Helmut Kohl, nën “kujdes intensiv”

redaktor
23.1.1987 Pressekonferenzen der Parteivorsitzenden bzw. Kanzlerkanditaten zum Abschluß des Bundestagswahlkampfes - im Saal der Bundespressekonferenz.

Ish-Kancelari gjerman dhe arkitekti i ribashkimit të RFGJ-së me RDGJ-në, Helmut Kohl, ndodhet në gjendje tepër të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal të zorrëve.

Lajmi bëhet i ditur nga raportime të medias gjermane, sipas të cilave konservatori 85-vjeçar është i shtruar në klinikën e Heidelbergut. Edhe pse klinika është bërë e ditur nga “Der Spiegel”, asnjë koment zyrtar nuk është bërë qoftë nga bluzat e bardha, ashtu dhe nga zyra e ish-Kancelarit.

I mbiquajtur shpesh si “babai i ribashkimit” të Gjermanisë ka qenë Kancelari më jetëgjatë i këtij vendi, përfshi edhe periudhën e fundit paqësor të Luftës së Ftohtë; më konkretisht prej vitit 1982 deri në 1998.

“Der Spiegel” e ka përshkruar gjendjen e tij si tepër “kritike”, duke cituar burime pranë ish-Kancelarit. Ndërsa sipas revistës “Bunte”, Kohl ka qenë i pavetëdijshëm prej një kohe të gjatë, që pas ndërhyrjes kirurgjikale. Revista gjermane bën të ditur se ai i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje në legen gjatë muajit maj dhe i është dashur të shtrohet në një qendër rehabilitimi këtë muaj.

Share This Article
3 Comments
  • Po ky i vdekur i pa mbuluar ishte!
    Pushteti 16 vjecar si kancelar i dha merite per politikat konservative,natyrisht triumfon kur bota esht ne ndryshimet qe pasuan sistemin komunist kur produktet behen me te kerkuara nga vendet e pa zhvilluara!

  • …artitekt…?…hahahahahaha…!…ka qene ne nje Hotel ne Varshave dhe ky fshatar nga Ogersheimi nuk dinte gje me dt 3 tetor 1989…e renoi ekonomine gjermane ne 16 vite…njeriu qe nuk dinte nje gjuhe te huaj , dhe gjithe njerrezit e zgjuar te CDU -se i shkaterroi…!…pse vari vehten gruaja e Tije…Honolore…?…se shkonte me sekretaren e vete me te cilen me vone u martua…! ..Angela e perzuri si ” qene te lagur” nga CDU – ja ndaj fitoi….

    • Anxhela ishte nxensja e helmutit pavarsisht gjuhve te huaja ai ish nje nder ata qe beri qe gjermania te bashkohej ish pikerisht ai qe pranoj 3200 shqiptaret e pare ne perendim ne sketeren ekonomike qe ndodhej shqipria pikerisht ai qe i dha ritme zhvillimi ekonomis se tij qe i kanosej kriza ne vitet 88!
      Jeta private e tij esht nje problem familjar por edhe politik ku djali e martoj ne turqi dhe gruaja e tij ish teper konservative ekstreme kur behej fjala per martesa te tilla?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *