Nacionalizmi i Edi Ramës

redaktor

Zakonisht e majta e moderuar, progresive dhe racionale, nuk ka si tipar të saj të spikatur nacionalizmin, në çfarë do forme të shfaqet ai. Më tepër se e prirur drejt një dehjeje nacionale, ajo ka në veten e saj dëshirën për të qenë më e hapur dhe më e moderuar, ka ndjenjën se është vetë përtej atij sinori që ngushton hapësirën në kufijtë e një shteti.

Megjithatë, në përgjithësimin e saj, kjo e majtë thellësisht evropiane, ka pasur edhe dy shembëlltyra të spikatura, të cilat, ndonëse kanë qenë përfaqësues zëplot të së majtës dhe liderë të pakontestuar të saj, kanë qenë njëkohësisht të spikatur edhe për ndjenjën e tyre nacionale. Fransua Miteran, njëri ndër presidentët më jetëgjatë të Francës dhe pa dyshim më i kulturuari i saj, dhe kancelari gjerman Willi Brandt, më moderni dhe më njerëzori ndër të gjitha paraardhësit e pasardhësit e tij, janë si të thuash, dy përjashtime nga rregulli i pashkruar i së majtës progresive.

Në dy dekadat e fundit, megjithëse e pashfaqur si e tillë, e majta shqiptare ka pasur rastet e saj kur dëshmonte se ndjenja nacionale, le ta quajmë atdhetare, ka qenë sunduese në botëkuptimin dhe realizimin e saj. Sidomos gjatë luftës në Kosovë, dhe më tej, në trojet shqiptare në Maqedoni, të cilat përkuan me qeverisje të majta, shfaqja e saj ka qenë tejet dalluese dhe kjo ka qenë e kuptueshme, përderisa në lojë ishin gjithë fatet e kombit, e njëkohësisht edhe të shtetit shqiptar, si pjesë determinuese e ajkës së kombit. Kjo ka ndodhur natyrshëm, në një kohë të veçantë, kur edhe është dashur të bëhet dhe është quajtur natyrshëm detyrë e mirëfilltë, pa asnjë lloj pas dëshire apo pas shfaqje. Kaq e vërtetë është kjo, sa që edhe përplasjet më të mëdha të shtetit shqiptar, qeveritarëve të saj, me fqinjët tanë, jo vetëm serbë, ku ishin prerë urat, por edhe jugorë, ishin pikërisht për luftën e Kosovës. E po ashtu, kaq natyrshëm është quajtur kjo, saqë edhe propozimit të ditëve të fundit të Kuvendit të Kosovës, për të shpallur si veteranë të UÇK-së dy nga drejtuesit e lartë qeveritarë të kohës, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, për kontributin e tyre, në mirëdashje i janë përgjigjur se kjo ka qenë detyrë e natyrshme e shtetit shqiptar.

Por le të kthehemi në ditët e sotme. Jo vetëm në deklaratat e fundit të shefit të qeverisë, Edi Rama, por edhe të mëhershme, ndjenja nacionale ka qenë e pranishme dhe megjithëse në raste të veçanta ajo është forcuar tej mendimit paranojak, ka qenë e dukshme, e prekshme dhe e ditur. Në të vërtetë, pak kush në Kosovë, qoftë në mjediset politike apo në rrethinat intelektuale, ka pritur që Edi Rama të shfaqet me tone të tilla, nganjëherë tejet të larta ndaj një problemi themelor, si është ai i kombit. Kjo ka ndodhur sepse që në krijimin e saj, PS është ndodhur nën zjarrin e një tabori të fuqishëm politik e propagandistik, e cila u frymëzonte nga Berisha e njerëzit e tij në Prishtinë, shumica e të cilëve kishin pasur idol regjimin serb. Megjithëse ishin vetë prej kohe pjesë e taborit serb në Kosovë, figura të tilla politike si Anton Kola, Ekrem Kryeziu, Rexhep Gjergji, anatemonin të majtët në Shqipëri si një shtojcë e regjimit serb. Ndaj jo rastësisht, shfaqja e liderit të qeverisë aktuale në një përmasë e cila ishte ruajtur vetëm për Berishën, ishte tronditëse për këtë klasë politike, e po aq tronditëse edhe për vetë shqupasit, të cilët, edhe pse futën në lojë të gjithë agjenturën serbe në Tiranë e të gjithë mbetjet e Asfalisë greke, përsëri, duke luajtur me nuancat e nacionalizmit në Kosovë, u shfaqën si paternalë të kësaj ideje.

Kohët e fundit Edi Rama u akuzua edhe nga brenda vetes, edhe nga jashtë vetes, si njeriu që në pak kohë prishi urat e miqësisë me tri vende fqinje, gjithnjë duke u shfaqur si nacionalist i çartur, që prish ditën atë që rregullohet natën. Ai replikoi ashpër me qeverinë greke për një gjë madhore, si është ajo e kufirit detar, të cilin e fali me të dyja duart qeveria “Berisha”, përmes firmës ministriale të Bashës dhe kjo është një e drejtë e natyrshme e secilit shtet që ka dinjitetin e nderimit të vetvetes. Kufiri detar i Shqipërisë nuk është, si për shembull ai i Anglisë, disa mijëra kilometra larg, e për ruajtjen e tyre bëri luftë disa dekada më parë me Argjentinën. Kufiri detar është aty, disa milje larg bregut të Jonit dhe, edhe nëse aty nuk ka asnjë metër kub gaz apo asnjë bidon naftë, përsëri ai është pjesë e Shqipërisë, të cilën askush nuk ka të drejtën as ta falë, e as ta harrojë.

Edi Rama replikoi ashpër me regjimin autokratik maqedonas, pasi në një qytet shqiptar, Kumanovë, pasi kishte ngritur një skenar ogurzi, dogji me dhjetëra e dhjetëra shtëpi, nga të cilat nuk dilte asnjë grykë pushke. Shfaqjet antishqiptare në Maqedoni janë një përditshmëri e zakonshme. Jo vetëm ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Janullovskaja, apo ish-shefi i shërbimit sekret, të cilit iu përbetonte Menduh Thaçi për besnikëri të përjetshme; jo vetëm pjesa sunduese, por edhe ajo opozitare, ka alergji nga elementi shqiptar, që u bë pjesë e qeverisjes jo nga dëshira maqedonase, por nga rregullat ndërkombëtare. Nëse shefi i qeverisë shqiptare do të kishte heshtur, ajo do të ishte në humbjen e besimit ndaj tij, jo vetëm si figurë politike, po edhe si burrë shteti. E gjitha statura e tij që u ngrit me turr pas vizitës së tij në Beograd, do të ishte një kështjellë në rënie e sipër, që do të zinte brenda vetes jo vetëm shefin e qeverisë së sotme. Asnjëherë në dekadat e fundit shteti maqedonas nuk ka pasur një qeveri kaq shumë antiperëndimore, të shpërfaqur si një stërmadhim i korrupsionit dhe krimit. Asnjëherë nuk ka pasur më shumë harbutëri, mizori e fshehje së të vërtetës. Fakti që e gjithë kjo shfaqet dyanshëm; edhe si vend fqinj, edhe si vend ku një e treta e banorëve janë shqiptarë, e bënë të domosdoshëm shfaqjen publike të qëndrimit të shtetit shqiptar.

Do të ishte shumë e natyrshme që e gjithë kjo të mos kishte përkrahje të gjithanshme, edhe brenda vetes, edhe jashtë saj. Shembja që prisnin e marrëdhënieve mes vendeve fqinje nuk ndodhi, jo vetëm pse ajo që u deklarua ishte një gjë e saktë, jetike do të thoja, por edhe sepse burrat e shtetit, qoftë në fqinjin tonë jugor, qoftë nga lindja, e dinë më mirë se mbrojtësit e tyre në Tiranë se po përballen me një të vërtetë. Ashtu si e dinë krejt mirë se koha kur gjithçka shqiptare ishte vënë nën diktatin e tyre është e përfunduar. Është në dobi të vendit që përballë një buzëqeshje Bakojanis të mos dhurojmë detin, është e natyrshme që përmes vendimit politik grek të krijohen aleancat në Shqipëri, është normale që erërat të mos nisin nga jugu i politikës dhe të mos ketë rezonancë me atë lindore.

Edi Rama e ka filluar rrugën e tij politike me shfaqje të skajshme nacionaliste. Ky është fakt, dhe në periudhën që kalonte vendi kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte e dobishme. Xhevahir Spahiu, poeti ynë i shquar, më thonte kohë më parë, kur lufta po fillonte në Koovë, se “nacionalizmi i bën nder një kombi të vogël”, dhe megjithëse nuk jemi një komb nacionalist, shfaqja e shefit të qeverisë dhe perceptimi i tij disi më para se të tjerët, është i dobishëm.

Duke ardhur nga e djathta për të qenë lideri i së majtës, ç’ka ndodhi edhe me Fransua Miteran, promemorien e të cilit Rama, si duket, e ka pjesë të vetes në shumë shfaqje të saj, Edi Rama nuk e ka pjesë të jashtme atë që bën të ditur. Si duket, edhe më tej, pa qenë paternalist, ndryshe nga sa delironte Berisha, ai do të ketë mënyrë të menduari kombin e tij, dhe kjo, edhe pse nuk është gjithherë e dëshirueshme, është po ashtu përherë një gjë që duhet bërë.

Droja se mos qëndrimi i Edi Ramës mund të duket i një shkalle të lartë nacionalizmi është pa asnjë dyshim nga ato meraqet e fundit, pasi ky është ndër ato rastet e pakta ku kjo nuk është asnjë strehë për politikën e maskarenjve.

Në më shumë se dy dekadat e fundit Shqipërisë nuk i ka ardhur e keqja asnjëherë nga përvijimi i ndjenjës nacionale. I ka ardhur e keqja nga harresa e kësaj ndjenje dhe nëse shefi i qeverisë po e ravijëzon, kjo nuk do të thotë se ai vetë dhe të tjerë pas tij kanë shkarë në grackën që hap nacionalizmi. As nuk është qëndrim paternal ndaj pjesëve të tjera të kombit. Unë mendoj se kjo është dashur të bëhet prej kohësh, pasi, edhe nëse nuk e kemi takatin të vendosim, të paktën kemi mundësinë të kemi zërin tonë, i cili pa i rënë ndesh vlerave perëndimore, bën diçka në dobi të këtyre vlerave.

E keqja nuk qëndron tek Rama dhe shfaqjet e tij politike. E keqja qëndron tek shumë nga ata që ka pranë, të cilët kanë aq pak vlera nacionale, saqë të bën të qeshësh kur qeveri të ndryshme fqinjësore i shpallin si nacionalistë.

Nëse Edi Rama e sheh disi ndryshe vlerën nacionale të një kombi, këto të fundit vlerë nacionale kanë vetëm xhepin e tyre. Po për to, le të flasim një herë tjetër.

Share This Article
41 Comments
    • Them që as njërën as tjetrën nuk i ka! Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë dhe pas daljes nga telat e një shteti ateist, vendi shkoi drejt një projekti diabolik ku shteti vihej nën kontrollin e trusteve financiare ose tarafeve ekonomike. Prona kaloi nga ndarja kooperativiste dhe mënjanoi trashëgiminë, çka bëri të mundur kthimin eklasës komuniste(etër dhe bij) në klasë kapitaliste. Kjo nuk ndodhi pa ndihmen e qarqeve perendimore sllavo-anglo-amerikane. Sot, pas 25 vjetësh jemi shtet i falimentuar me një borxh të jashtëm që të dënon me varje kombëtare, pa asnjë strukturë të sigurisë kombëtare (imagjinoni që liqenin e hidrocentralit të Fierzës e ka nën kontroll një firmë serbe dhe sa herë të dojë e hap atë për ta përmbytur Ultesirën e Lezhë-Shkodrës sa herë të dojë pa bërë luftë fare), nën diktatin ekonomik të Bogoljub Kariç, Damir Fazlliç dhe Tomislav Mishkoviç, të turqëve të Kurumit dhe grekërve të AMC-së dhe jo rastësisht laku i borxheve shtrëngohet nga një dorë sllavo-turke dhe jo rastësisht në ekonominë shqiptare nuk janë lejuar firmat gjermane, austrohungareze, italiane(kjo ka shumë pak) dhe përgjithësisht të atyre vendeve shqiptardashëse!! A ka gjë pa fund, cili është ai, më mirë një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund, kjo s`do të vonojë të shikohet, të plasë dhe të mos shoqërohet me viktima të tjera shqiptare e me copëtime të tjera !! S`jemi të pavarur!

  • Eh cfare fati .Toka jone lind vetem heronj.Nje Sali bie i madh Edushka ngrihet.Per te krijuar kulte te sharlatanit dhe Bandes se majte me vjen keq se sherben dhe gazetar Islami( Bedriu po bie ).Te krahasosh Miteranin me Vizatimorin Eshte te vesh shqiponjen ne Krah te miut te arave

    • Vetem pasi vdiq Miterani, Franca u bashkua me vendet e tjera perendimore per te ndaluar masakrat serbe ne Bosnje e Kroaci. Pra Miterani, ishte shkabe kermengrenese e jo shqiponje.

  • Duke lexuar mediat marr vesh i nderuar Bedri, qe Edi Rama do te lidhe Durresin me Serbine me ane te autostrades qe tashme i bie kryq dhe terthor Shqiperise dhe Kosoves dhe ne kete rast Serbia do te fitoje miliarda nga fondet e BE.

    Tani po te pyes direkt, ty, si atdhetar i madh qe je: Po sikur te ishte ky projekt i Berishes cfare do te kishe thene?

    Dhe aq sa u be PS e asaj kohe e mallkoi ate rruge para dhe mbrapa dhe jo me sikur Berisha ta kishte cuar drejt Serbise.

    Jeni bere dordolece te pabesueshem, dordolece “folkloresh”, dordolece te rendomte islamike qe shkuat deri ne Kumanove per te na bindur se po lind nje levizje clirimtare shqiptare, por faktet treguan se ata nuk ishin gje tjeter vec bandite dhe radikale islamike qe kane gjetur aq sheshveprim ne trevat shqiptare.

    • Klaus!
      Nuk besoj se je me origjine nga vendet jo shqipfolese, (sipas emrit qe ke), por besoj se je cinik dhe dashakeq, kur ben paralele mes Rruges se Kombit, (qe ishte vertet nje mrekulli), por u vodh gjysma e investimeve nga babai yt shpirteror Berisha dhe Guinpleni Basha!
      Ne vend te Bedriut, po te pergjigjem une ty: Po ta kishte projektuar Berisha kete rruge, nuk do te vidhej me 230 milion euro, per familjen e tij, por 500 milion. Ore ditezi, kaq shume jeni verbuar nga vicidolasi sa nuk arrini te kuptoni se ai e shkaterroi ekonomine dhe gjithcka te mire ne Shqiperi vetem e vetem per te vjedhur dhe per te zgjatur sundimin e tij si komunist i devotshem i Enverit (24 vjet anetar i PPSH, madje edhe sekretar dhe sherbetor i Byrose Politike)?!?! Mjere ti dhe te gjithe ata qe mendojne si ti!

      • Te debatosh me hordhite e “Dita-s” eshte humbje kohe per vete kontigjentin pensionisto-komunist-islamik qe disponon, por nejse po i hyj debatit me mendje dhe koke te ftohte ashtu sic e kam zakon te debatoj.
        Tani te flasim me fakte o “bato i Njeriut me top” i cili edhe per shenjestren pyeste plaken e tij Hankon, ashtu si dhe ti ne kete fare debati qe me padeshire dua ta vazhdoj.

        Ti mund te thuash cfare te duash dhe ne fakt e kam shume te veshtire te te kuptoj ne ate corbe mendimesh qe ke shkruar, por ja qe fale Zotit intuita nuk me ka lene.

        Po te bej nje pyetje: E marrim si te mireqene qe ka patur humbje kaq dhe aq dollare dhe e besoj, po tani ky kryeminister nuk eshte ne gjendje te kontrolloje edhe njehere dokumentat ne ministrine e Transportit, te gjeje mangesite, vjedhjet, humbjet dhe te hape perseri procesin dhe ta dergoje Lulin ne prokurori?

        U corren dhe u ngjiren ne fushate, qe do te gjejne dreqin dhe te birin e korrupsionit, po ja qe nuk na doli gje pas dy vjetesh.

        U be rruga dhe e mbaj mend shume mire qe debati plasi ne ate kohe Rama,Brace, Ruci dhe Kuci nuk lane gje pa thene, Berisha thirri dhe mikun e sotem te Rames Erdogan bashke me Hashimin dhe bene inagurimin e saj.
        Nuk kaloi shume kohe dhe “Bechtel-Enka” fitoi po ashtu tenderin per te lidhur Kukesin me Serbine dhe ky segment kushtoi 1 miliarde dollare, korrupsioni plasi edhe ne anen tjeter te kufirit, por tashme per Bedriun dhe disa “shqiptare te tjere te verber” ajo nuk na ishte me tradheti kombetare, sic akuzohej ne ate kohe Berisha, qe na kishte “dashur ta nxirrte Serbine ne Adriatik”, por fryme e nje “bashkepunimi te madh ballkanik!!!!
        Besoj se i mban mend. Nuk kam qe ne kurre me Berishen dhe as me PD, por hipokriizine e kam alergji, aq me shume kur dalin dhe ca figura, ish-gazetare te Zerit te Popullit si Bedri Islami.

        E pra, kjo pune eshte bere “dridhe Like” nga fryn era. Per matrapazlleqe dhe pehlivanlleqe nuk kemi nevoje, per nje cike moral natyrisht, por po te hidhesh PS dhe deputet e saj 8 vjet neper grevera urie dhe braktisje paralamenti, per lloj-lloj sebepesh dhe paranojash per karrige dhe vete te ndjekesh rrugen e paraardhesit eshte e pamoralshme dhe e shpifur.
        Po keshtu eshte me ju trushpalere. Jeni mesuar te genjeheni, te mashtroheni, t`ju lene me gisht ne goje dhe ne fund te jeni te lumtur dhe te kenaqur ne mocalin e mizerabilitetit, se ato qe thote “idhulli” juaj eshte e pagabueshme.
        Ne fund do ta kerkoni ndihmen tek “nacionalizmi” me cifteli si strehe e fundit per sojin tuaj.
        Dhe kjo vlen per te dyja partite.
        Ju qofshi!

        • Hej…. degjoni o mlet.
          Clausi i madh e gjet:
          – Nacionalizmi i rrezikshem ne Shqiperi,
          Nuk eshte me klarinete e te tjera “rropulli”
          Nacionalzmi Shqiptaromadh na qenka me cifteli.
          Kjo eshte e “bazuar” e “studiuar”
          – Eh… sa meson njeriu nga njezit e “zgjuar”

    • o klysh Klaus rrugen e kombit e filloi PS me k,minister Majkon por ju idjotet i kapni me vonese gjerat,,,,,,,,,rrace e ndyre.

  • E Rama eshte patriot ne rradhe te pare se po kerkon dhe do te beje shtet per Shqiptaret dhe ne kete proces dhe fqinjet po e kuptojne se iku koha kur udheheqesit e ketioj vendi terhiqeshin prej hunde. Zhvillimi i Shqiperise dhe i shoqerise eshte patriotizmi me i madh.
    Nqs ja arrin do te hyje ne histori. Sa per pseudo patriotet si Berisha, nuk ja vlen te merresh kur kujton sa deme i kane bere ketij vendi

  • Jane pikerisht keto shperthimet nacionaliste qe e kane bere Ballkanin te meritoje epitetin “fuci baruti”. Konfliktet e vazhdueshme nacionaliste e kane penguar dhe vazhdojne te pengojne shtetet e Ballkanit qe te ecin perpara drejt zhvillimit ekonomik e shoqeror.

  • Bedri te lutem shkrime qe thurin kulte mos na beje me.Rama ka bere detyren ,per ate pune paguhet dhe paguhet shume mire.Rama sduhet te krahasohet me Berishen por me qeverisjet perendimore se ndryshe i bie me u krahasu si qeverisja komuniste e 80 me vitin 1938. Tani te lutem na sqaro perse i dole ne mbrojtje Ali Ahmetit? Vlersimin qe kemi per shkrimet tua sikur na turbullove.Sipas meje Ahmeti po qeveris me nje kriminel i cili keqtrajtoj ne ekstrem popullsine civile sa per te armatosurit çfar kerkuan gjeten.Provoje dhe beje ate pune ne Gjermani. Prandaj terheqeja e z.Ahmeti nga qeverisja eshte me e pakta qe mund te bente.

    • Derisa pjesa derrmuese e UCK-se Ali Ahmetin po e konsideron tradhetar, shoku Bedri e mbron Aliun sepse qe te dy jane marksiste-leniniste te thekur.

      • Pjesa derrmuese e UÇK-se e rrespekton si gjithmon Ali Ahmetin !
        Edhe jan te vetdijshem se po e ben maksimumin e mundshem ne Maqedoni duke qendru stoikisht perball fashistave sllav e marioneten e tyre Menduh Thaqi .!!!

  • Cdo gje sqarohet me ate,qe Bedriu eshte nje nga kolonet e anadollit,qe e kane ripushtuar kete vend.

    • Ore Vasil!
      Pse i fryn dasive fetare? Te paguajne greket apo serbet per te tilla percarje? Ne se di shkrim e kendim, lexo ndonje faqe nga poezite e Fishtes apo te Pashko Vases se do kulturohesh me shume dhe do kuptosh se feja e shqiptareve eshte shqiptaria e jo percarja fetare. Ne se je i infiltruar nga ata, kot lodhesh; Nuk pjerdhin shqiptaret nga urat e dasuve fetare qe mbillni ju gjakprishurit apo agjentet e sherbimeve te huaja!

      • Ju ´´shqiptaret´´prej Anadolli,qe keni ripushtuar kete vend nuk lodheni se lehuri jo grek apo serb,per te mbuluar mutin me shure.
        Jeni qeliza malinje ne trupin shqiptar te riaktivizuara.

  • Nje analize mediokre e stilit ZP nga hajnoislamiku Bedri , ku ky i fundit deshton me sukses te plote , ne vizatimin shkarravinor te portretit ” patriotiko – nacionalist ” te Edwin K.Rames. Te besosh qe Rama eshte nje nacionalist , madje i vetmi ku nacionalizmi nuk na qenka streha e fundit e horrave , eshte njesoj , si te njohesh per kryredaktor te The Washington Post-it , Kim Jong Un-in e Korese se Veriut… Edhe pse deshtak i hershem ne dashuri , pleiboi i vonuar Bedri ( ky shkodran prej Puke !!!) , ben sikur s’e di qe mes dy te dashurve ka nje paritet ( 50 me 50 ) keshtu na vjen keq se dashnori i vonuar Edwin , nuk ngjit askund ne Kosove , Maqedoni , Mal te Zi , Cameri , apo kudo ne Diaspore!!!…Llaku , apo varaku patriotik , me te cilin e lyen ai vetem Edwin lakuriqit nuk i shkon gjekundi… Na i sollet zorret te gryka me kete malcorhanen Bedri , madje , edhe me keq se me ate ” intelektualin “e shquar Gryka Marian , qe bashke me vellane kane kater klase shkolle !!!!

  • Respekte z.Bedri Islami pèr shkrimin.Nè kètè bote ka edhe nga ata qè kuptojnè mirè por nuk duan te kuptojnè drejte.Ka edhe nga ata qè lexojnè kotè fare dhe bèjnè sikur kuptojnè shumè dhe shkruajnè komente sikur janè nè gjume,tè marrè nga trutè nè shèrbim tè spiunazhit te kohès moderne.Kushdo i neverit.

  • Per ata qe vazhdojne me patriotizmin folklorik: nga autostrada Nish-Prishtine-Durres do perfitojne te gjithe. Sa per dijeni Serbia sot nuk ka problem lidhjen me boten e jashtme. Kjo autostrade e bene kete lidhjen me te lehte dhe ne kete process perfitojne te gjithe, Shqiperia ndoshta me shume. Nga ana strategjike kjo levizje eshte shume levizje e zgjuar e Rames: pasketaj Serbet lidhen dhe varen me shume nga Shqiperia

  • Fjale me mend dhe me vend nga i nderuari Bedri Islami. Aty ku e katandisi Shqiperine Berisha&Co, duhet Jo vetem nacionalizen nga te gjithe shqiptaret e vertete por edhe kohe qe te mund te vijme ne formen e duhur, qe te mund te fitojne ato vlera qe vet I shkateruam duke lundruar ne oqeanin e helmit, duke pare endra ne diell, duke folur per abstraksionin “DEMOKRACI ALLA SHQIPTARESHE” duke ungopur kur vjedhin QEVERITARET, duke u kenaqur kur shikojme bizneset dhe vilat e qeveritareve qe bijne si kerpudhat pas shiut te votave tona. Qeveritaret vrasin ne I votojme perseri dhe u japim fuqi te na vrasin me shume. Tradhetaret shesin shqiptarin ne I themi “burra shteti” ata vjedhin edhe votat e ne I themi “yll ne ngjitje”, ata drejtojne “trafiqe” populli u afrone “ofiqe”…..E me domosdo ne se del dikushe te mbroje interesat kombetare, kufijte, vendin, historine, lirine…..ne amulline e ku jemi katandisur te jetojme, ku te zezes I thone e bardhe, e anasjelltas…ku fashizmit i thone “demokraci”, skllaverise I thone”liri” nuk neglet gje tjeter,pervec se te drejtave tona te mohuara, genocidit te pa pare 100 vjecare, te percare e ne 5 shtete te ndare, ti themi “PAQE”, e zerit te se vertetes ti themi “NACIONALIZEM”…………..Kjo eshte sa e turpeshme po aq edhe e pa kuptueshme, sa sa e dhimbeshme po aq edhe e pafalsheme….

  • Rama eshte politikan i rangut te larte! Shqiperise nuk i behet dem te kete rreth vetes, kufijve shtete te pasur! Por nuk jemi me inferiore si shqiptare!

  • Nje shkrim me mend, si edhe shkrimet e tjera te ketij autori. Te jesh nacionalist per nje komb te vogel nuk eshte turp, thote Xhehavir Spahiu. Ju qe e keni per turp, shkofshi ne dreq.

    • Mark, he vrafsh gomarin!
      Mark, he të vënshin samarin!
      Fort i marrë paske qillue, more zog gomari.
      Ti more shllaks qi s’ke mujt me mësue as shqipen sa ke kënë në Shqipëri, atje në UK si ia ban për anglishten ,more qyqar? Jam i bindur se edhe bukë kërkon me shenja….
      Më mirë kthehu këtu e rri me Jozin, se tash ka kohë boll. Shkoni edhe nga salehi e bëjini shoqëri nganjëherë.

  • Respekte, Zoti Islami! Je i sakte ne te gjitha shkrimet, po ne te njeten kohe je edhe ATDHETAR i Madh.

  • Bravo, Z Bedri, për shkrimin, edi rama s’mund të vepronte, ndryshe lidhur me paktin detar, të dyshes tradhtare , berisha , basha , që i dhuruan gerqise, për të pasur mbështetjen e grekërve, për të qëndruar në pushtet, njësoj si zogu, që mbajti pushtetin me ndihmën e serbëve .edi rama nuk vjen nga provinca si salushi, është qytetar .edi rama me këtë lëvizje të drejtë, duke vënë në plan të parë interesat e vendit, dhe jo interesin tij personal, fiton pikë, në sy të popullit. Dallkauket e kallëpit berisha, basha, nano, meta shpresojë që koha tyre të përfundojë. Ku veç dëme, i kanë sjellë Shqipërisë.

  • Me kujtohet ne nje interviste te Arber Xhaferit,vite me pare per nacionalizmin dhe me eshte fiksuar mire si nje mesim i domosdoshem per kedo,per te qene patriot. Pak a shume ai thoshte se : “nacionalizmi eshte fillimi i ndergjegjsimit te nje kombi,se nga shkalla e ketij ndergjegjsimi shprehen dhe vet vlerat patriotike te nje populli,se pa keto nuk ka liri,pavarsi,nuk ka komb,se niveli i ndergjegjsimit ,tregon edhe vet shkallen e civilizimit dhe te cilesise se nje kombi”.
    B. Islami ,ne analizen e tij eshte mese i qarte per kedo qe e kupton mire politiken shqiptare te ketyre viteve te tranzicionit ne pergjithsi dhe ate te dites ne vecanti.
    Ai duke e vendosur E.Ramen ne pozicionin e nacionalistit,ne fakt nga njera ane e mbron ate,sepse me ne fund doli nje KM ( nga qeverite e deritanishme nuk ekzistonte) qe te flasi me hapur e me qarte,qe eshte dhe zeri i shqiptareve,por nga ana tjeter,gjuha e tij duke qene se vinte ndryshe nga deri me sot,e le zbuluar ate,per ate pjese te opinionit qe nuk e kuptojne,ose dhe sduan ta kuptojne,apo akoma me keq,duan te abuzojne duke shfrytezuar momentin.
    Pikerisht per te mos marre iden e mbrojtjes nga autori,ndaj nje njeriu te pervecem,ne kete rast E.Rames,ngritjes se kultit te tij,eshte e domosdoshme te theksohen ca gjera qe i shoh te arsyeshme dhe qe shkojne pertej te dukshmes.
    E.Rama ,sigurisht ka mbajtur nje qendrim qe politika e sotme,pra politika e dites ,duhet te mbaj,pertej emrit se kush e udheheq ate sot,qe i ka rene te jete pikerisht E. Rama.
    Ai nuk eshte nje politikan i mirfillte edhe pse ben politiken me te mire deri tani ne Shqiperi.
    Sigurisht mungesa e nje shkolle dipllomacije ,e nxjerr pak zbuluar ne raport me frymen e nje dipllomacije perendimore te te berit politike. Por sic kane ardhur kohet per ne shqiptaret e Shqiperine ,me mire dy fjale hapur dhe me dinjitet,se asnje fjale dhe kokulur. Ne kete konteks askush nuk duhet te ndjehet keq ne qendrimet e fundit te KM tone,pasi kushdo qe te ishte ne kete pozicion ne keto momente,prioritet do te ishin pikerisht qendrimet e reja,pragmatizmi yne ne perputhje me politiken gjeostrategjike dhe euroatlantike perendimore,qe thene me shkurt,te njejtat qendrime te E. Rames ndoshta me “aktor” me te mire sesa nje diplomat i ” zoti”,qe per fat te keq edhe pse ka, Shqiperise keta 25 vjet i kane munguar. Prandaj dhe askush nuk ka te drejte,nuk mund te kete moralin e kurajon e te thote sesi duhet te sillet E. Rama,kur ate qe po ben ai,nuk e ka bere askush per shqiptaret,te pakten keta 25 vjet.

  • Mark ujk leshi,,,,cfardo qe te shkruash bemat e zeza te Sali shpellarit nuk I mbulon dot,,,dhe ate qe mund ta meritonte te qenit nacionalist ,,,sepse dha troje Shqipetare ne Greqi duke qene holdup nuk e mbajti dote,,cdo gje qe ka bere Sala po qe dhe nuk ka bere kane qene antikombetare dhe kunder interesave te popullit Shqipetare.

  • Mire ben Bedri,me keto shkrime.Por te frysh Edin,e demton shume ate.Edi nacionalist eshte fundi i botes.Edhe pa keto lloj shkrimesh ai eshte jashte realitetit,ne qiellin e shtate.Do beje me mire qe me shkrimet e tua ta ulesh me kembe ne toke,per rezultatin jo te mire qe do marre ne keto zgjedhje.Para se te bej nacionalizem me te huajt,te bej nacionalizem me ne shqiptaret brenda kufirit,duke respektuar njerezit e ndershem e me mend.Anonimiteti i tije ne profesionin qe ka pasur sduhet ta bej te urrej profesionistet e fushave te ndryshme dhe te promovoje anonim etj.Te besh nacionalistin,duhet te kesh nje shtet te forte,Bedri.Ne fatkeqesisht kemi nje shtet pa br…… Mendoj se keto lloj nacionalizmsh sot jane primitive dhe jo per shoqerit drejte te cilave inspirojme te shkojme

  • Te mos lesh fqinjet tane plehra, te fusin hundet ne Shqiperi, per mua kjo nuk eshte nacionalizem, por nje pergjegjesi politike dhe atdhetare.
    Me fjalen nacionalizem abuzohet, por kur ke nje kryeminister te pergjegjshem, qe se ul koken para fqinjeve, kjo eshte krenari kombetare.
    Krenaria kombetare na ka munguar ne shqiptareve ne 23 vjet, se qeveritaret tane ishin bythlepiresa te te huajve dhe sidomos fqinjeve, ku kishin bizneset e tyre, ne dem te popullit shqiptar.

  • Arra e madhe:Se pari gomar tu baft ai qe ju vesh rrobat ne nadje.Persa i perket vendit se nga jam,nuk jeni i sakt,po pyte nje here gruen e babajt,se ajo e dine.Do jesh ndonje turk i mbetur qysh nga pushtimi turk.Po pse nuk e veni emrin,po vene nje emen vertet te njohur ne Shkoder.Ju nuk dini emrin e babajt tuaj ndoshta,po nuk jeni fajtor se afer jan ken harrdhijat e egra.Nuk ju ka njeri borc ta fyeni,po kush shan edhe e mban kan then heret.

  • O zoti ”claus”, te pyes : cfare te beje me pare Edi ??? Te rregulloje ”vrimat e zeza” te Saliut
    tend apo te verifikoje vjedhjet e financat e Sali-Lul bakabondeve , hajnave e vrasesve ?! Eshte
    veshtire te mposhtet mafia saliste ne nje kohe kaq te shkurter qe ka Edi ne pushtet ….!!!!

  • I madhi B.Islami.Shkrimi juaj si perher shenjester e mire topi per te gjith ata qe duan te ulin nivelin politik-kombetar te EDI RAMES.Kurajua e tij eshte domethense per Gregin,e cila me kohe ka pretendime teritoriale duke bere dhe masakra ne jug dhe Saliu e ka shitur vendin e tij,vetem per te mbrojtur karriken e tij.Gruevski Maqedonas eshte nje PUTIN Nr.2 i botes luftenxitese dhe qendrimi Rames duhej akoma me i ashper si ato te Enverit dikur Greqis-monarkofashiste,qe kerkon te fus hundet ne emrimin e drejtuesve te kuvendit shqipetar,e paprecednt ne bote.Dule ndose iku vet,ju be mire,bile duhet larguar me çdo kusht Janullatos,i cili eshte spiuni nr.1 qe punon me te gjitha forcat per ndryshimin e kufirit ne jug.Pra-shkurt,Rama eshte burre hteti & jo Berisha-hajdut e vrases & Basha -ky yll ne ngjitje se i vodhi votat Rames si kryebashkiak…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *