Rama: Dixhitalizim sistemit të shërbimeve publike

redaktor

Kryeministri Edi Rama, në seancën parlamentare të së enjtes, ka folur për projektin e investimit në sektorin e shërbimeve publike, i cili sipas tij, do të transformohet tërësisht, duke u dhënë lehtësi qytetarëve.

Rama ka bërë me dije se, përmes financimeve nga institucionet ndërkombëtare do të realizohet dixhitalizimi i këtij sistemi, që sipas tij, do të eleminojë përgjithmonë korrupsionin.

“Ne arritëm në një kohë të shkurtër, me një propozim bindës, të përfshijmë Bankën Botërore dhe BE-në në një projekt inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike, duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe një dëshpërim të madh. Ky projekt do të jetë model edhe për shumë shërbime të tjera që do të përfshihen në këtë transformim. Shërbimet publike në shqipëri do të kenë një projekt të informatizuar, të dixhitalizuar dhe kjo do të jetë një ngrehinë e re ku do të kryhen të gjitha shërbimet për qytetarët”, ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, Rama u është përgjigjur edhe akuzave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha për vendosjen e personave të inkriminuar në institucione.

Share This Article
1 Comment
  • Nese ka ndonje vend ne bote qe do te hasesh me injorancen e ngritur ne sistem Z EDI ,
    eshte Shqiperia.
    Ne te gjitha institucionet e ketij shteti , ata qe paguhen me parate e ketij populli , jo vetem qe nuk kane rrespekt , por e perbuzin nevojtarin qe kerkon sqarim per problemet e jetes se perditeshme .
    Nese teknologjia do te zevendesoje ijnorancen dhe ARROGANCEN e ketyre majmuneve qe kane zene vnde pune ne shtet dhe kudo ndihesh i poshteruar .
    Dhe kjo ndodh vetem tek ne .
    Kuptohet se ka edhe njeres me dinjitet dhe te kulturuar .
    Une mendoj qe ne pritje dhe zgjidhje te te gjitha problemeve te mbahen evidencaTE SAKTA kush erdhi …kushe priti ..kush do e zgjidhi problemin …afati kohor dhe ne fund FIRMA E ZBATUESIT.Dhe penaliteti nese abuzon me kohen e zgjidhjes .
    Dhe e dyta ne keto poste te vendosen njeres te “pjekur” si psikologw njeres me aftesi te kufizuara ,gra e burra mbi moshen e punes se lodheshme fizike dhe jo çupka e çupka…..qe
    duhet te provohen ne pune me te renda per te nxjerre buken….kur edhe nuk e kane as arsimin dhe as beugrandin e nevojshem per pritje te popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *