Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Jam një i moshuar nga Shkodra. Ndoqa me neveri fjalimin e zonjës Topalli në Kuvend, kur ndërmjet të tjerave tha se në Shkodër po bëhet nami, po blihen votat, mafia po mashtron qytetarët. Të gjitha këto janë rrena. Pse kjo zonjë nuk i thotë kush janë këta mafiozë? Se nuk ka si t’i thotë, se ato janë shpifje. Ajo i ka pasur e i ka shtuar më tepër. Shkodra ka 25 vjet që dominohet nga PD-ja dhe asnjëherë nuk ka fituar. Vetëm ka manipuluar nëpër bodrumet në ambientet e stadiumit nëpër zyra e kudo. Këtë e di mirë ajo. Prandaj thotë: “atë që bëmë ne, mos e bëni ju”. Sa për atë që thoni se Meta nuk e njeh Shkodrën, unë jam banor i saj. Ai ka ardhur më shumë se ju që gjoja jeni shkodranë dhe ka bërë takime me strukturat e shoqërisë civile. Është takuar dhe me veteranët e pensionistët, ndërsa ju nuk i shikoni dot me sy. Ndërsa keni meritë se në gjithë hapësirën e qytetit hoqët bustet e monumentet e heronjve të LANÇL. Keni bërë takime dhe me ata që donin gjoja të çlironin Shkodrën në 1946-ën. Ju e mbytët Shkodrën e Nënshkodrën në 2011-ën. Dhe ju nuk keni asnjë meritë për Shkodrën.
