Shkodër, u gjenden 30 kg kanabis në shtëpi, në kërkim vëllezërit

anazapta

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy vëllezër me banim në fshatin Grudë e Re në Shkodër pasi në banesën e tyre ka gjetur 30 kg kanabis sativa. Gëzim Kolë Kulla, 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër dhe Nosh (Nard) Kolë Kulla, 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër, janë shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre  në fshatin Grude e Re Shkodër u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 30 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa. Policia tha se kontrolli rutinë kishte për qëllim verifikimet nëpër banesa të dyshuara për strehim të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. / Albana Qemali

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *