Arrestohet ish-zyrtari i hetimit tatimor në Tiranë

Dita

Policia ka arrestuar ish-shefin e Zyrës së Task-Forcës së hetimit tatimor në Tiranë, Kujtim Metaliaj, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

5-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria ka dërguar për ekzekutim vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për “Shpërdorim detyre”.

Metaliaj, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka kryer korrupsion.

Në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar drejtoresha e kontrollit tatimor, Afërdita Hysa, e cila akuzohej për shpërdorim detyre në vlerën 5 milionë euro.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *