Marramendja është një ndjesi e shpeshtë që prek secilin nga ne gjatë përditshmërisë. Në pjesën dërrmuese të rasteve kjo gjendje kalon vetë, pa marrë kujdes mjekësor. Megjithatë, në raste të caktuara marramendja, ose e njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si sindromi vertiginoz mund të mbartë pasoja të rënda që mund të çojnë në humbje të dëgjimit, probleme me përqendrimi, etj. Mjekja infeksioniste, Ilda Xhelili, trego për “Dita”, se cilat janë format e shfaqjes së vertigos, si dhe rastet në të cilat ky sindrom duhet të marrë kujdes të specializuar mjekësor. Problemet me nervin e dëgjimit dhe veshin e brendshëm, përdorimi pa kritere i medikamenteve të caktuara, si dhe infeksionet bakteriale mund të bëhen shkak për shfaqjen e vertigos, duke rrezikuar edhe kalimin në stad kronik nëse nuk merret ndihma e duhur mjekësore në kontrollimin e faktorëve që çuan në shfaqjen e saj. Mjekja Xhelili tregon se si duhet të kujdesemi për mbajtjen nën kontroll të këtij sindromi, duke u ndalur konkretisht në kujdesin për dietën ushqimore, përdorimin e rekomanduar të barnave, etj.
Si duhet ta kuptojmë sindromin vertiginoz, si dhe cilat janë format e shfaqjes së saj?
Vertigo ose sindromi vertiginoz është ndjesia e rrotullimit, në të cilën individi ndjen sikur çdo gjë rreth tij është duke lëvizur ose rrotulluar. Kjo ndjesi perceptohet edhe kur personi i prekur nga kjo patologji është i shtrirë në krevat, madje në jo pak raste ndjesia e rrotullimit i zgjon nga gjumi. Vertigo mund të jetë akute (e menjëhershme), e perceptuar si një sulm i papritur i ndjesisë së rrotullimit, por mund të ketë edhe karakter kronik (të vazhdueshëm) gjë, e cila ndodh pothuajse çdo ditë dhe në këtë rast është një tregues i sëmundjeve serioze. Ekzistojnë tri lloje të vertigos. E para njihet si vertigo objektive dhe personi e përshkruan si një ndjesi që objektet stacionare në mjedisin përreth janë duke lëvizur ose duke u rrotulluar. Së dyti kemi të bëjmë me vertigo subjektive dhe referohet kur pacienti percepton sikur vetë ai po lëviz edhe pse mund të jetë ulur apo i shtrirë. Ndërsa lloji i tretë është i njohur si një pseudovertigo, një ndjesi intensive e rrotullimit brenda kokës së pacientit.
Kush rrezikon më tepër nga ndjesia e marramendjes?
Sindromi vertiginoz mund të ndodhë në njerëz të të gjitha moshave, por prevalenca (shpeshtësia e këtij sindromi) rritet me moshën dhe është rreth dy apo tre herë më e shpeshtë te gratë sesa te burrat. Ndërsa, si nozologji (lloji i vizitave) përbën rreth 3-4 për qind të vizitave në repartin e urgjencës.
Cilat janë shenjat kryesore klinike të sindromit vertiginoz, kur cilësohen si të dëmshme?
Siç e përmendëm edhe pak më sipër ndjesia kryesore është ajo e lëvizjes apo e rrotullimit të gjithçkaje përreth. Gjithashtu pacienti mund të ketë nauze (ndjesia e të vjellit) ose edhe të vjella,pamundësi për të qëndruar në këmbë ose ulur, vështirësi në ecje, pacienti mund të rrëzohet, vështirësi në të folur, probleme dhe mungesë përqendrimi, vizion i paqartë. Kur episodet e sindromit vertiginoz janë periodike (përsëriten në mënyrë të herëpashershme) shpesh mund të dëmtohet edhe cilësia e jetës. Në këto raste mund të kemi edhe humbje të dëgjimit. Në qoftë se këto simptoma zgjasin për më shumë se një ditë mund të shkaktohen edhe ndryshime degjenerative që prekin ekuilibrin e qëndrimit, në mënyrë të veçantë te pacientët e moshuar. Simptomat e lëvizjes apo të rrotullimit zhvillohen më tepër te personat që vuajnë nga problemet e veshit të mesëm. Zakonisht kjo shoqërohet edhe me nistagmus (një lëvizje e pavullnetshme e syrit në drejtimin e kundërt me atë që i tregohet pacientit për të ndjekur). Zakonisht, në mënyrë tipike episodet e shkurtra të vertigos mund të zgjasin deri në disa minuta, por ato mund të shkojnë edhe me orë apo me ditë (në rastet kronike). Me të ndjerë simptomat e para të kësaj natyre, është e këshillueshme që të kërkohet kujdesi i specializuar mjekësor për të mos lejuar shfaqjen e dëmtimeve të rënduara.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të këtij sindromi?
Sigurisht që shkaku më i shpeshtë janë problemet me veshin e brendshëm, apo edhe me nervin e dëgjimit. Në këtë situatë mund të çojnë gjithashtu edhe infeksionet e ndryshme siç janë infeksionet bakteriale apo virale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Dëmtimet e ndryshme fizike të kokës (thyerjet, apo traumat e ndryshme) mund të çojnë gjithashtu në shfaqjen e sindromit vertiginoz. Në këto raste vertigo fillon brenda disa ditësh deri në një muaj pas lëndimit. Vertigo është pasoja më e zakonshme e traumave të kokës. Po ashtu, përdorimi i preparateve të ndryshme mund të çojnë në këtë situatë. Prandaj ilaçet e ndryshme përdoren vetëm me këshillimin e mjekut në dozat e duhura. Personat që vuajnë nga epilepsia apo edhe migrena janë gjithashtu më të prirur për të zhvilluar vertigo. Po ashtu janë më të ndjeshëm personat që vuajnë nga çrregullimet e enëve të gjakut që furnizojnë trurin.
Si menaxhohet patologjia?
Trajtimi përfundimtar varet nga shkaku themelor që ka shkaktuar vertigon. Prandaj me shfaqjen e episodeve të para është e rëndësishme të paraqiteni te mjeku i familjes, i cili do të japë orientimin e duhur. Këtyre pacientëve u rekomandohen dieta të varfra me kripë për të ulur presionin që shkakton mbajtja e ujit nga kripa në enët e gjakut. E kufizuar duhet të jetë edhe marrja e lëngjeve. Sigurisht me fillimin e medikamenteve specifike nga mjeku specialist (në bazë të sëmundjes bazë, mjeku ORL ose neurolog) situata përmirësohet në mënyrë të ndjeshme. Medikamentet synojnë sipas rastit të mjekojnë infeksionet e ndryshme, të qetësojnë simptomat e të vjellave apo të nauzes, dhimbjen e kokës apo ushqyerjen e qelizave nervore. Në shumë raste kjo mund të largohet edhe pa trajtim. Kjo ndodh zakonisht pas udhëtimeve të shpeshta me avion. Gjatë fluturimit ka ndryshime të presionit të ajrit, të cilat ndikojnë në qendrën tonë të ekuilibrit, në këto raste pas disa ditëve pushim situata kthehet në normalitet. Personave që vuajnë nga vertigo u rekomandohet që të kenë kujdes në lëvizje. Ata nuk duhet të bëjnë lëvizje të vrullshme të kokës dhe të qafës, rrotullime dhe hedhje nga lartësitë. Për sa i përket veprimtarisë fizike u rekomandohet ecje e lehtë apo e shpejtë dhe jo veprimtari e rëndë fizike dhe gjimnastikore.

A ndikon puna para kompjuterit ne rishfaqjen e problemeve te veshit te mesëm (tek nje pacient qe e ka kaluar me pare kete problem) dhe si mund te zgjidhet kur problemi i marrjes se mendeve dhe rrotullimit te objekteve eshte bere kronike , mosha 21 vjeq . Faleminderit
Kam zhurme ne veshin e djathtë mkan thane doktorat te ka ra gjak. Asht e pa mujtun operacioni. Tashti me merren edhe mendet me vjen te vjedha. Kam dhimje koke. Si te veproj
jam nje djal 18 vjec dhe fuaj nga kjo smundje prej n moshen 10 vjecare dhe tashi kam humbur degjimin jam vizituar e hsum klinika me kan then qe i kam te gjitha qelizate veshit te vdekura dhe m duhet t maj aparat degjimi per te gjith jeten kjo me shqetson shum sepse jam shum i ri dhe kjo m ka ber te vuaj dhe ne shkoll tani degjimi im eshte 30 % ju lutem me ndihmoni nese mund ta kuroj kte semundje ! 🙁
E nderuara mjeke un vuej nga ushtima ne vesh veq 20 vite me par por tanime mbyllen dhe dexhimi mesht zvoglue per 70 % ajri nuk kalon jasht dhimbje nuk kam jan te paser ju lutem kshillomeni shka te bej
pershendetje doktoresh e kam qe nje vjet ushtimen n veshin e majt kam perdorur gjithqka dhe nuk me esht ndalur te gjitha organet me kan dalur mir kam bo dhe rezonancen edhe ajo mir ju letem me keshilloni se qfar duhet te bej
Pershendetje .Kam marrje mendsh , ka raste rrezohem , kam veshtiresi ne te ecur .Ka raste kam oshtime ne vesh apo rrahje temthash .Çfare duhet te bej qe te me kaloje ky problem.
Pershendetje doktoresha!Jam 56 vjece jam me marje mendsh,me ka mare anen e djathte te kokes.nuk qendroj dote né kembe dhe veshi i djathte me jepezhurem.Ju lutem cfare me keshilloni
Pershendetje doktoresha.jam 33 vjec.kam marje mendsh ne forme sikur me shtyn njeri.nuk mund ta mbaj ekujlibrin.me duket sikur sme mbajne kembet .smund te ec shum
Kam 8muaj qe pi antidepresiv por skam asnje permiresim.ju lutem cvar me keshilloni.
Pershendetje doktoresha.jam 33 vjec.kam marje mendsh ne forme sikur me shtyn njeri.nuk mund ta mbaj ekujlibrin.me duket sikur sme mbajne kembet .smund te ec shum
Kam 8muaj qe pi antidepresiv por skam asnje permiresim.ju lutem cvar me keshilloni.
Pershendetje un kam pèse vjet se kam marrje mensh cfar me keshilloni ju lutem se jam shum keq kam raste se jam shum mir jam vizituar asigjo skan dhen résultat ilaqet flm
Pershendetje doktoreshe jam nje vajz 23 vjec dhe kam maramendje sikurse me shtyn dikush me vjen se gjithchka reth meje rotullohet me teren syte ndegjoj zhurma ne veshe me teren edhe syte cfar mund te bej
A mund te jape shqetesime edhe ne sy psh vizione te dyfishta semundja e veshit te mesem
Nuk e di a marrin pergjigjie kto komente por desha te pyes doktorreshen para dy ditesh me ka filluar marrja e mendjes isha i shtrir ne krevat qe ne mesnat pata ndjesi te vjelluri dhe akoma vazhdon kjo situat. Pjesen mbrapa te qafa e kam si te mpir Kam perdorur nje ilac betahistin ma rekomandi nje mjek. Desha te pyes a mund ta kem nga veshi i brendshem api nga ndoje problem me qafen?