disa deputete te sotem nuk duhet ta quajne veten te pazevendesueshem, sic mendon z. Dobjani, ndryshe, zgjedhjet parlamentare nuk do te kishin asnje kuptim, do te mjaftonte te rinovohej mandati i atyre qe jane sot.

  • Keto jane lojra qe edhe Erjoni i di shume mire, dhe se nga vijne, Edi Rama, ka nevoje per njerez si Erjon Brace dhe as i ka shkuar nder mend qe ta lere jashte programit te Rilindjes, se Erjoni eshte brenda ketij programi.
    Por keto jane spica qe fut Kac Islami me Ben Malajn dhe disa nanoiste te tjere qe ne fakt, po mbajne pezull PS-ne, duke e mbajtur fort te lidhur me PPSH-ne, gje qe Edi Rama do ta shkaterroje me cdo kusht dhe shume mire ben, ndersa Erjon Brace ka qene nje nga deputetet me te mire dhe do te jete ne te ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *