Igli Tare, drejtori më i miri i vitit në futbollin italian. Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv i klubit të Lacios u vlerësua me këtë çmim gjatë ceremonisë së “Italian Sport Awards”, të zhvilluar në Salerno.
Për Taren, ky çmim është dhe një vlerësim për punën e tij me klubin bardhëkaltër, duke e ndihmuar skuadrën të arrijë dhe vendin e 3-të në Serie A e njëkohësisht dhe kualifikimin në Champions League.
Aktiviteti, në të cilin “Tare” mori çmimin “Drejtori më i mirë sportiv i vitit” zhvillohet çdo vit në përfundim të sezonit sportiv, dhe gjatë tij akordohen vlerësimet për trajnerët, sportistët apo klubet sportive, për punën e bërë nga to përgjatë një viti sportiv, apo për individë që në të kaluarën kanë kontribuar për ngritjen e emrit të Italisë në botë nëpërmjet sportit.

Urime Igli. Gjithcka e ke arritur me forcat e tua. Je nder shqiptaret me te suksesshem ne bote ne arenen e sportit.
Edhe une dua ta uroj me gjith zemer kete djale, qe per mua, eshte ambasadori real i Shqiperise ne Itali,djale punetor,i thjeshte,pa fjale,nje shkolle e veretete e sjelljes dhe edukates per shume shqiptare ne emigracion.Igli dha maksimumin e tij ekipit kombetar shqiptar ne futboll,gjithashtu dhe ekipit te Lacios ku mbylli kariren futbollistike.I urojme suksese te metejshme Iglit dhe ekipit te tij te Lacios.