Reagon MAS: Pseudo­mësuesi do të marrë dënimin e merituar

Dita

Ministria e Arsimit dhe Sportit në një reagim të saj drejtuar mediave ka dënuar rëndë aktin e ndodhur në shkollën 9 -­vjeçare në Kryekuq të Lushnjes, ku një mësues u arrestua nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me nxënësen e tij të mitur.

MAS ka deklaruar se pseudo­mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, ndërsa theksoi se ky ministria nuk ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Sportit pohoi se ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, kërkon nga gjithë opinioni publik denoncimin e çdo akti të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.”, citohet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *