Që nga vitit 2008, kur filloi kriza financiare botërore, Bashkimi Europian është përballur me një seri krizash: Kriza greke, gjithnjë e më e madhe; revanshi rus në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve në Mesdhe. Janë kriza që kanë vënë në provë aftësitë e autoriteteve dhe institucioneve të BE-së dhe kanë marrë një reagim të dobët të Europës.
Joefikasiteti i institucioneve dhe strukturave kundër kërcënimeve aktuale po vë në rrezik legjitimitetin e BE-së, sepse qytetarët e Evropës po kërkojnë zgjidhje të cilat në mënyrë të dukshme nuk mundet – dhe pjesërisht- nuk do t’i japë. Ndaj vjen dhe erozioni i mbështetjes së BE-së në elektoratet e shteteve të saj anëtare. Ritmi i këtij erozioni mund të përshpejtohet në dy vitet e ardhshme.
Duket e sigurt se në vitin 2016 në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohet një referendum mbi qëndrim e saj në BE dhe një parti e ekstremit të majtë, e vendosur ashtu si në Greqi që të shmangë masat e rrepta të reformës ekonomike, mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Spanjë.
Rezultatet mund të jenë pozitive, nëse Britania mbetet në BE dhe Spanja do të zgjedhë status quo-në, ose një ide ndryshimi shumë më të moderuar se ajo e qeverisë së Syrizas, por ndryshimi më i keq për të ardhmen e BE-së që duket gjithnjë e më i mundshëm, është dalja e Greqisë nga zona euro, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe një rezultat zgjedhjesh në Spanjë të ngjashëm me atë të Greqisë.
Nëse kjo stuhi e madhe bëhet realitet, vetë ekzistenca e BE-së do të jetë në dyshim. Të gjitha forcat euroskeptike dhe nacionaliste të shteteve anëtare do të përpiqeshin që të bënin që tërheqja e vendeve të tyre nga BE-ja të ishte çështja themelore e debatit politik të brendshëm dhe i fushatave elektorale. Me fjalë të tjera, gati 60 vjetët e integrimit evropian do të shkonin dëm.
Evropa nuk duhet domosdoshmërisht të ndjekë atë rrugë. Dhe rezultatet e kombinuara të Greqisë dhe Britanisë së Madhe janë ndoshta rreziku më i madh, me të cilin Europa është përballur që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Përveç kësaj, kriza e brendshme në Europë po zhvillohet në një mjedis gjeopolitik të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm.
Edhe pse kërcënimet e jashtme mund të forcojnë bashkëpunimin strategjik midis shteteve anëtare, ato mund të mos jenë të mjaftueshme për ta ruajtur atë të paprekur, veçanërisht në qoftë se Rusia mbetet e përkushtuar për të ndarë Europën duke rritur forcat e saj nacionaliste, euroskeptike dhe ksenofobike.
Për të parandaluar që BE-ja të copëtohet, do të duhet mbi të gjitha një zgjidhje strategjike e krizës greke. Greqia ka nevojë për të holla, të realizojë reforma në mënyrë të shpejtë dhe të mbetet brenda eurozonës. Athina, Brukseli dhe Berlini nuk mund ta pranojnë Greqinë si një shtet dhe një ekonomi të dështuar. Loja e vazhdueshme e pokerit mes qeverisë greke dhe trojkës dëmton të gjitha palët e interesuara dhe Evropën më shumë se çdo tjetër. Ajo mund të përfundojë vetëm me një plan të ri shpëtimi për Greqinë, ose një fatkeqësi për Bashkimin.
Nëse evitohet dalja e Greqisë (që duhet të jetë prioritet i lartë i BE-së), kërcënimi që vjen nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar do të ishte shumë më pak i frikshëm, pasi në këtë rast rreziqet shpërndahen në mënyrë shumë më uniforme. Në fakt, rreziqet janë më të larta për kryeministrin britanik, David Cameron, për shkak se është pothuajse e sigurt që Skocia nuk do të pranojë atë dalje, gjë që do të rrezikonte të ardhmen e Britanisë së Madhe.
Edhe pse Cameron ndodhet në gropën që vetë ai e hapi, BE-ja duhet të tregojë një farë fleksibiliteti në negociatat e saj me Britaninë lidhur me çështjet që nuk kanë të bëjnë me parimet e saj themelore. Nëse, përveç se përballon me efikasitet rreziqet e daljes së Greqisë dhe Britanisë së Madhe, BE-ja mund të forcojë unitetin dhe vendosmërinë për të trajtuar krizën në Ukrainë e saj, atëherë do të ketë arritur të shmangë kërcënimet aktuale që peshojnë për qëndrueshmërinë e saj.
Në fakt, ajo mund të dalë edhe më e fortë. Kjo nuk është hipoteza më e mundshme aktualisht, por mund të bëhet e tillë nëse Evropa arrin në përfundimin, se duhen shmangur pasojat e dështimit me pothuajse çdo kusht.
Joschka Fischer, ministri i Jashtëm dhe zëvendës/Kancelar i Gjermanisë 1998-2005. Ka qenë kreu i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë për pothuajse 20 vjet.
/DITA

Joshka Fisheri nga Allemania dhe qendrimet e shtypit mbi fenomenin EU,po behen nje melodrame,ose si ato telenovelat Turke,A.Latine api Indiane,qe ja lene vendin njera tjetres.
EU ose Klubi i Hajduteve,eshte krijuar qe para 70 viteve,dhe do plotesoje ciklin e vet te pseudo-kundershtimeve,pastaj do kalohet ne bashkimin e Azise,A.Latine dhe vendeve Arabe,ketu mbyllet cikli i NRWO.
Krizat e Renda ,
jane mjeti me i mire per te ndemare
qe kambet
te leshojne Sovranitetet kombetare
Sepse kur eshte nje Krize e Vazhdueshme
perhapet çmimi Psikologjik
qe Refermat mos te behen E tejkalon ate qe reformat te behen,
Mario Monti ,
Dhe per Morio Montin te besh Reforma
do te thote Gjithmone
te Leshosh pjese nga Sovraniteti Kombetar .
BCE THOTE :
O mbeshtesni Morio Montin
ose ne nuk blejme Titoli italiani .
”’ Se ju nuk mbeshtesni Morio Montin ,
ne nuk blejme titolit Tuaj , [[ eSHTE TROJKA qe e thote ]]
dhe per dy muaj italia shkon ne falliment. ”
Ky eshte nje projekt i lindur ne vitin 1992 ,
me qellimin te TRANSFEROSH FUQINE E SHTETEVE
TEK TREGU NEO LIBERAL . .
Njeriu eshte nje pecie e çmendur :
Nderon nje ZOT te pe dukshem
dhe shkateron NATYREN e dukshme
Pa kuptuar qe Natyren qe po shkateron
eshte zOTI QE DUHET TE NDEROJE .
Kapitalizemi Egoist po na Kthen ne skllever .[[ Shume vone , JEMI SKLLEVER ]]
Me 9 qershor behet
manifestimi Kundra bankave qendrore BOTERORE .
NE MOMENTIN kur keto banka munde
te stampojne triliona dollar nga LETRAT ,
DHE KUR varferia behet qarte nje Krim
dhe kur çdo problem social behet problem
per POLITIKANET
PER mungese Fondesh
dhe Kjo duket Qarte per ate qe ESHTE :
Nje genjeshter Kolosale , qe gozhdon
bashkepunimin e tyre tek Sistemi Bankar .
Pra ka ardhur koha te nisemi drejt
Bankave qendrore ,
drejt sistemit finanziar
e atij te krijimit te Monetes
Duke drejtuar Gishtin drejt PESHKAQENEVE TE PAMESHIRSHEM
Se sa te humbasim Kohe me KUKULLAT E RRADHES
NE POLITIKAT TONA [[ Edi , saliu ….. Meta ..]]
Kjo proteste te jete nje Mesazh i forte ,
per FUQIN QE NA KOMANDON
DUKE u thene qe loja e tyre e qelbur
mbi Lekuren tone te perfundoje
Ballist ne Albanistan kuptohet qe pereceptume te tilla nuk imagjinohen,jo te mendohen apo me keq te zhvillohen.
Kur nje 100€ ne kartemonedhe vleren e saj reale e ka disa cent(0.10 cent thuhet),dhe jepet me vleren e saj 100% kuptohet hendeku i mashtrimit.
Po thuaj qe jane dhe disa organizata te tjera anti-iluminat te cilat po japin efektin e tyre,nqs ke ndonje info eshte levizja anti-Sars,ku aty filloi frenimi i tyre,nejse,Tung.