Ambasada SHBA: Shqiptarë, mos shisni votën. Kandidatët me të shkuar kriminale, jo të ardhme politike

Bledar Lumani
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate nje pritje te organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 15 vjetorit te Avokatit te Populli./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a reception at the Palace of Brigades organized on the occasion of the 15th anniversary of the Ombudsman.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka qenë sot në Shkodër, ku ka marrë pjesë në një debat mes dy kandidateve për këtë bashki, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se kandidatët me të shkuar kriminale, s’duhet të kenë të ardhme politike.

Kandidatët me të shkuar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme politike. Ndaj, duhen parë mirë rekordet e kandidatëve”, tha ambasadori Lu.

Lu ka bërë thirrje gjithashtu, që shqiptarët të mos e shesin votën.

Zoti Lu merr pjesë në takimin e organizuar nga ambasada amerikane për zgjedhjet në Shkodër me ballafaqimin e kandidateve Voltana Ademi e Partisë Demokratike opozitare dhe Keti Bazhdari e Partisë Socialiste në qeveri.

Diplomati amerikan theksoi gjithashtu se “ky është një moment historik për Shkodrën” dhe se “Shqipëria do të përfitojë nëse ka më shumë gra në politikë”.

“Shkodra po e jep shembullin dhe ne themi që të mbështetet politika e barazisë gjinore”-porositi ambasadori Lu.

Ai theksoi gjithashtu se pjesëmarrja e votuesve të rinj është e rëndësishme dhe kujtoi shprehjen e Shteteve të Bashkuara: “Nëse nuk voton, mos u anko”!

Përballja e dy femrave është në çast historik”, “të mos i votojmë kandidatët me të shkuar kriminale”, “mos shisni votën”, vendimtare është pjesëmarrja e votuesve të rinj”-, ishin disa nga thëniet e ambasadorit Lu.

Share This Article
8 Comments
  • Apeli I dhenies fund te shit-blerjes se votes eshte vecse konfirmimi I ketij kobi ,qe e ngriti dhe seliti si te vetmen industri mortjemadhi brekedhjere,,,me ca ndihme nga nano-kurvat.
    Uroj qe shenjteria dhe paprekshmeria e votes se njerezve te nise si nje histori mbaresie per shqiptaret,qe nga Shkodra.
    Uroj qe njerzit te jene te vetedijshem se me pare se te ankohen duhet t’a ushtrojne te drejten e tyre civike te votimit,qofte me abstenim,por tek kutia e votimit jo ne shtepi.
    Kujdesi i mjaft mediave klienteliste per propagandimin e abandonimit te votimit eshte nje maniere thellesisht dashakeqe ndaj ardhmerise qe duhet t’a zgjedhin vete shqiptaret.
    Apeli I Donald Lu,per pjesmarrjen ne votim,e qe vjen nga Skodra,me duket gjeja me e drejte qe ai ka thene dhe bere ,deri tani.

  • Televizoret ne Shqiperi krahas matjes se kohes televizive te Rames e Berishes duhet te masin edhe kohen e kinezit Lu. Ky eshte kaq aktiv sa u kujton shqiptareve kohen e pushtimit nga Musolini, megjithese ne ate kohe nuk kishte kaq shume mjete komunikimi. Nuk ka aspekte te jtes sone qe te mos jap “porosi”, “udhezime”, “detyra” e komente. Na duket se nuk ka me nevoje per qeverri, kryeminister etj. Mjafton te degjosh z. Lu dhe shqiperia do shkoje ne rrugen e duhur. Ka ngelur vetem nje gje, te merret edhe me arrestimet e denimet ku mund te kete eksperience te mire nga kampi i Guantanamos. Pyetja e veteme qe kam eshte : A ka pasur ndonje rast qe ambasadori shqiptar ne Washington, apo ai ne Misionin tone ne OKB te dale ne televizoret amerikan e te jap udhezime per qeverrine amerikane, sigurishte ne planin e reciprocitetit?

  • Eshte e turpeshme dhe poshteruese kjo dalje kaq shume here e ketij ambasadori.

    Eshte fatkeqesi qe origjina e tij eshte kineze dhe shqiptaret gjeja e pare qe do thone eshte

    KINEZERIRAT E DONALTLUSE qe do kthehen ne barcaleta si te ARVIZUSE..

    Por ajo qe I ve kapak kesaj pune eshte letra e Gery kokalarit qe I drejton ketij nenpunesi qe vetem ambassador nuk eshte.

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

    Kam mendimin qe zoti Lu ka detyre qe te nxjerre KRIMINEL Bashen ose ndonje Malltez kryeminister ne 2017 dhe kete e ka filluar por ne menyre shume te shemtuar si RAJERSONI NE 1991..ME CEKUN E BARDHE…

  • Vertet mendon ambasadori se ilirin méta eshte njeri i pakorruptuar? Edhe kur ilirin méta dell ne krah te nje kandidates vertet mendon ambasadori se nuk mbrohen pazaret?

  • …99 , 99 % e gjermaneve nuk e njohin kush eshte ambasadori amerikan ne Gjermani…99 , 99 e gjeramaneve qe jetojen ne Shqiperi e dine kush eshte ambasadori ameriakan ne Shqiperi…

  • Po ky ca del keshtu ” SI LUGA NE DHALLE”
    O Lu…ti je shok I Bashes. Ik se u bere I neveritshe . Eshte tani e I kuptueshme plani juaj per rinovinin e Partise se Djellit. Per mikun e mikut tend Frank Uisner, Sali Ram Berisha, duke u maskuar me petkun e “DEKRIMINALIZIMIT” ne krah te BASHES….

    A mund te me thoni ku e klasifikoni ju Amerikanet BASHEN dhe BERISHEN?

    A mendoni ju se eshte fare rastesi turbullosja politike qe Arvizuja beri ne Shqipari? A ju duket rastesi qe Ruci, Islami, Gjinushi, lane te majten dhe u eshtu an ne krahe te Berishes e Bashes?
    Po Doshi e Froku qe lane Berishen, e u reshtuan majtas?

    Ne se mendoni se kjo ka mbetur jashte vemendjen se shqiptareve GABONI RENDE…

    JU KAM THENE EDHE ME PARE SE :.”SHQIPTARET BIOLIGJIKE NUK DALIN NGA BARKU I NENES PA MBROJTUR MASTERIN E DIPLOMACISE”

    LOJA JUAJ PER MUA ESHTE NEVERI. JU FALEMINDERIT

  • I nderuar Meno, mos harro nje te vertete, ne Shqiptaret sa besojme aleaten e madhe Amerike, nuk besojme babane e kombit Skenderbej. Ne per Ameriken jemi gati te dalim “NUDO”

  • Per shqiptaret ishte dhe do te jete Amerika faktori kryesor i ekzistences dhe i integrimit me evropen .Qytetaria shkodrane duhet te ndahet nga injoranca e propagandes shterp e te pa senc qe po bejne LSI dhe PDja ne Shkoder .
    Shkodranet duhet te votojne per PSne dhe Keti Bazhdarin per te pastruar Shkodren nga rrenaxhinjte dhe hajnat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *