Isa Mustafa u zgjodh kreu i LDK-së, duke e rimarrë mandatin për herë të dytë. Mustafa mori vetëm dy vota kundër nga delegatët e pranishëm.
Më herët delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hodhën poshtë kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të partisë, duke i dhënë vetëm 62 vota pro, ndërkohë që nevojiteshin të paktën gjysma e 350 delegatëve, duke bërë të pashmangshëm zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar të partisë edhe për një mandate të ri.
Menjëherë pas këtij vendimi, në prononcimin e saj për mediat, Osmani ka deklaruar se delegatët që morën pjesë në votime kanë qenë nën presion nga kryetarët e degëve për të mos miratuar kandidaturën e saj.
“Ne nuk do të ndalemi. Jam e bindur se këtyre njerëzve që kanë mbjellur diktaturën në LDK do t’ju vijë fundi shpejt”, tha Osmani për gazetarët.

RROFTE SHOKU ISA MUSTAFA.
padrejtesia ka kapur drejtimin e kosoves