Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E nderuar DITA! Po bëjmë një pyetje për ata që kanë vesh: A do të kthehen në vendin e vet paratë e vjedhura? Janë vjedhur banka dhe vazhdojnë të vidhen, janë vjedhur edhe banesa private, janë kapur hajdutët edhe janë gjykuar, por në masmedia dëgjojmë se x hajdut që vodhi Bankën e Shtetit u dënua me y vjet burg dhe nuk kemi dëgjuar që këtij hajduti iu sekuestruan paratë në gjithë llogaritë, deri dhe pasuria e paluajtshme, për të plotësuar dëmin. Dënimi me burg më duket jo i nevojshëm pasi hajduti përveç që vodhi djersën e popullit, do të vazhdojë të ushqehet, të shikojë filma, të luajë me kompjuter. Mendoj që masa kryesore të jetë zhdëmtimi e pastaj të pajiset me një çertifikatë hajdutërie, t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë të caktuar dhe të paraqitet në zyrat e punësimit për të kërkuar punë. Ndoshta kjo pyetje ka nevojë për debat, për të ndryshuar kodin penal dhe kodin e procedurës penale, në kuadrin e reformës në drejtësi, për të cilën është premtuar shumë, por është bërë pak për të mos thënë aspak. Të fala, Spiro nga Korça.
