Sandër Simoni: Së shpejti në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë

Bledar Lumani

Funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë , si zv/ministra, prefekte  e kryetare bashkish, pritet të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ne nje interviste per Ora News , Simoni deklaron se numeri i çështjeve ka tendeca të rritet pasi të tilla jane edhe rastet që po hetohen aktualisht nga prokuroria për krime të rënda.

Sander Simoni: Nuk janë vetëm shtetas shqiptarë që eksportojnë në këtë mënyrë kriminaliteti, siç jemi mësuar të themi deri tani por janë dhe shtetas të huaj, dhe vendet fqinje kryesisht, të cilët mbi territorin shqiptar importojnë këtë lloj kriminaliteti që është trafikimi i narkotikëve. Politik-bërësit duhet ta shohin me shqetësim këtë të dhënë për të forcuar pikat e kalimit kufitar apo për t’u bërë të ditur vendeve anëtare të Këshillit të Europës që janë dhe shtetasit e tyre që e shohin Shqipërinë si një vend ku mund të bëjnë importim, eksportim apo tranzitim të lëndës narkotike”.

Duke ju referuar statistikave  rezulton se  në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013 , kjo gjykatë ka dhënë 274  vendime  për korrupsion.

Sander Simoni: Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë kopetenca legjislative më tepër për sa i përket kompetencave vendore të gjykimit të një kategorie funksionare. Ne mendojmë që juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë, përsa i përket gjykimit të deputetëve apo ministrave, qoftë për vepra penale të korrupsionit apo për vepra të tjera penale, është diçka e pakuptimtë tashmë.

Ne tryezën e fundit për reformën në drejtësi , Simoni ka propozuar që të  gjitha rastet për gjykimin e zyrtareve të lartë t’i referohen për kompetencë kësaj gjykate. Sipas tij gjykata e larte nuk ka as kapacitetin për t’i shqyrtuar këto raste.

Sander Simoni: “Çështjet më interesante për opinionin apo për pritshmëritë e opinionit janë ato që lidhen me kategorinë e veprave penale për të cilat ne kemi në kompetencë, veçanërisht ato të veprave penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kushtet e sotme, pritshmëria e opinionit më e madhe është për këtë kategori veprash penale të cilat priten që të vijnë në gjykatën tonë”.

Nje numër i madh i çështjeve në gjykim është dhe ai i të pandehurve me shtetësi të huaj. Në vitin e shkuar nga kjo gjykatë janë dënuar 25 persona, ndërsa për 6 muajt e parë të 2015 rezultojnë 12 shtetas të huaj.

Share This Article
8 Comments
  • Pa cuar para Drejtesise Sali Berishen per krimet, vrasjet dhe vjedhjet makaber qe ka kryer ne bashkepunim me kriminelet e tjere pas tij dhe po nuk denuan Like Floririn per ryshfetet makaber te tij me gjithe Fullanet pas tij, deklaratat e Sander Simonit duken vetem si tollombace elektorale te rilindjes socialiste, por duke shikuar si kjo rilindje komuniste e mban kriminelin gjakatar Enver Hoxha si HERO me gjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes dhe kur shikon ministrat e qeverise si shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe kur shikon DRAGOIN e Enverit, Ermal Hoxhen si drejton kokainen kolumbiane te Xibrakes brenda shtepise se Taulant Balles, keto deklarata per luften me drogen dhe krimin ne Shqypni duken si nje komedi socialiste e nje nate vere.

  • Kryeprokurori “uji me kos” ka thene ,qe nga vjeshta e 2013-es ,tre here qe do te behen arrestime dhe denime ne rangjet me te larta,,,por kjo ka rezultuar vetem nje ritual bla ,bla bla-she.
    Sic duket shkoqur kryeprokurori,I legenosur ne ekstrem,ia paska lene stafeten ketij Simonit.
    Te shohim sa shpejt (lajmi as nuk denjon te n’a e thote) do te jape rezultateGjykata e Krimeve te Renda.

  • Ç’e pengon maxhorancen (nese jo Kushtetuta) qe t’ia kaloje edhe gjykimin e veprave penale ne ngarkim te k/ministrave, ministrave apo deputeteve Gjykates se Krimeve te Renda? Apo kjo prek edhe vete ate. Per mendimin tim ketu e shoh shkakun. Nese nuk qendron atehere le te veproje. Edhe Sander Simoni kete ka dash te thote kur e trajton si absurditet, gjykimin e ketyre ceshtjeve nga Gjykata e Larte, kur dihet qe aty gjykatesit, historikisht jane caktuar nga kryeministri i rradhes. perjashtuar heperhe Ramen, qe s’ka mundur edhe per shkak te luftes aspak te denje, midis tij dhe Nishanit!? Mbetet te shohim se cdo te na sjellin ne vjeshte me reformen e shumepritur ne sistemin e drejtesise.

  • Po mjaft me llafe se u bete meteper dhe shume me teper se karagjoze , si nuk ju vjen turp nga nenat tuaja dhe femijet qe po ritni (te pakten mos ju lini veset tuaja).

  • Nuk ka vlere as profesionalizem e mbi te gjitha…cenka gjykimi i drejtesise tani me nje fushate…Ju pyes ..cfare fshihet pas ketij deklarimi te rreme….a thua se sot u njohet me keto dosje …jo ore perfaqsues i “drejtesise”=cdrjtesise, ka 25 vjet qe ju nuk denoni me kriminelin Sali Ram Berishen ..e gjithe ushtrine e tij kriminale…..deri tek perdorimi i mafjes ruse ne kete vend per te vrare ato q don saliu..????
    Mos se nuk genjeni as ish jurista me shume personalizem e te afte te njohin te gjithew veprat penale…qe ju i fshihni para parave e pasurive qe keni vendosur,kam fjalen per gjithe ju qe vendosnipa drejtesin me vendimet e gjykimet tuaja…
    Kerkoj qe drejtesia nderkombetare te hapi dosjet 25 vjecare e te bejne audit se cfare vndimesh andrejtesi kane bere…sot hajduti,vrasesi shitesi e plackitesi i pasurive kombetare,veprat penale e kriminale ne te gjitha aspktet..dalin sheshit….Pse u desh te vendosur k/minister Edi Rama…qe te shpetoje sistemin energjitike nga kolapsi i vjedhjeve e shperdorimeve me dashje nga salim kriminelet e CEZ,si Sali dollapi e Gjergjat qe sot kanditojne per bashkine e Tiranes…Po fal punes ligjore( se ju shikonit qe vidhet energjia elektrike e heshtni e nuk moret objekt gjykimi kete ceshtje coftye edhe me iniciativen tuaj…apo jo zoterri …kur cnohet ceshtja kombetare????Shiko Albana Vokshat qe kane marre Hecat ne pronesi.me cfare parash ,ku i more ,kush ja dha,ai qe i shpalli pronar eshte Sali krimineli…..merrni gjykoni Saliun se dalin te gjithe hajdutet e kriminelet e veprave penale….Jozefinen nuk po e permend se ajo te emeroj ne kete detyre qe ta mbrosh deri ne fund …sa ka edhe per te …hapni dosjet,djathtas e majta…mafjen e pse jo drogen …pse nuk merret i pandehur,a ato qe sot flasin ne emrin e PD …PSE LULEZUAN DROGEN,Lazarat, dogagjine e ne cdo vend ..e bente pasuri saliu ..ku i coj parat droges????apo vrau Shanton…keto merrni…se shikoni ndryshimin se si qeveria Rama cduki e drejtoj para drejtesise keto kriminel,kultivues e tregetues droge…..vetem me keto te merreni …sinqerisht qe populli do tju besonte pse jo edhe do ju vlersonte( se kjo eshte pasqyruar ne filmat si Italian,amerikan etj..) edhe neve do deshgironim ketu..sepse .kur drejtesia bene drejtesi e jo cdrejtesi sepse e blene ne konvertim me para e qe ju keni bere pasuri…merrni leter e lapes e shkruani….si i keni bere pasurite…me cfare parash….????Perfundimisht jeni i pa besueshem se keni ngritur ne sistem padrejtesine e padenueshmerine….pra tregoni vetem perralla si me nastradine….sinqerisht mjerim…;..

  • Tollumbace te zakonshme.
    Dikur dilte Llalla, tani ja paska lene vendin ketij Simonit.
    Ne fakt lexova titullin dhe thashe se çfare ka ndodhur.
    Por ne interviste , nuk kishte asgje nga ato qe thuhen ne titull, por gjera te pergjithshme. Por edhe sikur te nenkuptoheshin ato qe shkruhen ne titull perseri nuk thueht ndonje gje e re, por riciklohet avazi i vjeter i marrjes me sardele, diku-diku ndonje peshk per te thene se gjuetia ecen mbare, ndersa peshkaqenet as qe zihen ne goje fare.
    Ata jane lene dhe do te lihen kushedi per sa kohe deri sa tu vile ngordhja nga perendia qe te bejne kerdiine siç kane bere deri me sot.
    Ne nje fare mynyre jam dakort me cilindo qe thote se po nuk u ndeshkuan megarrufjanet dhe megahajdutet, kriminelet qe kane bere njemije e nje te zeza ndaj ketij vendi dhe na nxijne akoma ekranet dhe mediat e shkruara, as qe duhet te mendohet se do te kete drejtesi, por vetem demagogji qe ka ndryshuar vetem ngjyren e flamurit sipas rrotacionit te psuhtetit.

  • Zyrtare te larte jane dhe kryetaret e komunave dhe inspektoret e pyjeve.Per ata e ka fjalen Simoni.
    Nuk ka faj Simoni se ju nuk e kuptoni

  • Pse shkruan e mburresh me fjale o Simon,,,,,vepro qe te shikojme sa te vlene lekura,,,,nga ato qe lezuam me siper nuk ke per te qullosur gje,,,,me sa duket rilindja nuk ka kellqe per sfera te larta,,,,votat I ka po nuk ka guzim ti perdori,,,dhe ngelemi te ndonje qe lidh telat elektrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *