Kur Presidenti dhe Kryeministri janë thikë më thikë…

redaktor

Arben Duka

 

Dhe një nga arsyet,
që s’ecën vatani,
është se s’shkojnë mirë,
Rama dhe Nishani!

Nishani s’ka qenë,
hiç i kamufluar,
ai qeverinë,
haptas ka bllokuar!

Presidenti ynë,
s’është dhe aq honor,
ka bërë kundra Ramës,
ç’ka pasur në dorë!

Kur them “kundra Ramës”,
kuptoj qeverinë,
që shumë pak akses,
ka mbi drejtësinë!

Në fakt është Nishani,
mbetje e Saliut,
që ka bërë lojën,
e maces dhe miut!

Përpara dy vjetësh,
kur ra xha Saliu,
duhet të dorëhiqej,
dhe mustaqelliu!

Se ajo që quhet,
mburojë politike,
për Nishanin ra,
në gjendje kritike!

Meqë Bujua qe,
thjeshtë një partiak,
me gjendjen e re,
s’u përshtat aspak!

Bujua i tha vetes:
“Mbahu-mos lëviz!”,
s’e bëri dot gjestin,
e shokut Ramiz!

Pasuesi direkt,
i shokut Enver,
shumë më lart se Bujua,
qe si karakter!

Kurrë-ndonjë impuls,
vendit s’i ka dhënë,
veç për kompetencat,
në merak ka qenë!

Ka frikë mos ja marri,
ato qeveria,
ç’i do kompetencat,
o Nishan mavria?!

Ç’i do kompetencat,
s’të pyes veç unë,
kur i përdor-vetëm,
për të prishur punë!

Dhe dy kryesorët,
sot në politikë,
si i thonë fjalës,
janë thikë më thikë!

Kur Dy Kryesorët,
dot nuk merren vesh,
kuptohet që poshtë,
gjendja shkon për lesh!

Kur Dy Kryesorët,
shkojnë për ibret,
si mund të kërkojnë,
tek ne unitet?!

Parvjet dhe Nishanin,
Qershori përmbysi,
po ai nuk iku,
si dikur Ramizi!

Edhe pse Nishani,
duket ashtu kot,
po s’iku ai,
vendi s’ecën dot!

Sa të jetë Nishani,
aty ku bën hije,
këtu s’bëhet kurrë,
Reformë Drejtësie!

Si rregull Nishani,
është figurë e parë,
po unë them se është,
një anti shqiptar!

Share This Article
1 Comment
  • Nuk eshte vetem, nje gjys i paralizuar,por edhe paralitik i plote i reformes ne drejtesi.Ate sepaten me bisht tek kinostudio,Rama e ka lene te ndryshket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *