VIDEO: Deputeti dhe gjykatësi, në butik luksi pas udhëtimit në Florida

redaktor

Një korrespodent i gazetës DITA ka filmuar pak kohë më parë deputetin Dashamir Tahiri dhe gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

Tahiri dhe Imeraj janë filmuar bashkë në aeroportin e Romës duke bërë shoping në një nga butiket e luksit, Ermenegildo Zegna, i njohur për çmimet e kripura.

Dy burrat që përfaqësojnë dy pushtete në Shqipëri shihet të hyjnë në butik dhe të angazhojnë më shumë se një punonjëse me kërkesat e tyre.

DITA ka mësuar se deputeti dhe gjykatësi ktheheshin nga një udhëtim i përbashkët në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deputetët dhe gjykatësit përmenden shpesh për fundjava jashtë vendit, pushime të shtrenjta dhe shpenzime përtej atij niveli që sugjerojnë të ardhurat e tyre zyrtare.

Shpesh ata udhëtojnë edhe bashkë, duke i dhënë kështu një përgjigje pohuese dyshimeve që kur vjen fjala tek këto kategori, njëra dorë lan tjetrën, të dyja fytyrën. /DITA

 

 

 

Share This Article
23 Comments
  • Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju zuri dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj, rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;
    hani, pini e rrëmbeni, është bot’e maskarenjve;
    Veten quheni përhera luftëtarw e patriotw,
    në ka Zot dhe do duroj’, posht ky Zot, ky palo Zot!

    Eeej, kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi ku përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell dhe zë e leh!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Po a dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, ësht’ i kombit arbwror?
    Wsht’ i syrit lot-mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

  • NUK ESHTE CUDI DHE GJE E RE PER SHQIPTARET, DEPUTET ME BISNESE TE NDRYSHME TE PA KONTROLLUAR PREJARDHJEN E KETYRE BISNESEVE ,GJYQTAR ME RROG SHTETI ME VILA BISNESE E LLOGARI BANKARE QE NUK I KONTROLLON ASKUSH, DERISA SHQIPTARET TE RRINE NEPER KAFENE DHE DALIN NEPER MITINGJE SI TIFOZA SPORTI KJO GJENDJE DO JETE PER SHUME E SHUM VITE,, ME VJE KEQ PER BREZIN E RI QE PO RRITET ME TE NJEJTEN FRYME DHE ME KETE MENTALITET ,, POLITIKA NE SHQIPERI SHIKOHET SI MJET PERFITIMI PER ,TOKA,PRONA,LEJE. NDERTIMI, TRAFIQE,VENDE PUNE ME DIPLLOMA TE BLERA, BISNESE PA TAKSA, MILIITANT QE JU PREMTOHEN FAVORE TE NDRYSHME,,

    • I skamur te mos jete, por jo i kamur me korrupsion , pa dinjitet. Te beje drejtesi dhe jo te marre ryshfete apo te fale shpirtin per te nxjerre L.Bashen te ‘pafajshem’ per rrugen e kombit

  • predator je poet I vertete. Do kisha deshire t’i lexoja poezite e tua. Shqiperia do edhe nje shekull te vije ne vete, me keqardhje.

  • ky besniku eshte i perkedheluri i presidenteve.
    ka nja 17 vjet gjykates here ne kushtetuese here ne gjykaten e larte
    gjykoi dhe Gerdecin ky
    duke qene qe e gjykoi fort dhe drejte, i takon me ble nje pale kepuce 1100 euro te Zegna

  • jane shoke ca te keqe ka.
    njeri biznesmen tjettri shok i biznesmenit
    te mos behemi te ngushte
    tek t gjithe le t pikoj nga pak

    • Kete mentalitet ka ky popull dhe kete mentalitet kane bijte e tij qe e udheheqin, jane mesuar vetem me bakshishe, korrupsion dhe pandershmeri, cdo hall duan ta zgjidhin me rruge te padrejta, sepse kerkojne me pas ate qe nuk i takon.

      • Ne shqiptaret jemi kriminele dhe poshtersia eshte fytyra jone e vertete.
        Lexoni cfare thote ky komentuesi me lart” C te keqe ka thote.
        Po merre rrogen e ketij gjykatesit dhe beji llogarite.
        Po merre analizoje pse nje analfabet behet deputet e biznesmen dhe pse nje qe ben biznesin e barnave si Shpetim Idrizi shkojne i japin DRejtorine e Kontrollit te Baranve.
        Edhe keta politikane jane vetem e vetem shqiptare.
        Lufta kunder korrupsionit behet me ligje, e ligjet duhet te dini ti beni? Kerkoni ndihme nga Europa e Amerika, e çfare eshte Europa e Amerika? Kane specialiste me te mire ata se ka pas shqiperia ne 1990? I gjithe ligjislacioni themeltar shqiptar duhet ndryshuar. Duhet bere kushtetute e re, bere ligji elektoral, ligji mbi partite politike etj etj. Sa i perket deklarimit te te ardhurave duhet bere ligji i ri
        Eshte e thjeshte zgjidh ose ligjin europian, ose ligjin e PPSH. Ne Europe jane te gjithe qytetaret pa perjashtim qe deklarojne te ardhurat dhe behet kryqezimi i te dhenave te ardhura te deklaruara dhe prona etj etj. Se nuk te pelqen Europa bej siç bente PPSH qe ne fund te dhjetorit bente rregjistrimin e pasurise shtepi per shtepi. Te shkruante sa karrige ke, sa lope, sa divane, sa krevate, sa shtepia etj etj e njejta gje ka pas ndodhe edhe ne kohen e Zogut qe edhe sa keca ke e rregjistronte. Ka edhe ligje te tjera qe duhen bere per ta kuadruar ne menyre te tille sa, as ne mendje mos ti shkoje kujt te beje korrupsion pa larguar asnje nga puna.
        Me pas do te beja nje ligj per te amnistuar te gjithe te korruptuarit duke e kufizuar vetem me sekuestrim pasurie dhe ndalimin per te bere pune publike e tendera publike.

  • Një në tre gjyqtarë shqiptarë pranon se ka marrë ryshfet për çështjet që ka gjykuar”. E pohojnë dhe e pranojnë dhe vetë gjykatësit. Ata janë pyetur në kushtet e anonimatit në një sondazh të financuar nga Britania e Madhe. Shifra reale padyshim është shumë më e madhe. E vërteton një gjë të tillë mospërputhja e frikshme e standardit të jetesës së gjykatësve, krahasuar me të ardhurat që marrin zyrtarisht. Deri diku një gjë e tillë është e provuar edhe në vetwdeklarimet e tyre në ILDKP, por të pahetuara pothuaj në asnjë rast për të nxjerrë fajtorë. “Dhuratat” milionere nga të afërm të varfër, shtëpi e vila, pushime luksoze dhe makina me cilindrat të madhe në emër të të afërmve të tjerë, dikush te fëmijët, tek gruaja apo prindërit e gruas nuk është gjendur shpjegimi sepse janë po ata vetë që duhet të vetëhetohen. Vetëhetim duke qenë pjesë e sistemit që duhet të gjejë të lagurin në një turrë gjithashtu tërësisht të lagur drush. Së paku një të tretën e tyre, e konsiderojnë vetë gjykatësit si të tillë. “Po kemi ryshfet”, pranojnë në sondazhin britanik të bërë me njerëzit shqiptarë të drejtësisë. Por edhe ata vetë pranojnë se kanë qenë pjesë e mitdhënies, kanë paguar në të njëjtin nivel sistemin shëndetësor dhe në veprimet që duhet të ishin falas në administratën e shtetit.

    Qesharake qe një gjykatës lokal, Dhimitër Pojanaku, është arrestuar nga policia nën akuzën e mitmarrjes. Është e xhiruar dhe skena e dhënies së lekëve, diçka rreth 300 euro.
    Pra në rrjetë bien vetëm peshq të vegjël, të mëdhenjtë e çajnë gjithmonë rrjetën.

  • U pa puna ne vendin tone.Ka shkue paraja ne dore te horit.Kta nuk po bajne ndonje turp,kan parat e do ti harxhojn.Turp ishte per njeriun e Rames,Kosta Baraba qe shkoj per vizit pune nga USA nga PS.Atje kjo figur drejtuese shkoj ne nje supermarket te gjanave te shtejta,nga ku vjedhi nje kostum,ku nuk ishte per trupin e tij,po te gjatoshit qe sot eshte kryeminister.Se pari e shkarkoj,po kur ky pagoj gjoben e vleres se madhit dhe ate qe gjykata e denoj dhe u kthye ne vend,ngeli pa pune me te drejt rroge vetem tre muaj,dhe eshte perseri ne kupolen mafioze te PS.

  • TE FITOSH PARA NE MENYRE TE NDERSHME, NUK ESHTE KRIM.

    TE VJEDHESH PARA ESHTE KRIM QE PER MENDIMIN TIM DUHET DENUAR ME LITAR.

    MENDONI PAK A I KANE NE MENYRE TE NDERSHME APO NA KANE VJEDHUR NE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

    KRIMINELET NE LITAR, KJO ESHTE ZGJIDHJA SE U NGOPEM ME KETA HAJDUTA.

  • Po tamam c’te keqe ka:
    http://telegraf.al/aktualitet/koncensionarit-te-analizave-i-falen-objektet-me-vlere-97-milione-euro
    pastaj shfryni kunder Sali serbit ndersa keta te tjeret bejne pazare me “serbet e keqinj”.
    Ne fillim Edi Rama propozoi Halim Kosoven per president, pastaj e beri qytetar nderi te Tiranes, tani Halimin na e nxori te keq.
    Per Erion Veliajn tha se nuk do ta kandidonte per bashkine por tani e kemi gjithkund neper media duke mbushur me genjeshtra e mashtrime, ne nje kohe kur e shoqja dokumentohet te jete perfaqesuese ligjore e nje krimineli qe pastron parate neper europe.
    Natyrisht nuk dihet origjina e milionave qe Veliaj po shpenzon per fushate, zyrtarisht ai rezulton “i varfer” pasi e vetmja pune qe ka bere deri me sot eshte ajo e ministrit per me pak se dy vjet.
    Qeveria po aprovon nje ligj te mbrapshte i cili mundeson rrembimin per dy leke te prones se pronareve te ligjshem nga ana shtetit per t’ia dhene biznesmeneve bandite, gjoja per investime strategjike.
    A e kuptoni o njerez se keta jane duke grabitur me shume e me shpejt se Saliu ndaj nuk meritojne asnje perkrahje. Eshte e kote qe te qaheni me vone se mbetet te zhgenjyer, tani eshte koha qe te shpreheni me vote kunder oligarkeve qe e kane grabitur e drobitur kete vend.

  • Po shikoni ku i ben pushimet ALAUDIN MALAJ!! Nje nder gjyqtaret me te korruptuar dhe qe ka doren me te rende, pra dhe me i pasuri!! Nuk i dridhet dora as per 15000 euro kesh duke paguar… A DONI VIDEO!!! APO SA PER DITE E FILLOJME NGA FILLIMI!!! Te shohim cfare do behet e flasim. Aty eshte e nuk prishet…

  • Keta persona duhent te hiqen nga funksionet qe mbajne. Vecanerisht Besnik Imeraj qe kur ishte ne Gjykate te Larte gjygjtar. Ne monizem ka qene hetues ne Elbasan. E fitonte gjygjin ai qe paguante me shume. Dhe une e kame patur nje rast me te per probleme pronesie, duke i dhene te drejte personit qe nuk kishte dok. por pagoi, ndersa une qe isha ne rregull me thoshte s’ke te drejte. Maksimalen qe beri ishte qe e ktheu ceshtjen per rigjykim, pasi i kisha fituatuar dy shkallet me pare ne procesin gjygjsor. Kur u zhvillua ceshtja ne apel perseri nderhyri tek gjygjtataret per te favorizuar ate qe s’kishte dok. pronesie, por pa rezultat. gjygjin e fitova une. Ka te drejte “miku” qe te bleje gjera te shtrejta. Keture personane degjenerate u duhet zbatuar ligji antimafia.

  • Parlamenti shqiptar, laborator , i krimit, dhe i korrupsionit, pa le gjykata , dhe prokuroria, po doganat, tatimet, nëne, nëne, vetëm për të zhvatur, mjerë populli thjeshtë, që është zënë si miu në çark. Rilindje, me lilo floririn, të jep 50mijë leka, apo një qasje miell për ta votuar, dhe më pas të kërkon 3000miljon për të futur në punë. popull, i çoroditur ,jemi marrë peng, nga këta politikanë dallkauker. , sot e 25vjet.

  • Tmerr i madh per shqiptaret sepse ne parlament kane hyre deputete te nivelit te Dashit te Havase. Do te votoje Dashi i Havase per ligjet qe do te drejtojne jeten e femijeve tane!!!! Skafisti Dashi, pa mbaruar as shkollen tete-vjecare…dhe sa te tjere ka si Dashi ne parlamentin Shqiptar te kesaj rradhe….eshte parlamenti me kriminal dhe me legen qe ka patur Shqiperia ndonjehere…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *