Policia holandeze ka gjetur gjurmë që provojnë se vëllezërit Klevis e Markeljan Doçi, janë autorë të vrasjes së Durim Sulkut në Roterdam.
Mësohet se policia holandeze ka gjetur shenja gishtërinjsh të tyre, në makinën që është përdorur për vrasjen e Sulkut.
Sipas policisë, Klevisi ka qenë drejtues i mjetit me të cilin është kryer vrasja, ndërsa Markeljani ka qenë pasagjer.
Mësohet se dy vëllezërit e kanë siguruar makinën në Belgjikë dhe për një javë e kanë ndjekur Sulkun në Holandë.
Kjo është pohuar edhe nga vetë vëllezërit Doçi.
Vrasja e Durim Sulkut shkaktoi edhe vrasjen e trefishtë të ndodhur një javë më parë në Tiranë.
