Masakra e 27 Majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj e ka zanafillën e saj në qytetin e Roterdamit në Holandë aty ku prej vitesh shqiptarët përplasen mes tyre për kontrollit e territorit për trafikun e Drogës dhe Prostitucionit.
A1report ka siguruar dosjen e vrasjes së Ilir Sulkut në Riderkerk, qytezë e cila ndodhet 23 minuta larg Roterdamit. aty ku Sulku ka qenë përgjatë pasdites së 6 Prillit dhe teksa kthehej në Riderkerk u ekzekutua.
Në këtë dosje të përgatitur nga hetuesit hollandez, Sulku rezulton të ketë shkuar në Hollandë ilegalisht në vitin 2010 e për 5 vite të qëndronte në Roterdam e Riderkerk në këto dy qytetet në banesa me qira.
Për vrasjen e Sulkut kanë marrë pjesë dy persona të cilët pasi kanë survejuar lëvizjet e 33-vjeçarit kanë vendosur ta ekzekutojnë në parkingun e pallatit ku shqiptari jetonte me të dashurën e tij të cilën pak çaste para vrasjes e njoftonte në ‘What’s up’ se nuk vonohej dhe po mbërrinte në shtëpi.
Në automjetin BMW të përdorur në vrasje, në të cilin hetuesit kanë gjetur gjurmë të autorëve dhe janë pikërisht këto gjurmë të cilat sipas burime për A1 Report në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të krahasohen me ato të Markeljan e Klevis Doçit dy nipërve të Mentor Lufit “Doçit”, pasi ata dyshohet të jenë autor të mundshëm të kësaj ngjarje.
Të njëjtat Burime sqaruan për A1Report se ditët në vijim pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe një grup hetuesish Holandez të cilët do të krahasojnë provat materiale të sekuestruara në skenën e krimit ku u vra Ilirjan Sulku me ato të sekuestruara nga masakra e 27 majit në Tiranë, ku mbeti i vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.
Përgjatë vitit 2015 vrasja e Sulkut në Holandë nuk është e vetmja pasi 3 muaj para vrasjes së 33 vjeçarit, në Roterdam u vranë dhe dy vëllezër shqiptar përkatësisht Florenc e Klevis Tola për të cilët asokohe media lokale raportoi se gjithçka ndodhi pas konflikteve për pazaret e drogës.

Pune malokesh te pa shkolle,te pa nxene dhe te pa dale.
Dihet perfundimi i atyre qe merev me veprimtari te paligheshme.Urojme qe me kete rast te thellohen kerkimet per te zbuluar edhe te tjere shqiptar qe meren me droge,prostitucionin dhe keta nuk jane pak.
Nuk jane vetem maloke…ne fakt maloket kane namin sepse grupet e verteta te killerve edhe trafikanteve me te rrezikshem(viktima ishte pjese e klaneve jugore) jane nga jugu ne hollande …