Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, megjithëse është pjesë e koalicionit të djathtë, nuk ka nguruar të shprehw hapur pakënaqësitë e tija, për atë që është bërë në Tiranë, të paktën këto vitet e fundit, kohë kur drejtohet nga kreu i PD-së Lulëzim Basha. Duke folur gjatë takimit hapës të fushatës elektorale të LZHK-së, në prani edhe të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Shehi ka qenë i drejtpërdrejtë në fjalën e vet, kur ka theksuar se Tirana sot nuk mund të konsiderohet kurrsesi kryeqytet i një vendi që aspiron të futet në BE.
Ai ka evidentuar një sërë problemesh, ku ajo më kryesorja sipas tij është se Tiranës i mungon administrimi. “Të gjithë ne që jemi qytetarë të Tiranës, kemi dhe një Tiranë tjetër të vogël secili, një Tiranë para shtëpisë vet, midis pallateve, një Tiranë për të cilën fatkeqësisht nuk është treguar kujdesi i duhur. Ka ardhur dita ta shohim qytetin tonë, ti masim trotuaret, të shohim a ja vlen të hapim 4 farmaci, apo 4 kafe ngjitur me njëra-tjetrën.
A ja vlen që avllia e njërit që do të zgjerojë guzhinën të zërë trotuarin e gjysmës së rrugicës. Prandaj them që ky qytet ka nevojë për administratë, që inspektori i bashkisë të mbërrij cep më cep të qytetit, ta shoh, të tentojmë dhe ne si gjithë bota, ta ilustrojmë një herë qytetin tonë”, – tha Shehi. Një tjetër problem madhor sipas tij është edhe higjiena në qytet. Sipas tij Tirana sot është e ndotur më shumë se kurë më parë. “Dhe e dyta do shkojmë ta pastrojmë. Absolutisht do shkojmë ta pastrojmë. Se ky qytet jo vetëm që është ndotur nga ajri, por është ndotur edhe fizikisht”, – u shpreh Shehi.
Në fjalën e vet ai ka evidentuar se Tiranës i mungojnë edhe shumë gjera të tjera, por mbi të gjitha jeta kulturore. “Qyteti duke u shpërndarë në këtë farë mënyre, shpesh herë i ka munguar jeta, jeta kulturale, i ka munguar drita në periferi, i ka munguar piaca në periferi. Dhe të rinjtë turren natën drejtë qendrës, turren me pa dritë, me pa jetë, pa makinat e bukura.
Ndaj ka ardhur dita që qytetit ti afrojmë jetë kulturale, ti afrojmë kudo dritë dhe mundësi, që të marrësh gruan prej dore dhe të pish një kafe, që të vij dhe të shkoj te kinemaja afër. Domethënë ka ardhur dita që ta quajnë vetëm tamam qytetar të Europës dhe të mendojmë dhe për jetë kulturale sepse nuk jetohet vetëm me bukë me djathtë dhe uji”, – përfundoi fjalën e tij Dashamir Shehi.

Nje tufe me injorante perverse i ka ngelur Berishes! Pas 21 qershorit Berisha rikthehet! Ma tha Zeni me Argiten! Ju betohem! I kishte pergjuar dhendri Jama-mber!