A e di i ligu që është një i lig?!

redaktor

Arben Duka

 

(Temë për debat)

 

Tani për shumë gjëra,
nuk kam më dyshim:
“Që të jesh i mirë,
nuk kërkon sforcim!”

Vetes si qëllim,
s’ia vë dot njeriu,
sepse mirësia,
të ndodh vetvetiu!

Të mirët i njoh,
mes tyre kam miqtë,
po enigmë për mua,
kanë mbetur të ligjtë!

Veten time shpesh,
e pyes-or mik:
“A e di i ligu,
që është një i lig?!”

A e di që është,
një zemërlugat,
dhe veten e tij,
me ç’metër e mat?!

Nuk dimë si peshon,
as llojin e metrit,
s’dimë në e kupton,
lëndimin e tjetrit?!

Nëse s’kupton veten,
nuk di se ç’të them,
ligësi e tij,
është goxha problem!

Është vërtetë problem,
si zjarri-si thika,
për një që s’kupton,
se po bën të liga!

Kur është thjeshtë i lig,
dhe nuk ka pushtet,
një rrezik i madh,
s’është në të vërtetë!

Po nëse ka ngjitur,
majën e pushtetit,
mund të vijë prej tij,
ditë e kiametit!

E gjithë jeta kthehet,
në një stinë tmerri,
si dikur Neroni,
dhe më pas Hitleri!

Qindra diktatorë,
që koha ka parë,
ligësi e tyre,
i bënte krenarë!

Gjersa nuk po kthehet,
Zoti ynë i ndritshëm,
tregon se të liqtë,
kanë qenë të fuqishëm!

Janë të fuqishëm,
bardhë e kuq e blu,
si në gjithë Botën,
kemi dhe këtu!

Gjersa kemi shkuar,
lumë e për më lumë,
tregon se të liq,
kemi pasur shumë!

Kemi pasur shumë,
sa një Zot e di,
i ligu i të liqve,
është shoku Sali!

Share This Article
6 Comments
  • thashe kur fillova ta lexoj
    sot qenka mire ppppppoeti
    nga Neroni te Hitleri
    epo do dal xhaxhi Enferri 😛
    apo mos kujtonte dhe gjyshe Nexhin ,ate kucedren qe e ka harruar perendia
    jo se jo ,nuk qe e thene ,prape te Saliu vajti
    kendoji Saliut me sa ke fuqi ,se po te mos ishte ai do ngeleshe pa pune
    madje dhe EDveri i rrrrrrrrrrrilindur ,pa pune do ngelej 🙂

  • Cajupi e ka thene prej kohesh:
    “Kur bere derr e arine-
    C`deshe qe bere … Saline?”…

  • Keta e pushtuan Shqiperine qe ne 1985.Shkoja ne redaksine e Zeri Rinise gjeja Besnik Mustafane,Mehmet Elezin,Lisien Bashkurtin,nje tufe me llagabin Bucapapa.Ku ve kembe maloku nuk shkon per qyfyre,shkon per zaptu.Saliu tek konviktet nuk shkoi vetem,shkoi i shpqeruar nnga keta kallauzet.

  • beni!
    je nje njeri shume I talentuar, e ndjen ne ajer se ku popullit I dhemb. ke nje shprehje karakteristike te jugut te shqiperise ku gjej filozofine e popullit dhe mençurine e tije.
    beni te simpatizoj shume per menyren e shprehjes dhe inteligjencen tende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *