Përshëndetje DITA! Si lexues i rregullt, lexova artikujt e z.Arben Llalla ku trajtoheshin me shumë vërtetësi lidhjet e kreut të Omonias me asfalinë greke apo S.F.E.V.A. -n, ilustruar dhe me foto, apo replikat me gazetarin “engjëll” V.Papakristo. Kohët e fundit, jugu është pak të thuash han pa porta, ku numërohen dhjetëra raste të provokimeve të fqinjëve jugorë. Terrenin për të tilla “teatro” këtu, ja kanë përgatitur pikërisht Leonidha & Co, të cilët janë pak të thuash bukëshkalë, që duke përfituar nga toleranca jonë dhe nga heshtja qeveritaro-opozitare, kanë zgjatur më shumë dorën dhe kanë trashur më tepër zërin. Por durimi ka një cak dhe fqinjët jugore të tregohen të kujdesshëm në orekset e tyre. Shqiptarët dinë si të mblidhen tok për të ruajtur kufijtë e tyre. Grekët më parë të kenë parasysh çamët dhe Çamërinë që ju mbajnë peng pronat e të parëve, çka nuk i ka hije një shteti anëtar të BE-së. Problemet e kufijve janë mbyllur, ato “i rrëmojnë” koka të nxehta që duhen ndalur si nga grekët ashtu dhe nga ne, sepse fjala vjen mund të ngrihemi e të themi se Janina ka qene pashallëk i Ali Pashës, pra na takon.
“Ëndrrat e gjata” janë të lodhshme, mirë është të mos zgjatësh dorën tek hisja e tjetrit. Sa për shqiptarët në Greqi, ata rrojnë me punën e tyre ashtu si grekët hapin biznese tek ne. Popujt për kete kanë nevojë dhe jo për kufij. Përshëndetje Dita. Ymka, Pogradec.
Leave a Comment
