Udhëzimi i Tahirit: Vizitat mjekësore që duhet të bëjnë poseduesit e armëve

Dita
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se personat qe mbajne dhe tregtojne lende eksplozive ne menyre te jashteligjshme dhe per qellime kriminale, do te denohen nga 15 deri ne 20 vjet burg.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nxjerrë një udhëzim të veçantë që përcakton qartë kriteret dhe vizitat mjekësore që duhet të bëjnë të gjitha ata qytetarë të cilët lejohen që të mbajnë armë me vete.

“Dita” mëson se ministri ka përcaktuar llojet e vizitave dhe përmbajtjen e raportit mjekësor për veprimtaritë me armët. Kështu, subjekti fizik që kërkon autorizim apo licencë për veprimtari të lejuara me armët është i detyruar të bëjë kontrollin mjekësor, për aftësitë fizike e mendore të tij, si dhe të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Kontrolli mjekësor do të bëhet pranë qendrave shëndetësore lokale kompetente për territorin, bazuar në analizat dhe kontrollet mjekësore të specialistëve, të pasqyruara në certifikatën e anamnezisë, sipas formularit që zotërojnë qendrat shëndetësore.

Për kryerjen e kontrollit mjekësor kryesisht synohet në përcaktimin e gjendjes fizikomendore nëpërmjet vizitave te: – mjeku okulist; – mjeku otorinolaringolog; – mjeku neurolog; – mjeku psikiatër; – mjeku patolog; – vizitat te mjeku kryhen pas bërjes së analizave të përcaktuara në certifikatën e anamnezisë. Certifikata e anamnezisë merret në qendrën shëndetësore në juridiksionin e vendbanimit, pas kërkesës që i bëhet mjekut të familjes.

Pas përfundimit të analizave dhe vizitave mjekësore të pasqyruara në certifikatën e anamnezisë, subjekti fizik i nënshtrohet kontrollit të komisionit mjekësor për marrjen e raportit përkatës. Me këtë udhëzim do të të njihet personeli i shërbimit mjekësor në vend, personeli i policisë, si dhe gjithë subjektet e interesuara për veprimtari të lejuara me armët.

Share This Article
3 Comments
  • Nuk po na karkatiset me per sukseset ky ministri inatci. Ore po me ate rrugacin qe te ka sinjalizuar Bracja cfare ke nder mend te besh?

  • Specialisteve te Tahirit dhe vete Tahirit i paska pjerdhur truri, keto lloje rraportesh mjeksore nuk kerkohen per deputetet qe jane ne parlamet dhe per ata qe kane kryer krime te renda dhe kerkohen per nje qytetar qe kerkon te bleje nje arme gjahu.
    Cilit shtet te botes i jeni referuar me keto lloj dokumentesh qe kerkohen ne udhezimin e ministrit?
    Dy gjera jane ketu ose duan t’ju heqin armet personave te caktuar ose kerkojne qe institucione te caktuara me letrat qe do behen te mbledhin lek(taksa) te reja per shtetasit shqiptar.
    O Tahir dhe ju o specialiste edhe diktatura qe kaloje nuk kishte rregulla te tilla, me duket se te semure psikik jeni ju dhe jo shtetasit shqiptar!
    Po ju more zoti Tahiri keto vizita mjeksore nuk i beni as per policet qe vishni per here te pare apo edhe oficerat tuaj.
    Eshte nje udhezim i sforcuar, madje do te thosha i deshtuar, kerkoni te rropatni shqiptaret.Ju more minister dhe ju o specialista keni mbi 50% te armeve te rrembyera nga depot e ushtrise ne duart e popullit dhe kerkoni keto rregulla per nje qytatar te thjeshte !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *