Reagon Bashkia: Edhe Basha ka të drejtë të bëjë shtesë kati

Dita

Në orët e vona të mbrëmjes ka reaguar edhe zyra e shtypit e Bashkisë e cila ka pranuar lejen e firmosur nga Basha, i cili jep pëlqimin që të shtojë për vete një kat në pallatin ku ka apartamentin.

“Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij. Mashtrimet  bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin e mirëqenies personale nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderat për familjarët, vila e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje. Gënjeshtrat dhe mashtrimi janë të vetmet produkte false dhe të shtirura, si vetë kandidati i frustruar i mirëqenies personale”, thuhet në reagim.

Bashkia e konsideron këtë akuzë të Veliajt si një akt të pashpresë dëshpërimi. “Praktika në fjalë është publike, transparente dhe është kryer në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale.  Afati i kësaj praktike të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014”, thuhet më tej.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *