Meta: Pse vij shpesh? S’është faji im që gjithë rrugët kalojnë nga Vora

Bledar Lumani

Kryeparlamentari Ilir Meta ka zhvilluar sot paradite, një takim me të rinjtë e Vorës.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, se përse është kaq i përkushtuar për fushatën e Vorës.

Më akuzojnë pse vij shpesh në Vorë. Nuk është faji im që të gjitha rrugët kalojnë nga Vora.

Pas 21 qershorit do vij 2 here ne dite ne Vore” u ka thënë të rinjve.

Në seancën e javës së kaluar në Kuvend, Ilir Meta pati një debat të ashpër me Astrit Patozin për Vorën.

Ky i fundit e akuzoi se po ushtron presion ndaj kandidatit të PD-së, Fiqiri Ismaili, duke i bllokuar fabrikën e miellit.

Meta pati debate edhe me Jozefina Topallin për për këtë çështje, të cilën e akuzoi se është ulur para mafias.

Share This Article
5 Comments
  • O Shoku Meta (bashke me baxhanakun tuaj partiak Rama). Besoj se kete shprehje e ke kopjuar nga i famshmi Jaroslav HasheK tek vepra e pavdekshme e tij ” Ushtari i mire Shvejk ” ( nuk kam faj une se te gjithe rruget te cojne ne Bugjejovice ). Ne, shkodranet ne shumicen e rasteve nuk na con rruga per ne Vore sepse kemi edhe alternativa te tjera. Mua, si qytetar me vjen shume mire qe asnje rruge nuk na shpie ne Skrapar. Mendoje vete se c’do te ishte bere atehere. Duhet te kishim marre vize nga ndonje ambasade e huaj per shijuar Cepanin tend, qe as gomari me i mire nuk ka aspak deshire te shkoje atje. Me respekt, me nder jush. Celo Picari

  • Si nuk e kupton qe nuk te ndryshon leku, sado i pasur te behesh do mbetesh po ky qe je,,”Ilir Meta”

  • Vendi qe eshte kthyer ne nje Pazar per LSI, sot paska shume rruge qe te sjelllin ne vore, bota vertitet rreth Vores ne kohe fushatatash ! vora eshte fillimi I infektimit te Tiranes, njesoj sic ka bere me depuetet dhe shtimin e LSI ne rang kombetar ashtu do te beje edhe me Voren ILIR Korupsioni ! Per me shume se nje muaj po ushtrohet dhune verbale ndaj kandidatit te PD !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *