Shumaker, çmenden paparacët, me dronë mbi vilën e tij

Dita

Gjuetia për foton që do të bënte xhiron e botës, nuk ndalet. Paparacët po provojnë gjithçka për t’ia dalë të “kapin” Majkëllin gjatë fazës së tij të gjatë rehabilituese. Familja e tij ka ndërtuar kohët e fundit rrjeta mbrojtëse me madhësinë e vilës, duke përfshirë deri të gjitha dyert dhe dritaret, por rreziku më i madh vjen nga qielli.

Sipas gazetës zvicerane ‘Blick’, janë gjithnjë e më të shumtë në numër dronët që fluturojnë në zonën ku Shumi mund të qëndrojë në orët kur del jashtë vilës për të marrë ajër të pastër.

Shpresat, që ato orë të shtohen sa më shumë, ekzistojnë, sikundër dhe shpresat e paparacëve në kërkim të “scoop”-it për t’i treguar gjithë botës të paktën një foto të ish-pilotit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *