Championsi e mban Lorik Canën te Lazio

redaktor

Një fund sezoni i çmendur për Lazion dhe Lorik Canën. Edhe pse nuk luajti asnjë minutë në sfidën përmbyllëse të sezonit, që i siguroi pjesëmarrjën në Champions skuadrës kryeqytetit italian, mbrojtësi 32-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e skuadrës së Piolit në këtë arritje shumë të rëndësishme. “Kjo ishte një çmenduri, e pakta që mund të themi – u shpreh Cana për mediat italiane. “Erdhëm në Napoli për të luajtur gjithçka! Fillimisht ishin shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampioneve, por edhe shumë afër për ta humbur vendin e tretë. Duke pasur parasysh se luanim në transfertë, ndaj një rivali direkt për vendin e tretë, mendoj se e merituam për të përfunduar në podium. Ishte një arritje e madhe për ekipin”.

Momenti i çlirimit erdhi kur i gjithë stoli i Lazios pushtoi fushën pas golit të Onazit, që e çoi rezultatin në 2-3, vetëm 5 minuta para përfundimit të takimit. Për Canën ky ishte një reagim i ligjshëm, pasi presioni ishte shumë i madh. “Në Romë kishim shumë presion për rezultatet e ekipit. Kur punon gjithë vitin dhe merr një kënaqësi të tillë, ky është një lehtësim për të gjithë, për ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë, pra tifozët”, shtoi më tej futbollisti shqiptar.

Ditët e fundit është folur për një mundësi transferimi të kapitenit të Kombëtares shqiptare në Bundesligë, por pjesëmarrja e Lazios në Champions, mund të bëjë që Loriku të qëndrojë në Romë. “Kam edhe një vit kontratë me Lazion. Se ç’është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, unë e di mirë. Pra, për të ardhmen time, do të shohim. Do të diskutoj me drejtuesit e klubit dhe do të marrim një vendim të gjithë së bashku. Jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, e mbyll deklaratën e tij kapiteni kuqezi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *