Plagoset para shtëpisë 24-vjeçari

redaktor

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Rubik. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 24-vjeçari Bardhok Gega është qëlluar me disa plumba pranë banesës së tij.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që po punon edhe për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të krimit, deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë 24-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është tepër e rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *